Çfarë i bashkon Konstantinin e Madh, Moisiun dhe Gjergj Kastriotin ?!

0
411

Nga Gjon KEKA

Lavdia nuk i ka munguar asnjëherë Arbërisë, janë epokat, janë personalitetet historike me ndikim europian e botëror që flasin me anë të veprave, janë gjurmët që tregojn hapat e tyre të vegjël për Arbërinë por të mëdhenjë për tërë Europën dhe botën e civilizuar.

Arsye pse e nisa kështu këtë shkrim është se e kaluara e kombit tonë sado tragjike të jetë për shkak të pushtuesve të njëpasnjëshëm, prap ka nxjerrë nga gjiri i saj bijtë që i dhanë lavdi e nder kombit të tyre atdheut të tyre duke i dhënë kështu edhe shembull tërë botës se si duhet atdheu, se si këputen vetë zingjirët e skllavërisë dhe se si mbrohet jo vetëm pragu e vendi i tyre por edhe i një qytetërimi sikur që ishte mbrojtja e qytetërimit europian nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Por nuk është vetëm Gjergj Kastrioti, është edhe Konstantini i Madh që dhe kontributin e tij në qytetërimin europian dhe botëror, gjenialiteti i tyre, trimëria dhe vizioni e sollën botën që të flasin jo më për ta, por për veprat që ata lanë, për vizionin dhe dritën që ata i sollën qytetërimeve, dritë kjo që nuk u lejua të shuhet dhe e cila qëndron mbi themelet e kontributit të të gjitha kombeve, personaliteteve mbikohore të kontinentit europian.

Kur jemi tek këto dy figura, pra te figura e Konstantinit të Madh dardan dhe tek ajo e Gjergj Kastriotit kryezotit arbëror europian, atëher jemi duke qëndruar përballë dy perosnaliteteve më frymëzuese botërore, përballë dy epokave të lavdisë dhe të dritës, përballë dy njerëzve të mëdhenjë që jetuan në epoka të ndryshme historike por që ka disa pika që i bashkon ata dhe fëmijërinë e tyre.

Këta dy perandor, sepse edhe Gjergj Kastrioti ishte Perandor, i bashkon fëmijëria dhe fama universale.

Ashtu si Konstantini i Madh që u rrit dhe u edukua në oborrin e Dioklecianit, ashtu edhe Gjergj Kastrioti Skënderbeu u rrit dhe u edukua në oborrin e Sulltan Muratit. Por këtu dua të ndalem edhe të një figurë tjetër por që ka patur të njëjtin fëmijëri, është edhe ligjvënësi Moisiu i cili u rritë në oborrin e Faraonit. Pra që të tre këto personalitete mbikohore i bashkon e njëjta fëmijëri, ata u rritën në oborre të huaja, e jo në oborre të atdheut të tyre apo familjeve të tyre, por që ata edhe pse u rritën në oborre të tjera, kur u rritën iu rikthyen oborrit të atdheut të tyre për ta çliruar dhe shpëtuar nga armiqtë.

Shembujt që ka prodhuar historia si këto personalitete mbikohore tregojn se sado që kombet që ata i takonin gjendeshin të sprovuara nga stuhitë e epokave dhe historisë prap ata dolën faqebardhë dhe me kontribut universal për njerëzimin dhe jo vetëm për kombin e tyre.

Rrjedhimisht Konstantini i Madh u bë ndërtues i qytetërimit në Konstantinopojë si ndërtues i saj dhe Perandor i cili ndryshoj rrjedhën e Perandorisë Romake, ndërsa Gjergj Kastrioti u bë mbrojtës i qytetërimit Europian dhe ndërtues apo themeltar i idesë së Unitetit arbëror dhe atij Europian për atë kohë. Për të mos harruar edhe Moisiu u bë ligjvënësi i parë prej nga edhe rrodhën idetë të ndërtimit të një bote që jeton sipas ligjeve.

Prandaj secili nga këta sollën pjesën e tyre të vizionit dhe ideve që mbartnin në mendjen e tyre, secili prej tyre nxorri botën e tij në pasqyrën e kohës dhe epokës që ata jetuan e vepruan.