Çfarë janë këto lotë gëzimi?! – poezi nga Jahe Fida

1
1843
Jahe Fida

Poeti JAHE FIDA.

Çfarë janë këto lotë gëzimi?!

A s’më thoni miq e shokë
çfarë jënë këto lotë?
pse më bëjnë mua të lumtur,
Pse më ngjajnë ma t’bukurit n’botë?!

Ti loton dhe t’qesh fytyra
syri yt më shumë shkëlqen
dukesh lulja më e mira
krenari për ty ne ndjejmë!

Refuzove Ti miljona
Eurot jo s’të hynin n’sy
The Kosova është e jona
Dhe medalje do sjellë aty!

Çikë Pejane Majlinda Kelmendi
Në piedestal, në vend të parë
Flamurin Kosovar në krye të vendit
dhe të artën Ti ke marrë!

Ti luftove me shpirt e zemër
porsi trimat Kosovarë
loti n’sy të paska hije
Loti yt na bënë krenar!

Lotë gëzimi n’sytë e tu
dhe tek ne lot gëzimi
veten tënde ke lartësu
Bijë shqiptare ndrin si ylli!

Jahe FIDA, Tr. 07.08.2016.

E takojmë botën mbarë!

Me valët e Drinit bashkova zërin
me erën e Korabit solla nektarin
me ne morëm këngatar bylbilin
gjëmuan grykat, gëzuam qiellin!

U bashkuam me drinin e bardhë
këngë trimash aty këndohej
me gjakë Kosova, lirinë kish larë
e mbi këtë gjakë shqiptari betohej!

Butë-butë atje në Fierzë
Takuam Valbonën, motrën tonë
përshëndetemi plot delikatesë
rrjedhën tonë na zbukuronë!

Udhëtojmë së bashku ujë përzier
mbushur nga trevat, me ujë qelibarë
me Bunën bashkë në barkun detë
botën e takojmë, botën mbarë!

Na njohin bukur, ne ujin e shqipes
oh sa e pelqejnë gurgullimën tonë
se është mbushur me freskine e bjeshkes
zëri i Shqipes sa bukur ushtonë!

Jahe FIDA, Tr. 21.082016.

Mos u nxito …!

U çel veza, doli një zog…
dhe puplat i dolën në krahë
zogu kujtoj u bë i zot
dhe deshi të fluturoj hava
E u shemb zogu në tokë
fluturoi nëna pranë tij
prit – I tha të rritesh zog,
koha e fluturimit do të vijë!
Dhe prap bëj kujdes biri im merre shtruar,
me ngadal mos u nxito
në fluturim ndryshe
shpejt jetën ndal!
Dhe nëse nuk bie
aq keq energjitë do të të kenë shterruar
e do katandisesh për dreq
dhe pse sa ke nis me fluturuar!

Pse habiteni!

Pse habiteni…?
Pse…?
Pse me shikoni me kokra
Dhe lulet shoqëruar…?
Pse disa janë të pjekura
Të tjera sapo formuar…?
Apo mos habiteni pse jam i gjelbëruar
E gjethe vjeshte tek unë nuk vinë?
Ah jeni ju ë vonuar…
Nuk është faji im.
Jam limon shtatë herësh
E çel në çdo stinë;
Jooooo.. te unë ska dimër,
lule, sytha, fruta të gjithë bashkë rrinë!
E dini Ju… herët për mua do shtohen
Për mua…
Për ju….
Specialisti mundohet
Trupin, kurorën dhe lulet e frutat
Më shpesh e me të mirë të vinë tek unë
Për mua…
Për Ju…


Shqip qamë dhe kur u ndamë!

Ndyqan hyra për të blerë
lot n’sy shitsi, duke qarë
je klienti me me vlerë
Mirse erdhe v’lla shqiptarë

S’kisha folur asnjë fjalë
as në ball s’e kisha t’shkruar
as njëherë nuk ishim parë
jam shqipëtar, si e ka kuptuar?

Eja v’lla, më përqafo
eja flasim, flasim shqip
plisn e bardhë ma dhuro
lotët n’faqe m’kanë rrëshqit!

Dridhej buri si purteka
zëri gati në të mek
veç pak çaste shtangur mbeta
Pash aty na ndritën sytë!

Mora plisin, fort e putha
e ja vura v’llaut te koka
jem’ shqiptarë ai më tha
e nën këmbë u dridh toka!

Kisha n’ çantë dhe nje flamur
Kuq e zi, flamur kombëtarë
n’qaf v’llaut ja kam vur
Oh tha vllau, jem’ shqiptarë!

Folëm shqip, shqip kuvenduam
shqip qamë, shqip kënduam
shqip u çmallëm me v’llanë
shqip qamë dhe kur u ndamë!

Jahe FIDA, Tr. 30.08.2016.

Ma merni vargun…!
(Dëshmores së lirisë – Antigona Fazliut)

Ma merni vargun ju bilbila, ma pranoni
shëndrojeni në këngë ta dëgjojmë
gonxhës ma t’bukur, Antigonës këndoni
Ta dëgjojnë engjëjt, Gonës t’ja çojnë!

Kujdes ju lutem, ma t’bukurin za
melodinë ma t’bukur, talentin me shkri
e pret Gona nga lart duke na pa
atje mes yjesh, superylli ndrit!

Ma merni vargun Gonës këndoni
është varg rinor si vet Antigona
por dhe nënë Hyrysë lutem ja afroni
Se nënë si ajo, nuk bënë më nëna!

Eh , le ta dëgjojnë vargun e trimërisë
me erë baroti, veshur me flamur
me aromë Gone, parfum lirie
Ta dëgjoj Gona, ne s’e harojmë kurrë!

Ma merni vargun, shëndrojeni në këngë
se në këngë rronë heroina
dhe pse dhimbje, kemi dhe brengë
të këndojmë për ta, asnjëherë nuk nginj’a!

Jahe FIDA, Tr. 29.08.2016.

E takojmë botën mbarë!

Me valët e Drinit bashkova zërin
me erën e Korabit solla nektarin
me ne morëm këngatar bylbilin
gjëmuan grykat, gëzuam qiellin!

U bashkuam me drinin e bardhë
këngë trimash aty këndohej
me gjakë Kosova, lirinë kish larë
e mbi këtë gjakë shqiptari betohej!

Butë- butë atje në Fierzë
Takuam Valbonën, motrën tonë
përshëndetemi plot delikatesë
rrjedhën tonë na zbukuronë!

Udhëtojmë së bashku ujë përzier
mbushur nga trevat, me ujë qelibarë
me Bunën bashkë në barkun detë
botën e takojmë, botën mbarë!

Na njohin bukur, ne ujin e shqipes
oh sa e pelqejnë gurgullimën tonë
se është mbushur me freskine e bjeshkes
zëri i Shqipes sa bukur ushtonë!

Jahe FIDA, Tr. 21.08.2016.

E lashë vargun…!

E lash vargun të qetësohej
madje të flente dhe gjumë
nuk desha që të shqetësohej
e kisha lodhur aq shumë!

Dhe trurin e lash në qetësi,
por gjumi s’e mundi dot
me vargun endej, pse s’e di
e përkundja, por ishte e kot!

Agimi, të dy i takoj zgjuar
vargu i qetë, truri sy fry
i lash të dy shoqëruar
mirë u ndjenë në t’tyren shoqëri!

Mua më ngacmuan muzën
e tastjerën futa në dor’
bashkë filluan udhën
për lexuesit kënduam në korr!

Vals për vallzim melodia
simfoni dëgjonin zemrat
lot gëzimi në sytë e mija
e këtu përfundova ëndrat!

Jahe FIDA, Tr. 27.08.2016.

S’dua të vdes!

Nuk vdes njeriu nga dheu mbuluar
ai vdes kur harrohet, e fshin memorja
jetë le të ndroj, dua me jetuar
ama veçse të jetoj nëse e meritoja!

Ndryshe! Ah ndryshe i vdekur jam
dhe nëse jam gjallë, duket se jetoj
kursesi këtë jetë nuk e dua, vdekur kam
dhe pse në dukje mes jush frymoj!

E di, s’bëhem dot Skënderbe
as hero ndofta dot nuk bëhem
as nënë të më thërrasin në pavdeksi
por s’dua nga haresa të mbulohem!

Jahe FIDA, 08.08.2016.

Moj e mira cucë dibrane!

Moj e mira cucë dibrane
ma e bukura e k’saj ane
çikë e bukur porsi zana
eja shkojmë n’bjeshkët tona

Lartë të ngjitemi në majë kreshpa
Të sodisim t’bukurat bjeshka
n’qylim lulesh me u shtrue
zog këngëtarin me dëgjue!

Me ja ngju këngën lumit
me i thenë sikter gjumit
me ja marr aromën tërfillit
me ja marr ndriçimin yllit!

Eja n’bjeshkë ne me verue
bashkë me qingjat me vallzue
e me i fry bukur bilbillit
eh, lakmi t’i vij dhe qiellit!

Moj e mira porsi zana
bukurin e ke nga nana
krenarine e ke nga bjeshka
e rrethu nga t’bukurat kreshpa!

Jahe FIDA, Tr. 12.08.2016.

Dërgoi për publikim Gjin Musa, Gazetar

1 KOMENT

  1. Poeti Jahe Fida i pershkruan lotet e vajzes Kosovare, si lotet qe mallengjyen kombin.
    Historia e kombit Shqiptar arkivon nji arritje te paarritur kurre ma pare.
    Nji kampione Bote, nga shteti ma i ri i Botes, Kosova, sot pasaporta e medaljes se arte.
    MAJLINDA KELMENDI. NDERI I KOMBIT SHQIPTAR.
    URIME DHE VETEM URIME SPORTISTES.
    POETIT MBARESI NE KRIJIMTARINË BASHKËKOHORE. LOTI I MAJLINDES APEL PER MBARE SPORTIN SHQIPTAR.

Komentet janë mbyllur.