Çfarë është më mirë, Atë?

0
622
Nikolin Sh. Lëmezhi

Puna e pendimit
(Versioni i plotë siç është në italisht)

O Zoti im, po më vjen keq me gjithë zemër për të gjitha mëkatet që i kam bërë. Se kam bjerrë parrizin dhe kam merituar ferrin. Por më fort se të kam fyer Ty, o E Mira e pambaruar, që kaq fort më ke dashur. Mëshirë, o Zot! Më fal, o Zot! Po të jap fjalën, me ndihmën tënde, që mos Të të fyej më kurrë dhe t’u shmangem rasteve të ardhshme të mëkatit. Amen!

Përgatiti: Nikolin Sh. Lëmezhi

Cila duket me saktë dhe më qartë, e para apo e dyta:

Po të jap fjalën, me ndihmën tënde, që mos Të të fyej më kurrë dhe t’u shmangem rasteve të ardhshme të mëkatit. Amen!

Po të jap fjalën, me ndihmën tënde, që mos Të të fyej më kurrë dhe që t’u shmangem rasteve të ardhshme të mëkatit. Amen!


Cos’e’ meglio Padre?

E’ successo a Dukagjin, in una delle zone piu’ profonde nel nord Albania. Ed e’ una storia che mi e’ stata raccontata dal giovane fratello Arben Gjelaj.

Una domenica, poco prima del’Eucarestia, il parroco stava attraversando il villaggio per andare in Chiesa a celebrare. Il cielo era nuvoloso e quasi incominciava e piovere. Vede lungo la strada un saggio contadino che stava per raccogliere l’erba dei campi e lo invita ad andare in Chiesa, per santificare il giorno del Signore.

L’uomo risponde al parroco: Se vengo in Chiesa il mio cuore e’ al campo, ma se rimango qui al campo il mio cuore va alla Chiesa. Cos’e’ meglio Padre, rimanere qui ed avere il pensiero in Dio, o venire in Chiesa e pensare al campo?

Il parroco non diede risposta. Forse avra’ ricordato quella sciena quando Gesu’ disse: Il sabato e’ stato fatto per l’uomo e non l’uomo per il sabato (Mc. 2, 27).

In verita’ tutte le parole che disse Gesu’ le ha dette perche’ noi avessimo “la vita e la gioia piena”.

Çfarë është më mirë, Atë?

Ka ndodhur në Dukagjin, në një prej zonave më të thella të Veriut të Shqipërisë. Dhe është historia, që ma ka treguar vëllai i ri Arben Gjelaj.

Një të dielë, pak përpara Eukaristisë, famullitari po përshkonte fshatin për të shkuar në Kishë për kremtim. Qielli ishte i vrenjtur dhe gati po ia niste të binte shi. Sheh gjatë rrugës një fshatar të urtë dhe e fton që të shkojë në Kishë, për të shenjtëruar ditën e Zotit.

Fshatari i përgjigjet famullitarit: Nëse vij në Kishë, zemra ime është tek fusha, por nëse qëndroj këtu në fushë, zemra ime është tek Kisha. Çfarë është më mirë, Atë, të qëndroj këtu e të kem mendjen tek Zoti, apo të vij në Kishë e ta kem mendjen tek fusha?

Famullitari nuk u përgjigj. Ndoshta do të ketë kujtuar atë skenë të Jezusit kur ka thënë: E shtuna është bërë për njeriun dhe jo njeriu për të shtunën (Mk. 2, 27).

Në të vërtetë, të gjitha fjalët që i ka thënë Jezusi i ka thënë, që ne të kemi “jetë dhe gëzim të plotë”.

Nikolin Sh. Lëmezhi


Feja

Carlo Alberto Camillo Mariano Salustri (Trilussa)

Ajo plaka e verbër, që takova,
më tha: – Nëse rrugën nuk e di,
natën kur në mes të pyllit u harrova,
të shoqëroj unë, që kam dituri.

Nëse ke forcë pas meje të vish,
herë pas here do të të bëzaj,
deri atje në fund, ku është një qiparis,
ku është një Kryq, deri atje në majë…

Unë u përgjigja: – Mbase… por më duket çudi
që të më udhëheqë kush nuk sheh…-
E verbëra atëherë për dore më kapi,
Feja ishte ajo, dhe më psherëtiu: – Ec!

Përktheu:
Nikolin Sh. Lëmezhi
Vëllazëria “Jeruzalemi i Ri”