Shkruan: Dorian Hatibi*), 07.03.2018 – FMimages.net
Sot dua ta perkujtoj Skenderbeun duke bërë një listë me gjërat që kishim para pushtimit turk e që “vellezerit” turq, nga dashuria për ne, na i hoqen per 5 shekuj:
– Kishim një Universitet në vitin 1380 në Durrës. Qe te krijoni iden: Gjermania e ka hapur universitetin e pare 6 vjet pas Durresit (Heidelberg University).
– Kishim 6 qytete plotesisht te zhvilluara po aq sa Firence, Venecia, Marseja apo Parisi. (Durresi, Shkodra, Drishti, Lezha, Berati dhe Preveza)
– Kishim klasen tone aristokratike me 8 familje bujaresh (Balshajt, Topiajt, Muzakajt, Kastriotet, Arianitet, Zebenishtet, Shpatat dhe Dukagjinet) te lidhura ne martese deri edhe me Habsburg-et dhe Bourbon-et.
– Kishim filozofet tane humanist qe benin “kerdine” ne Europe me idet e tyre dhe ishin keshilltar te familjeve perandorake ne Hungari, Itali dhe Austri. (Gjon Gazhuli, Pal Engjelli, Leonik Tomeo dhe Gjon Durrsaku)
– Qytetet tona kishin Statute dhe qeveriseshin me Demokraci nderkohe qe Amerika psh qeverisej nga Indianet Cheroki apo fiset Azteke qe pinin akoma gjak njeriu dhe jetonin si kanibal.
– Ne Durres intelektualizmi ishte aq i lart sa kemi te dokumentuar ne shekullin e XII per here te pare noten e protestes se nje Metropoliti Ortodoks, i cili i shkruan Konstandinopojes, kundra skllaverise 300 vjet perpara se ne Europe te fillonte si debat.
– Ne Durres behej tregti deri edhe me Tunizine, Ukrainen dhe me Francen qe ne shek. V-VII. Nderkohe qe psh. vendet skandinave jetonin akoma duke adhuruar pemen apo malin.
– Kisha e Shqiperise kishte nxjerr Kardinal (dhe kardinal nuk ishte gje e vogel atehere).
Çfare ndodhi me pas? Asgje! Thjeshte erdhi turku.
*) Autori është i diplomuar në shkenca politike, psikologji dhe Histori si dhe është ligjerues në Universitetin e Durrësit.