Në veprën e tij letrare Koliqi nuk ka asgjë fashiste, madje asnjë gjurmë simpatie për Italinë e kohës
“S’është vështirë të merret me mend se ç’do t’i punonin komunistët shqiptarë Ernest Koliqit po ta kishin kapur. Nuk është vështirë të përfytyrohet ndëshkimi, aq më tepër kur një tjetër poet, me të njëjtin mëkat si ai, me të njëjtën nofkë “tradhtar”, nuk i shpëtoi dot kapjes. Ky ishte amerikani Ezra Paund, i famshëm si rrallëkush, mik i Xhojsit, i T. S. Eliotit e i shumë të mëdhenjve. Natyrisht, që të kapeshe prej komunistëve shqiptarë ishte krejtësisht tjetër gjë, se sa të kapeshe prej amerikanëve.”
Nga Ismail Kadare
Në shënimet e tij për Danten, Ernest Koliqi nuk e përmend asnjëherë një ngjashmëri tjetër: atë të kampeve naziste të përqendrimit, si dhe të gulagut komunist, me botën danteske. Në çastet e para, kur këto tmerre u zbuluan, në gojët ende të mpira nga lemeria, ishte pikërisht fjala “danteske”, që vinte e para. Shënimet e Koliqit janë të viteve ’70, kohë në të cilën gjithçka ishte bërë e njohur. Në vështrim të parë, kjo mungesë ngjan e habitshme. Madje po aq e habitshme duket diçka tjetër. Duket se Koliqi ka humbur rastin që, qoftë edhe kalimthi, të përmendë brengën e tij prej të dëbuari politik, atë brengë që e lidhte atë, përkthyesin dhe idhujtarin, me idhullin e vet.
Ajo që në pamje të parë ngjan e habitshme, në një tjetër shfaqet e shpjegueshme. Ernest Koliqi ka një lidhje me fashizmin italian. Në vitet ’30, ai ka qenë një shkrimtar shqiptar i shquar fashist. Në vitet ’40 gjithashtu. Në veprën e tij letrare nuk ka asgjë fashiste, madje asnjë gjurmë simpatie për Italinë e kohës. Kurse në jetë është ndryshe. Pas bashkimit të Shqipërisë me Italinë, ka pranuar postin e ministrit të Kulturës, në qeverinë kuislinge shqiptare. Nuk ka dhënë asnjëherë shpjegime për këtë zgjedhje tragjike. Me sa duket, një keqkuptim i rëndë për të ardhmen evropiane të Shqipërisë e ka çuar drejt Romës. Ndryshe nga shkrimtarët kombëtaristë shqiptarë, një pjesë e të cilëve miq të tij, që himnizonin një Shqipëri të veçuar, puritane e jashtë rrjedhave të kohës, ai ishte ithtar i një Shqipërie moderne. Mendësia italiane, e mbështetur nga kujtimet historike të lidhjes së ngushtë të Shqipërisë me Venedikun, Romën e Vatikanin, lidhje të ndërprera prej pushtimit osman, i është dukur atij, si shkrimtar katolik që ishte, e vetmja mundësi e Shqipërisë për t’u rikthyer në Evropën e krishterë.
S’është vështirë të merret me mend se ç’do t’i punonin komunistët shqiptarë Ernest Koliqit po ta kishin kapur. Nuk është vështirë të përfytyrohet ndëshkimi, aq më tepër kur një tjetër poet, me të njëjtin mëkat si ai, me të njëjtën nofkë “tradhtar”, nuk i shpëtoi dot kapjes. Ky ishte amerikani Ezra Paund, i famshëm si rrallëkush, mik i Xhojsit, i T. S. Eliotit e i shumë të mëdhenjve. Natyrisht, që të kapeshe prej komunistëve shqiptarë ishte krejtësisht tjetër gjë, se sa të kapeshe prej amerikanëve. E, megjithatë, këta të fundit ishin treguar të pamëshirshëm me Paundin. As fama, as miqësitë, as naiviteti i tij i njohur, nuk e ndihmuan dot shkrimtarin. I mbyllur në kafaz si bishë e egër, nën dritën e një projektori, që s’fikej kurrë, nën përqeshjet e kalimtarëve, ai që për shumicën e studiuesve quhej poeti më i madh i gjuhës angleze në shekullin e 20-të, do të përjetonte atë që ia kalonte çdo makthi.
Pas stuhisë, Ezra Paundi dhe Ernest Koliqi, dy poetët e dëbuar nga vendet e tyre, njëri i shquar në atdheun e tij të madh, e tjetri në të voglin, njëri, ai më i famshmi, ish-spiker i Radio Romës, tjetri, më pak i famshmi, ish-ministër, përfunduan të dy në vendin ku kishte zënë fill e keqja e tyre: në Italinë postfashiste. Koliqi në Romë, Paundi në Rapallo, në veri.
Ka shumë pak gjasë që Ezra Paundi ta ketë njohur Koliqin, aq sa është jashtë çdo dyshimi që ish – ministri ta ketë njohur, madje adhuruar poetin e madh. Tani janë të dy të vetmuar, por, veç gjërave të trishtuara që bashkojnë mërguesit, ata kanë një shenjë të epërme që i lidh: Dante Aligierin.
Të dy merren me të, ashtu siç janë marrë gjithë jetën, madje tani më fort se kurrë. Dantja s’është vetëm sivëllai i tyre i madh. Ai është kisha e tyre, këndi i rrëfimit, shëlbimi i madh. Koliqi është po aq i lidhur me mjeshtrin sa ç’ka qenë në adoleshencë, më pas në djalëri e pastaj në mjerim. Ezra Paundi, gati gjithë jetën, me “Canto”-t e famshme të tij, është përpjekur të ngrejë një kullë binjake me “Komedinë hyjnore”. I mbyllur në kafazin e tmerrshëm, është jashtë çdo dyshimi, që mendimi për Ferrin nuk i është ndarë kurrë. Ai kafaz, që më shumë se çdo gjëje i ngjante rrethojës së ndërgjegjes, dukej si i ndërtuar prej Dantes.
Janë marrë të dy me idhullin e tyre gjer në mbarim të jetës, por as njëri as tjetri nuk kanë folur për ferrin e tyre. Madje Ezra Paundi, në sprovat e tij për Danten, jo vetëm përpiqet, aq sa mundet t’i largohet ferrit, por rreket t’ia mbushë mendjen vetes dhe të tjerëve se, në kundërshtim me mendimin e përgjithshëm, pjesa e tretë e poemës danteske, Parajsa, është ndoshta më e bukura… purgator, ata të dy kanë pritur të shfaqen shenjat e parajsës. Por që e kanë ëndërruar, kjo merret me mend. Që nga Verona, Dante Aligieri i ka bërë disa herë lutje Firences t’ia heqë dënimin e ta lejojë të kthehet. Lutja e tij nuk u dëgjua kurrë. Për Ezra Paundin herë pas here u bënë lutje nga shkrimtarët e mëdhenj të botës, që Amerika ta zbuste zemrën. As kjo nuk ndodhi.
Për Ernest Koliqin fati u tregua edhe më mizor. As u dëgjua kurrë e as mund të mendohej kurrë, që nga Shqipëria të vinte një lutje mëshire për të. Shqipëria kishte mallkuar vetveten ndaj dhe mëshirë, edhe po të donte, s’nxirrte dot. Ndërkaq, për një habi, që shpesh ndodh me shkrimtarët, mallkimet kundër Koliqit, ashtu si kundër Fishtës, ashtu si kundër të tjerëve, nuk zinin vend. Me sa dukej, shqiptarët ishin mësuar me to ngaqë shpeshherë edhe vetë shkrimtarë të njohur të kohës komuniste, për “gabime ideologjike”, me lehtësinë më të madhe cilësoheshin si “dekadentë, reaksionarë, antisocialistë, antipopullorë, antiparti” etj., etj. Krijohej përshtypja se këto cilësime, bashkë me vështirësitë, i krijonin shkrimtarit njëfarë hijeje e nderimi të fshehtë.
Kishte, megjithatë, një arsye më tepër që damka tradhtarit mos të zinte vend mbi Koliqin. Ne kohën që kishte qenë ministër i Kulturës në qeverinë fashiste, ai kishte hapur shkollat shqipe në Kosovë. Siç është thënë më lart, shkollat shqipe, në viset ku gjuha shqipe kishte qenë e ndaluar, quheshin për shqiptarët po aq të shenjta sa tempujt fetarë. Rrjedhimisht, hapja e tyre ngjante me një mision të shenjtë.
Mjaftonte kjo pamje e dyzuar e tij, që Ernest Koliqi, krejt si personazhet e Purgatorit, të ndodhej në një gjendje shëlbimi, pra, midis mallkimit dhe bekimit. Kjo ishte, me sa dukej, arsyeja që balanca e gjykimit të tij, qysh ditën e parë pas rënies së komunizmit, anoi në favor të tij. Ernest Koliqi u rehabilitua.
Pikërisht rehabilitimin, këtë ëndërr e këtë makth, që duhet ta ketë ndjekur në të tridhjetë vitet e mërgimit të tij, ai e ka përshkruar në dramën e pikëllueshme “Rrënjët lëvizin”. Ka bërë dy parashikime në të: vdekjen e tij në mërgim dhe rënien e regjimit komunist, të dyja aty nga mesi i viteve ’70. Nga dy profecitë, u krye vetëm e para, vdekja e tij, kurse e dyta, do të vononte pesëmbëdhjetë vjet.
Ajo çka është befasuese në këtë dramë është atmosfera disi e çuditshme që zotëron. Ndonëse është e dielë dhe kambanat e kishës së madhe katolike të Shkodrës, pas kaq vitesh heshtimi po bien përsëri, ndonëse regjimi ka rënë dhe njerëzit, ndër të tjera, e kujtojnë me mallëngjim shkrimtarin e mërguar, që nuk e mbërriti dot këtë ditë, ngazëllimi i lirisë, ashtu dhe rehabilitimi i shkrimtarit kryhen në një atmosferë tepër të përmbajtur, për të mos thënë të ftohtë. Në këtë kah, nga të gjitha leximet që mund t’i bëhen dramës, ka gjasë që njëri prej tyre të jetë jashtë çdo dyshimi: kjo është drama e shkruar prej një banori të Purgatorit, atje ku, ashtu siç vuajtja është pa dhimbje, ngadhënjimi po ashtu, është pa hare.
Në të vërtetë, kur komunizmi ra në Shqipëri, jeta u tregua më zemërgjerë se vetë Ernest Koliqi ndaj vetes së vet. Rehabilitimi i tij ishte i menjëhershëm dhe pa kurrfarë mëdyshjeje. Vite me radhë, stinë pas stine e javë pas jave, Koliqi ka ndjekur ngjarjet e Shqipërisë komuniste. E dinte mirë ç’ndodhte atje. Shumë prej miqve e njerëzve të fisit i kishte në burgje, të tjerët në kampe pune, e një pjesë nën dhé, me nga një plumb mbas qafe.
Shkruante herë pas here për terrorin e pashembullt. Merrte pjesë në mbledhjet e Penklubit të Evropës. Në qetësinë e Romës ndiqte, ndër të tjera, fatin e idhullit të vet: Dante Aligierit. E mban mend mirë atë që i ka ndodhur në ato ditë të paharrueshme, fill pas kapitullimit të Italisë.
Gjithçka binte, shkërmoqej, përpiqej të ikte. Shkuleshin shenjat e perandorisë së prishur, rrëzoheshin emblemat, tabelat e pafundme, midis të cilave, ato që mbanin emrin e Dantes. Mijëra ushtarë italianë të mbetur pa zot, vërtiteshin si endacakë katundeve dhe qyteteve të Shqipërisë. ta k E Ishin ata që pyesnin tani: A ka ndonjë lajm nga Roma ? Jam nga Firencia, në Tepelenë lashë krahun. Do të vijnë anijet, apo këtu do të vdesim ? Dy kërcënime u vareshin mbi krye: nga njëra anë trupat gjermane që vinin si re e zezë nga kufiri grek, dhe që i pushkatonin ish-aleatët e tyre si dezertorë, nga ana tjetër, hakmarrja e famshme shqiptare. Ndërsa e para, ashtu siç pritej, përhapi tmerr, sidomos javët e para, e dyta u shfaq në një trajtë disi të habitshme: fisnike për disa, cinike për të tjerët.
Shqiptarët nuk i prekën ish – pushtuesit: ata thjesht e kthyen pjesën më të madhe në shërbyes. Ishte kjo një shfaqje e bujarisë, një poshtërim meskin, apo një ngadhënjim i racizmit të tyre të njohur, ushtruar më parë kundër të gjithëve, grekëve, sllavëve, romëve dhe vetë italianëve? Shumë shpejt ata do të binin vetë viktima të racizmit, por, të shquar për kujtesë jo fort të gjatë historike, pothuajse asnjëherë s’do të kujtoheshin se po paguanin mëkate të vjetra.
Që nga trualli i mërgimit, ku është vendosur tashmë, ashtu si ai që, midis pështjellimit të Ernest Koliqi ndjek kronikën shqiptare. Është katastrofës nuk ua ndan sytë ca shenjave të njohura, pothuajse i bindur se, bashkë me tabelat “Shoqata Dante Aligieri”, “Miqtë e Dantes”, bashkë me vetë gjuhën italiane, që po shkulej gjithkund, për t’ia lënë vendin rusishtes, stuhia do ta merrte me vete poetin. Ndërkaq, për një habi të madhe, kjo nuk po ndodhte.
Kjo nuk po ndodhte as më pas kur, pas ikjes së gjermanëve, komunistët e vendosën, më në fund, diktaturën. Në gjithë këtë stuhi, Dantja ishte i vetmi që kishte mbetur në këmbë. Dhe jo vetëm kaq: ai vazhdonte të përkthehej. Dhe jo vetëm kaq, por mu midis komunizmit shqiptar, rendit më të egër, më të pafe e më të huaj për Danten, vepra e poetit po përkthehej më e plotë dhe më mjeshtërisht se kurrë !
Në pamje të parë gjithkujt do t’i dukej një paradoks. Por nisur nga një kushtëzim sipëran, dukuria do të dukej më se e logjikshme: Dante Aligieri do të përkthehej më i plotë, më natyrshëm, më mallëngjyeshëm, më shenjtërisht, pikërisht brenda njërës prej të tri gjendjeve të tij, asaj të ferrit.
Ai kishte lindur për të gjithë… Por, ndërkaq, ishte një zonë e gjerë e botës, perandoria e trishtuar komuniste, ku popuj të tërë, të rrëzuar në gjunjë e pa shpresë, kishin nevojë për të. Kishin nevojë shqiptarët, që e patën për ca kohë poet të tyre të parë, po aq sa hungarezët, rusët, hebrenjtë, sllovakët, çekët, polonezët, baltikasit, ukrainasit, rumunët, gjeorgjianët, armenët, sllavët e jugut.
Në vetminë e mërgimit, Ernest Koliqi e ka marrë vesh këtë lajm të madh. Ai ka marrë vesh madje emrin e përkthyesit, Pashko Gjeçi, që, si vetë Koliqi, ishte katolik nga Shkodra. Kishte qenë në burgjet komuniste, pastaj në punë të detyruar në zhegun e gurores, së fundi i liruar, dhe askush nuk e dinte se me cilën nga këto “tri gjendje”, kishte kryer përkthimin më madhështor në shqip të “Komedisë hyjnore”.
E gjithë kjo, e sidomos botimi i përkthimit, i duket Koliqit, më e pabesueshme se një ëndërr, dhe më e brishtë se një shajni. Kishte ndodhur një mrekulli në vendin e mëkatit e të krimit, atje ku kryqi ishte rrëzuar në pluhur, atje ku s’kishte mëshirë e as ndjesë për kurrkënd. “Komedia hyjnore” ishte vepra më e huaj për atë botë. I vetmi ungjill i mbetur dhe e vetmja ndërgjegje e vrarë.
Si çdo ëndërr, mrekullia e Dante Aligierit në Shqipëri, shoqërohet me frikën e fikjes. Me sa duket, është kjo drojë, drojë se mos magjia prishet, arsyeja që Koliqi nuk e përmend ngjashmërinë e rrezikshme. Një kujtesë, një denoncim i dikujt, një trill i diktatorit, dhe Dante Aligierit do t’i humbte Shqipërisë edhe për gjysmë shekulli. Më e keqja e Shqipërisë, më shumë se kurrë, kishte nevojë për të gjithave do t’i humbte pikërisht atëherë kur të.
* Marrë nga libri “Dantja i pashmangshëm”. Botim i “Onufri”, Tiranë 2005, f. 37-47.
** Titujt janë të redaksisë “NACIONAL”.
nje shkrim apo nje krim apologjetik i komunistit Ismail Kadare, duke u perpjekur qe me krahasime monstruoze ndermjet Amerikes de Shqipnise te beje nje lloj krahasimi qe edhe ne Shqipni eshte keq ngjajshem me USA!!!!!!!!!!!
Nuk ka nevoje kurfar krahasimi te behet as te permendet Amerika apo Dante Aligieri…por fokursi te jete ne SHQIPNINE e udhehequr nga hordhite barbare komuniste te llojit te Enver Hoxhes, Mehmet Shehut dhe Ismail Kadarese.
Po te kishin mundesi keto tre kreatura komuniste te e arrestoniojnj madheshtorin Ernest Koliqi do te e likuidonin me ter familjen e tij, veqanerisht duke e ditur se madheshtori Ernest Koliqi ishyte ringjallesi i identitetit te kombit Shqiptar ne Kosove si minister i Edukimit ne Shqipnine e viteve 1941-1943.
—
Kadare – komunist, nuk bën.
Koliqi – fashist, i mirë… :p
Ismail Kadare eshte shkrimtar i mire ….ashtu thojne sepse nuk e lexoj. Por ismail Kadare eshte figure komuniste negative ne secilin prononcim te tij politik, sepse apologjizmi i tij rrjedh si rezultat i adhurimit dhe bashkpjesemarrjes ne zhvillimin e komunizmit ne Shqiperi, si nje nder periodat me te dhunshme ne te cilat ka kaluar kombi Shqiptar.
Ernest Koliqi nuk ka qene fashist…por ka qene Shqiptar, dhe minister i edukimit i SHQIPERISE….
KADARE KA QENE KOMUNIST DHE ESHTE KOMUNIST…
Komentet janë mbyllur.