ÇFARË ËSHTË NJË TITIST?

0
865
Isa Mustafa - Kujtim Shala - Hashim Thaçi

Shefqet Dibrani

Titisti, është insekti më vdekjeprurës në Kosovë, Ai është politikani më i urryer, më i pabesë, më tradhtarë më antikombëtar.

Titisti, të premton në mëngjes të gënjen në drekë dhe të vret në mbrëmje, dhe pastaj pa turp, pa fytyrë, pa ndërgjegje, del para mediave për tu tallur me Kosoven se qenka në mbrojtje të votës qytetare.

Titisti, është ndotësi më i madh i ambientit politik në Kosovë, është pleh, është qenef që vazhdimisht kundërmon.

Titisti, është verem, është gëlbaz, mumie, shtrigë është kanibal…

Titisti, është 7 herë më i poshtër se enverizmi, 70 herë më i keq se marksizëm-leninizmi, ai është vet “Dora e Zezë” e Rankoviqit, që si Shemra po terron mbi Kosovën.

Titisti, është sakat, në tru, në trup, në trap, ai është llumi i proletariatit Jugosllav që për 50 vjet këndoi «Druzhe Tito miti se kunemo».

Titisti, përjashtoi studentët në vitin 1981, diferencoi profesorët në universitet, ai mbajti krahun serb për ndryshimet Kushtetuese dhe vazhdimisht ishte për “Bratsov-Jedinstvo”.

Titisti, vazhdimisht luftoi kundër “Kosovës Republikë”, e sot Republikës së Kosovës, ka vendosur t’ia qes pelikorin (qefinin) e vdekjes.

Titisti, e hëngër, e vodhi paranë e diasporës, ai mashtroi, gënjeu të gjithë Oficieret e karrierës, me një fjalë titisti është reja e zezë mbi qiellin tonë, është fara e zezë në tokën demokratike të Kosovës…

Titsti është gjithçka por jo njeri. Ai mund të jetë Esat Toptani por jo edhe Avni Libohova, prandaj po vuan kaq shumë e kaq keq Kosova.

E, Kosova po vuan pasi Trimat mbetën në Luftë, Heronjtë i shtanguam në Piedestale, ndërsa Komandantët janë ngatërruar nëpër Tenderë…

Por “Kush do ta vras Ujkun?”, që moti ka pyetur Ali Podrimja… S’ka pas faj POETI!…


‘Edhe po ma kána- edhe s’po m’lén nana’

Kimete BerishaKimete Berisha

Janë ba ultimatumet e Isës si ultimatumet e femrave:
‘Kqyre mirë çka po t’tham: Që s’um merr për tre muaj, dije mirë se merr fund, ‘Kimeten’ s’e sheh më me sy…

E pastaj, kalojnë ata tre muaj, hajt edhe tre muaj tjerë po t’i jap hua. mbasi po m’lut, e po qan si fmija…

dhe kështu kalon dekada tuj e prit një manipulant që ‘ta vjedh kohën’, një tutkun atje me marrë një vendim t’hamamit, thuajse kemi me jetu përgjithmonë, e helbete mos po e bën ky naj lëshim n’këtë botë t’rrejshme, ku ‘këtu je-këtu s’je’…

As burra s’ishin kanë këta.
Sidomos Isës qysh s’i vjen marre m’u sjell si ‘papak’.
Ashiqare po luftojnë për interesat e tyre personale dhe për hesapet e tyre t’hajnisë.

Veç kqyrin qysh me vjedh, sa kushton një ministri…qysh m’i rahatu jaranat…s’ka këtu gajle tjetër.

Nuk e shohin veten në pasqyrë, për me pa lmerim.

Së paku fshehne joseriozitetin, e jo ‘edhe po ma kana, edhe s’po m’len Hashim nana‘.

Se për besë gjynah në dorë të kujt kemi mbetë. Prandaj, krejt po ikin prej këtuhi, k’tu dojnë me mbetë veç policia dhe pasanikët.

P.S Vadja te shqiptarët nuk thyhet, dikur (kur kemi qenë serioz) vaden nuk e ka thyer as vdekja.