Ç’është anti-amerikanizmi e ç’është anti-shqiptarizmi?

0
440
Xhamia e re, Prishtinë

Gjergj Kabashi, Revista Drini

Xhamia e re që së shpejti mendohet të nisë ndërtimin në Prishtinë, do të ngritet nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të Qeverisë së Republikës së Turqisë…, pasi, njejt si dikur, mendojnë që “arnautët e vet” t’i sjellin në “din”, përmes xhamishë, do të thotë t’i shkatërrojnë e asimilojnjë përmes Islamit.

Gjergj Kabashi
Gjergj Kabashi

Përrallat me anti-amerikanizëm duhet të përfundojnë një herë e përgjithmonë. Nuk ka, e besoj se nuk mund të gjendet ndonjë Shqiptar/e, që mund të jetë anti-europian e anti-amerikan, pasi në rastin e tillë të paimagjinueshëm për këdo, ai parasëgjithash do të ishte ANTISHQIPTAR.

A e dini se kush mund të jetë ANTIAMERIKAN? dmth. edhe ANTIEUROPIAN e ANTISHQIPTAR?

Të tillë janë kryesisht ata që e XHAMIIZUAN / ISLAMIZUAN Kosovën tonë Shqiptare që njëzet vite, PDK e LDK, pra ata që e patën detyrë (apo që ua dhanë si të tillë) që të “mbillinin” kahdo Xhami, në vend se ta shëronin Shqiptarizmin e lënduar prej pushtimeve shumëshekullore turko-osmane e greko-serbe, që nga gjysma e dytë e Qershorit 1999, duke i dhënë vendit tonë të Shenjtë Pellazg-Ilir e Shqiptar, pamje turko-arabe, për hir të interesave të panislamizmit e pansllavizmit.

Antiamerikanizmi e Antishqiptarizmi krijohet vetëm nëpër Xhami prej “derseve” të hoxhallarëve, gjë që do të duhej të kishte qenë e qartë tashmë për të gjithë.

Në kohën e Islamit Politik Global, në Xhami ti mund të hysh si Shqiptar, por Hoxha ta zbrazë kokën e mbushur me “haramin” Shqiptar, e ta mbushë atë duke të “edukuar” me “hallallin” e quajtur Kur’an e Islam, prandaj, prej Xhamisë ti del si njeri krejt tjetër, si Musliman me M të madhe, dmth. si Joshqiptar!

Sa më shumë Xhami, për të cilat u dhanë Leje pa asnjë të drejtë gjatë këtyre njëzet viteve, – kudo që e patën pushtetin banditët e PDK-së e të LDK-së, aq më shumë prej tyre kanë dalur e do të dalin Antishqiptarë, Antiamerikan dhe Antieuropian.

Vallë, a ende s’po doni ta kuptoni këtë, apo vazhdoni të shtireni ?! …

Ma e zeza prej të zezave që e ka gjetur këtë popull në vendin e vet, megjithatë vazhdon të mbetët Antishqiptarizmi, mohimi i vetvetës, kulturës, traditave e zakoneve, i historisë së kombit, pasi në këtë mënyrë shembemi e kalbemi si kulturë në vendin tonë, e vrasim ndërgjegjen tonë njerëzore-shqiptare, për t’u shndërruar në pjesë të preokupimit panislamik të “miletit/umetit” të “profetit” Mohammad !
Ky është profesori universitar Milazim Krasniqi, duke e falur “namazin”… Natyrisht që ai ka të drejtë të besojë a mos të besoj për çkadoqoftë; që ta falë “namazin” në xhami, në banesën e vet apo në oborrin e shtëpisë së vet, mirëpo nuk ka të drejtë që të ndikojë të preokupohen e të ndikohen të tjerët nga preokupimi i tij religjioz, apo të zhvillojë propaganda religjioze, qoftë edhe duke u falur në oborrin e fakultetit, ku jep mësim.


Ju të marrët e jetës sonë, apo ju antishqiptarët e pavetëdijshëm, gjatë këtyre dy dhjetëvjetshave keni arritur që ta ndotnit e flliqnit tepër shumë Lirinë Shqiptare, së cilës ia dhatë kuptimin e Lirisë Muslimane, mu ashtu siç deshti Turqia neoosmane-erdoganiste dhe Serbia, e cila vazhdon ta ketë therrë në sy ngritjen e vetëdijes kombëtare Shqiptare.

Serbia nuk i do e si duron Shqiptarët që janë vetja e tyre në Gadishullin Ilirik, pasi asaj i janë përshtatur dhe i duhen vetëm Muslimanët krenarë – antishqiptarët, ata që nuk e kanë në plan të parë urrejtjen ndaj saj, por ndaj kombit Shqiptar, ndaj Europës dhe Amerikës.

Antishqiptarë janë edhe ata që ishin ministra në Qeverinë Zejnullahu, kur Slobodan Milloseviç e rrënoi autonominë e Kosovës si dhe të gjithë ata që përpak ia vranë gjithë elitën partiake LDK-së; që vranë aq shumë ushtarë të UÇK-së, e që sot, po t’u lejohet, japin edhe territor të vendit tonë të vogël e të stër-rrudhur etnikisht nga pushtimet mbi 200 vjeçare të Serbisë, për ta mbrojtur “integritetin territorial” të bythëve të veta.

Antishqiptar i pavetëdijshëm është edhe ai që i lejon e si heton protestat (në formë “Namazi”, për t’u kthyer në xhami) të frymës ushtarake-panislamike të para disa ditësh në Prishtinë, që patën dalur në shesh si kryengritës joshqiptarë, të edukuar prej “xhamive tona”, të meremetuara e ndërtuara prej Qeverisë së Turqisë (?!), gjithnjë pasi TIKA agjenturore e saj t’i hulumtojë e hetojë në “terrenet arrnaute” të gjitha “nevojat” për xhami, për medrese, shkolla kuranore, hamame, shtëpi qerpiqësh e për “qenefe”, që duhet të tregojnë për gjurmët “civilizuese” të Perandorisë Osmane ?! …

Kadri Veseli tek “xhamia paraosmane” në Gorë të Dragashit… Pse duhet të vrapojë kryetari i një partie Shqiptare pas gjurmëve të xhamisë së parë apo të fundit në Kosovë?!

Antishqiptarizëm, qoftë ai edhe i pavetëdijshëm, është kur ish-shefi i SHIK-ut, Kadri Veseli, e quante Qeverinë Kurti si antiamerikane, duke mos i shkuar fare në mendje se të gjykosh në atë mënyrë do të thotë që ti zhvillon luftë speciale ndaj vendit tënd?! …

Rastësi, apo ? … Si është e mundur pastaj që udhëheqësi i një partie tjetër shqiptare, Albin Kurti, të gjendet në mesin e atyre që e frymëzojnë terrorizmin islamik e anti-amerikanizmin? Kush ia krijoi lidhjet e tilla dhe për çka i duhen ato lidhje një ateisti Shqiptar të Kosovës?

Antishqiptarizëm, qoftë edhe i pavetëdijshëm, është kur Albin Kurti, në vend se të flasë si person me identitet të kopmpletuar kulturor, shprehet në mënyrë të pahijshme e me nënvlerësim të palejueshëm: “Amelika, Amelika” ?!

Kush qenka ky “faktor” e “superman”, që i jep të drejtën vetës që të flasë me kësi fjalori, kur dihet që Serbinë e ka larguar prej vendit tonë të shenjt, pikerisht “Amelika” e tij apo Amerika ime?!…

Antishqiptarizëm, Antiamerikanizëm e Antieuropianizëm, është kur ti ikën e strehohesh në LVV, duke menduar se aty nuk janë të grumbulluar njerëzit me preokupime të pastra kombëtare, por Muslimanët?!

Antishqiptarizëm është kur LPK-istët, që dikur ishin ateistë kronikë, infiltrohen në parti të tjera si Islamistë Politikë perfidë, duke iu bërë krah islamizimit antishqiptar.

Antishqiptarizëm, qoftë edhe i pavetëdijshëm, është kur “burrështetasi” apo “intelektuali i shquar”, edhe në fund të jetës së vet njerëzore, kombin e ndanë dhe identifikon në bazë të përkatësive religjioze.

Mozomokeq !

Mos Zot Ma keq!!

Foto: Erkin Keçi/AA
Anadolu Agency, nga Prishtina

“Rreth 70 besimtarë të besimit Islam në mënyrë të vetë-organizuar dhe duke respektuar rekomandimet e autoriteteve shëndetësore për parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri (COVID-19), kanë falur namaz në sheshin “Skënderbeu”, raporton Anadolu Agency (AA).

Me maska dhe doreza të vendosura, në distancë dhe me sexhade personale, ata kanë falur namazin e ikindisë, në prani të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, pa ndonjë ndërhyrje dhe pa u penguar.”


Sic mund të vërehet Anadolu Agency (AA) raporton nga “vendi i ngjarjes” për këtë ngjarje-paradë panislamike, që u bëka, sipas tyre, “Për shkak të mos hapjes së xhamive…“, që të rinjtë e indoktrinuar me islam, tashmë si shovenistë religjiozë islamikë, i detyron që në kohë pandemie ta falin “namazin” në sheshin e Prishtinës.

https://www.aa.com.tr/sq/koronavirusi/p%C3%ABr-shkak-t%C3%AB-mos-hapjes-s%C3%AB-xhamive-n%C3%AB-prishtin%C3%AB-qytetar%C3%ABt-falin-namazin-n%C3%AB-shesh/1846623

* * *

Për të treguar se sa rëndësi të madhe i kushton Republika e Turqisë islamizimit të Shqiptarëve, qysh në vitin 2018 (më 19 nëtor të atij viti), Ali Erbaş, Kryetari i Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet), në një takim me Bashkësinë Islame të Kosovës ka deklaruar se ELEMENTIN KRYESOR TË IDENTITETIT E PËRBËN FEJA DHE SE SHTETI I KOSOVËS DUHET TA KETË SI QËLLIM KRYESOR NXITJEN E IDENTITETIT FETAR TE TË RINJTË.

Dyaneti është institucion shtetëror turk, që përfaqëson Islamin zyrtar në Turqi dhe merr financim aq të madh sa ua kalon disa prej ministrive të rëndësisshme në Turqi.

Lajmi në fjalë është postuar nga “Anadolu Agency” një media shtetërore turke, diçka që s’lë asnjë dyshim për politikat turke me financime të majme për islamizimin e shqiptarëve.

Erbaş tha se Kryesia e Çështjeve Fetare të Turqisë, në bashkëpunim me Bashkësinë Islame të Kosovës, do të mbajnë të gjallë vlerat dhe kulturën e Islamit dhe do të mbrojnë Islamin “nga perceptimet e gabuara” – Anadolu Agency.

Prandaj, është pikërisht “Dyanet”, që tashmë i ka thasët e gatshëm me para, që mendon t’i derdh me bujari të madhe për ndërtimin e Xhamisë së Madhe të Prishtinës.

Shqiptarët deri tash s’arritën ta kuptonin se askund në botë një komb dinjitoz nuk lejon që një shtet tjetër me të kaluar pushtuese ndaj tij, sikurse që është Turqia për ne, të rikthehet përmes investimeve enorme religjioze në xhami e infrastrukturë tjetër islamike, që e kanë synim parësor “nxitjen e identitetit fetar tek të rinjtë“, që nënkupton se rinia e atij vendi duhet ta braktisë kulturën e vet kombëtare, për t’u vet-asimiluar e shndërruar në pjesë të “miletit/umetit” panturk-islamik ?! …

Sot as përshëndetja nuk jipet e pa merituar (gratis), ndërsa “udhëheqësit tanë” mercenarë, vasalë e të poshtër, e lejojnë shkatërrimin e popullit të vet për interesat antishqiptare të Turqisë e të armiqëve të tjerë të popullit Shqiptar në Gadishullin Ilirik.

Të verbër…, a nuk e shihni qëndrimin madhështor të Malit të Zi, që nuk ia bënë asnjë lëshim Serbisë e popullit serb në raport me çështjet religjioze ndërmjet dy kombeve, pavarësisht që Serbia megalomane vazhdon ta konsiderojë popullin malazias si pjesë të panserbizmit!

Po çka të lidhë ty me turqit e Turqinë, o gomari coftan i Gadishullit Ilirik ?! …