Izet Haxhia
Dita e sotme 22 mars eshte nje date qe nuk harrohet, sidomos per ata qe e kane perjetuar. U quajt dita e shpreses, ndarja e te ardhmes nga e kaluara e shume epitete te tjera. Shqiptaret te mbushur me shprese per te ardhmen europjane qe u premtohej, votuan ne menyre masive, mbi dy miljon votues perdoren voten e tyre nga te cilet rreth 1 miljon e dyqind mije ja dhane voten e tyre PD dhe aleateve te saj. Votuan ne favor te ketij ndryshimi, te djathte te majte, balliste, zogiste, te presekutuar e shume te tjere. Votuan sipas motos se liderit komunist te kthyer ne antikomunist, Bashkevuajtes dhe bashkefajtor.
Çdo gje ishte bere sipas skemes se pregatitur ne dhjetor dhe vulosur ne Trieste ne shkurt 1992. Pushteti qe nuk mund te mbahej me nga ata qe e mbajten per 45 vjet, ju dorezua me marrëveshje, nxenesit te tyre besnik qe me ane te dhjetra zvarritjeve e lepirjeve, kishte arritur te depertonte ne bunkerin e tyre te bllokut dhe te behej i besuari i tyre. Por shume shpejt u pa qe nxenesi i ardhur nga viçidoli ne Tirane me nje valixhe druri, ua kaloj edhe ustallareve te tij, ne zellin per pushtet e tirani.
Pasi e mbushi PD me pjestare te klaneve te sigurimit te shtetit qe ishin ne sherbim te UDB serbe, me minj ish komuniste qe braktisen anijen qe po mbytej te Ppsh., me te presekutuar qe kishin spiunuar bashkvuajtesit e tyre ne birucat e burgjeve te diktatures, filloi misionin e pandalshem edhe sot, ate te shkatrrimit te çdo qelize te shtetit, te vjedhjes dhe grabitjes se pronave e pasurive qe ishin te gjithe shqiptareve dhe djerses e gjakut te tyre 45 vjecare, ate te prones private te grabitur nga sistemi diktatorjal.
Shqipria nga nje vend me porta te mbyllura u kthye shume shpejt ne nje vend me porta te shqyera. Pjesa me e shkolluar dhe truri i kombit u detyrua te braktise atdheun per te siguruar buken e gojes ne rruget e botes, pasi per ata nuk kishte vend as buke ne nje shtet, ku dallkauket dhe llumi i shoqerise, ne mjes gdhiheshin pa breke, e ne darke ngryseshin miljonere. Dhe sot pas 25 vjetesh, partia qe arriti te fitonte votat me masive te shqiptareve ne pluralizem, eshte katandisur ne nje grusht njerzish qe jane ngujuar ne nje çader, per te mbrojtur ‘liderin historik’, qe une do ta quaja shprese vrasesin me te madh te demokrateve dhe shqiptareve.
Po e mbyll me nje shprehje qe perdorin turqit, pak banale (te me falni) por qe i pershtatet gjendjes ku e ka katandisur PD, shpresevrasesi. PO TE HYRI ÇADRA NE B… MOS E HAP… Dhe lideri shpresevrases pasi ja futi çadren, kopjes se vet te shemtuar, jo vetem qe nuk ja hoqi, por edhe ia hapi. Dhe kandidati per kryemister, duke u perpelitur nga dhimbjet e ndjenjat qe i jep çadra e hapur, nuk po din si ta mbylle e ta heqe kete çader te futur. Vetem nje operacion radikal do ta shpetonte ate nga kjo çader, por kjo do ti shkatonte humbjen e vendit ku i eshte futur çadra…
Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar