ÇARAVESHJA E LIDHJES QË SHPËRFAQ SIGLËN “LDK”

0
1693
Shefqet Dibrani

Analizë:

Shkruan: Shefqet DIBRANI

Deklarata e “LIDHJES” se koalicioni me PDK-në është propagandë e rrejshme, sepse “LIDHJA.”, kësaj qeverie do t’ia shkurtojmë “jetën!”, në të cilën saktësisht është shprehur: “LDK-ja u është shumë mirënjohëse për besimin që po i jepni LDK-së dhe kandidatëve të LIDHJES me qytetarët e të gjitha komunave të vendit”, vet fakti se përdoret lidhëza “dhe”, le për të kuptuar se “kandidatët e LIDHJES”. që është shënuar me shkronja të mëdha për ta mbuluar siglën “LDK”, jep për të kuptuar se “LIDHJA e RIINVESTIT”, tashmë e ka shtrirë pushtimin e saj edhe mbi tri shkronjat e arta të LDK, duke lënë në harresë një periudhë 28 vjeçare.

Slogani “LIDHJA… për komunën”, sikur në sfond të kishte flamurin e LDK-së, Logon e LDK-së, nuk do të hapte dilema. Por prezantimi pa logon e LDK-së, përkatësisht një shenjë të cilën duhet me pa me xhamin zmadhues le për të kuptuar hilen e hileqarëve dhe zullumqarëve të LDK-së. Por nëpër të shumtën e rasteve edhe ajo logo sa troha eliminohet për të dal në dukje vetëm “LIDHJA.”, për të cilën është angazhuar Isa Mustafa, të vetmin premtim që e ka mbajtur qysh me të marrë timonin e partisë ai është deklaruar se do ta kemi “Një LDK tjetër” dhe kjo tjetër është “LIDHJA Socialiste” dhe pikë. Më falni se pika është e rrumbullakë por me katrorin e kuq që simbolizon komunizmin pa të cilin Isa Mustafa nuk do të shkojë në varr.

Jo qytetarët siç mendon “LIDHJA.” dhe Isa Mustafa, por vetëm elektorati i LDK-së e kanë tashmë të qartë se sigla “LDK” e mbuluar me Logon “LIDHJA.”, nuk kanë gjë të përbashkët. LDK-ja është partia e vetme në Kosovë që kalanë nga brenda, nuk e morën marksist – leninistet por e morën komunistët e Lidhjes Socialiste dhe Lidhjes Komuniste të përfaqësuara nga Isa Mustafa. Edhe pse LDK-ja krijoi një miqësi shumë të madhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ardhja e Isa Mustafës interesat e Amerikës për LDK-në kanë dal në margjina të interesave strategjike të Amerikës në Kosovë.

Në deklaratën e “LIDHJES” të datës 25 shtator 2017, e publikuar në profilin e tij në Facebook të Isa Mustafës dhe çirakut të tij Avdullah Hoti thuhet se “LDK-ja nuk është parti e klaneve dhe grupeve të interesit”, por është parti e Klanit RIINVEST, pjellë e të cilit është edhe LIDHJA. e cila tashmë e ka shtrirë ndikimin kudo nëpër komunat e Kosovës, duke e zhvendosur ose eliminuar Logon “LDK”, flamurin e LDK-së, flamurin e Dardanisë, si dhe askund nuk shihen që mbahen me entuziazëm as portretet e Dr. Rugovës. Edhe këmishat por edhe dekori mbulohet me një ngjyrë e kaltër e shëmtuar, pllakate dhe veshje me “LIDHJA.” nuk do mend se është bërë shkëputja e partisë nga shtrati i saj tradicional.

Tashmë “LIDHJA. Socialiste”, e Isa Mustafës, i ka krijuar edhe sloganet vijuese “LIDHJA. për Gruan”, “LIDHJA. Takim me sportistet”, “LIDHJA. me bizneset”, “LIDHJA. për zhvillim”, “LIDHJA. tubim elektoral me banorët e lagjes” e kështu me radhë. Po këto slogane po përdoren edhe në fushatat zgjedhore ku kudo ka rënë LDK-të cilën jemi mësuar tradicionalisht ta shqiptojmë qe 28 vjet.

Po me këtë avaz të mohimit të LDK-së, kanë shkuar nëpër debate televizive shumica e kandidatëve të “LIDHJES”, shembull të cilin po e ilustrojmë me këtë katërshe të përbashkët, pllakat që po qarkullon nëpër rrjetet sociale, dhe janë prezantuar në profilet e tyre dhe të militantëve të LDJJES duke përfshirë edhe Isa Mustafën dhe Avdulla Hotin. Tashmë nuk mund të mbulohet një përpjekje për të krijuar identitet të ri politik.

Çfarë kanë të përbashkët këta postera me LDK-në? Cila është simbolika e LDK-së, dhe pse duhet qytetari ta votoj LIDHJEN?!

Në profilet e tyre zyrtare në Facebook janë bërë qesharak anëtarët e LIDHJES, pasi e vetmja “LIDHJA.”, del në këtë fushatë e çaraveshur deri në zhgënjim që për pasojë do ta ketë fundin tragjik të ekzistimit të LDK-së sepse qytetari nuk duhet të lejoj kaq kollaj të tjetërsohen vlerat e LDK, nga Bandat e Riinvestit, nga zvarranikët e internetit, nga militantët e rrugës dhe nga pseudo reformatorët të cilët tashmë ideologjia për shkatërrimin e LDK-së i ka mbledhur në “LIDHJA.”, për gjithçka por jo edhe për vlerat demokratike të cilat për 28 vjet i ka kultivuar dhe emancipuar LDK-ja.

Të shkojmë radhazi:

Arban Abrashi, kandidat për Prishtinë, duke parë rrezikun evident të identitetit politik dhe duke e njohur mentalitetin e kryeqytetasve, ai iu ka shmangur sloganit LIDHJA, duke e vënë vetëm emrin e tij në sfondin e “Lidhjes” dhe numrin 47, natyrisht në këtë sfond është vënë edhe logoja shumë e vogël e LDK-së, jo aq dominonte por mjaftueshëm e dukshme.

Burim Berisha, kandidat për Fushë Kosovë, nuk e ka përfillur fare sloganin “LIDHJA.”, por përpjekja për të bërë të veten ka devijuar nga mesazhi unifikues i LDK-së.

Bedri Nika, kandidat për Drenas, edhe pse dështoi në zgjedhjet e përgjithshme, kandidimi i tij i serishëm duket se është pasoj e mungesës së LDK-së në Drenas, prandaj “LIDHJA.” e ka gjetur një emër, sepse nga të gjitha anët shihet se Isa Mustafa, Drenicës që moti ia ka kthyer shpinën.

Lutfi Haziri, kandidat për Gjilan, shkon edhe më tej, le më që shpërfaq sloganin “LIDHJA. për Gjilanin”, të cilin e zhvendos në një sfond tjetër duke minimizuar karshi emrit të tij, por ai këtë e ka zëvendësuar me sloganin “Luta për Gjilanin”, gjë që për mentalitetin lokal tingëllon dhjetëfish ma bukur se sa “LIDHJA Socialiste e Isa Mustafës për Gjilanin”.

Sokol Haliti, kandidat për Viti, prioritet i ka dhënë fotografisë së vet, ndonëse edhe ai portret i politikanit më shumë ngjason me një festival “tallava”, pa shije dhe pa koncept, as politik, as kulturor e as tradicional.

Shaip Surdulli, kandidat për Kamenicë, nuk paska bërë asnjë freskim që nga qershori i këtij viti.

Bajrush Ymeri, kandidat për Novo Bërdë, edhe pse posteri i tij është i formatimit “LIDHJA.”, postimet e më vonshme i ka bërë me një pllakat të famshme të LDK-së, të cilat stoliseshin edhe me Logon EPP.

Muharrem Sfarqa, kandidat për Ferizaj, është komplet një kopje e Isa Mustafës, ai përpiqet që lidhjen e tij me “Lidhjen. e Isa Mustafës”, ta mbuloj përmes postimeve të tjera të ma vonshme për punët e bëra në Ferizaj.

Shkëlqim M. Jakupi, kandidat për Kaçanik, nuk shquhet për ndonjë përpjeke, përveç atyre që ia paska urdhëruar shefi.

Hyrijete Isufi, kandidate për Hani i Elezit, nuk ka bërë ndonjë inovacion, përveç videove dhe postimeve që të të tjerëve ose që i ka importuar nga qendra.

Selim Shabani, kandidat për Shtime, e paska përpunuar logon e Lidhjes duke bërë një konglomerat që as vet nuk di si t’ia shpjegojë domethënien.

Imri Ahmeti, kandidat për Lipjan, paska zgjedhur sloganin “Me punë për Lipjanin”, ndërsa edhe logoja e tij duket një përpunim për të mos lënë dominimin e “Lidhjes. së Isa Mustafës”, mbi konceptin e tij për LDK-në, përkatësisht edhe mbi platformën e tij.

Hatim Baxhaku, kandidat për Prizren, në platformën e vet ka vënë foton personale me të gjitha elementet përcjellëse të LDK-së ndër vite, ndërsa diku më tutje edhe ai ka postuar idenë tragjike të Isa Mustafës “LIDHJA. për Prizrenin”, por Prizreni ka 100 e sa vjet na thërret për një lidhje krejt tjetër fare.

Salih Asllani, kandidat për Suharekë, nuk ka bërë përzgjedhje te duhur, pasi në mes frikës së refuzimit që do t’ia bëjë elektorati dhe servilizmit të pashembullt që ka për Isa Mustafën, nuk ka ngurruar pa krijuar edhe sloganin personal “Lidership i përkushtuar në progres”, por progresi i tij është pjellë e “LIDHJES. së Isa Mustafës”.

Selim Kryeziu, kandidat për Dragash, ka publikuar afishet e shefit “LIDHJA. për DRAGASH-in”, të cilat janë të afishuara sa për ta përmbushur një detyrim partiak.

Bekim Ermeni, kandidat për Gjakovë, përveç mbulimit të platformës personale me Logon ”LIDHJA.”, ka publikuar edhe posterin e tij me ndryshime substanciale në të cilin lexohet çartë slogani “LIDHJA. për Gjakovën”, por nuk besoj as si emër as si “Lidhje” dhe as si platformë do t’i josh qytetarët e Gjakovës.

Ibrahim Kryeziu, kandidat për Rahovec, ka mbuluar platformën personale me një pllakat të tij ku në bisht të saj ka vënë edhe sloganin “LIDHJA. për Rahovecin”, si duket vetëm sa për të mos rënë në konflikt ideologjik me shefin e Degës Avdullah Hotin dhe “Shefin e Shefave”, Isa Mustafën.

Sami Kafexholli, kandidat për Malishevë, përveç që ia ka ruajtur ngjyrën sfondit të “Lidhjes”, mbi të cilën ka punuar një portet tjetër, asgjë nuk iu ka përmbajtur porosive të shefit, madje edhe publikimi i një pllakati të një kandidateje e shpërfaqë sfondin e “Lidhjes”, por as ai nuk ka ndërhyrë aty kur dikush nga militantët e “Lidhjes”, ka publikuar në profilin e tij.

Gazmend Muhaxheri, kandidat për Pejë, me asnjë shenjë nuk ka lënë të kuptohet se është me Isa Mustafën ndonëse të gjithë e dinë se është levë e Isa Mustafës. Kësaj radhe po i bie se “Gazi u bë gaz” tash edhe me shefin e vet, sepse rugovistët e vërtet nuk i kanë harruar çaraveshjet e tij kundër dr. Ibrahim Rugovës, prandaj kjo duket më shumë si një marrëveshje taktike, por partia është në fushatë zgjedhore e këto prezantime bien ndesh me konceptin e “Lidhjes. që e zbuloi“ Isa Mustafa.

Mal Lokaj, kandidat për Deçan, me shumë pasion i ka publikuar të gjithë posterat nga “LIDHJA.”, ndoshta me ia bërë qefin edhe Armend Zemajt, njeriu i Isa Mustafës me më shumë ndikim në këtë komunë.

Tahir Isufaj, kandidat për Junik, prej kohësh nuk e ka të aktualizuar profilin.

Besim Hoti, kandidat për Klinë, duket se është kënaqur pse garon për kryetar Kline, ka mjaftuar kjo për të proklamuar me dashamirësi postimet e “Lidhjes”.

Haki Rugova, kandidat për Istog, është po ai dudi që i ka shërbyer prapësht e më prapësht për ta shkatërruar partinë e dr. Ibrahim Rugovës, për të cilin duket se ai s’ka asnjë respekt, se përndryshe Istogu është dashur të mbushet me portrete, postera e flamuj të Dardanisë.

Safet Kamberi, kandidat për Mitrovicë, ka krijuar sloganin personal “Kryetar që t’na bëjë krenar”, si dhe me postera, me flamuj të LDK-së dhe të Dardanisë, ka krijuar një mozaik shembullor në këtë fushatë.

Xhafer Tahiri, kandidat për Vushtrri, ish këshilltar i Fatmir Sejdiut, në kohën kur edhe Isa Mustafa ishte po aty këshilltar?! Ripërtëritja e miqësisë me shokun e këshillimeve që ia bënë Fatmir Sejdiut, duke se e ka prapavijën e “Brezit të Republikës” që bashkë me “Brezin e Riinvestit”, LDK-në e shndërruan në “LIDHJA. Socialiste” e Isa Mustafës. Si te të gjithë tjerët, edhe në fushatën e tij në Vushtrri ka dominuar Logoja “LIDHJA.”, duke ulur shumë poshtë flamurin e LDK-së dhe portretin e dr. Rugovës, në emër të të cilit është avancuar në LDK. Nëse shikojmë profilin e tij edhe më tej, ai është nderë ata kandidatët që më shumë u jep rëndësi vendeve ku paska bërë shkollimet akademike se sa nivelit dhe vlerave të veta politike.

Isa Fejzullahu, kandidat për Skenderaj, nuk ka qasje në rrjetet sociale. Këtë mozaik çaraveshësh, pa shije e pa koncept e bëjnë edhe ma tragjik disa nga figurat më kyçe të Lidhjes.

Isa Mustafa, mbetet këmbëngulës për ta çaraveshur komplet LDK-në. Përveç fjalorit tejet anti LDK, ai çdo gjë e lidh vetëm me shprehjen “LIDHJA.” duke e theksuar vend e pa vend: Pjesëmarrja e tij në fushatë jep mesazhin se vota për LDK është votë për “LIDHJEN” që do ta mbrojë Isa Mustafën. Ai edhe me këto dështime nuk do të shkon, sikurse humbjet në këto zgjedhje do t’i paguajnë Agim Veliu, Lutfi Haziri, e ndonjë tjetër, ndërsa çështja e Ismet Beqirit është temë e përfunduar.

Ismet Beqiri, edhe më tej shquhet par servilizmin e tij në raport me Isa Mustafën, edhe pse tashmë ai e din se ka mbetur limon i shtrydhur në dorën e tij. Ai me pasion i ka shpërndarë posterat “LIDHJA.”, ndonëse siç thamë ai ka hyrë në listën e viktimave për kusuritje, pasi Isa Mustafa atë e ka hëngër në sy?!

Avdullah Hoti, kandidati potencial për ta zëvendësuar Isa Mustafën, sikur të ishte ideator i “Lidhjes”, edhe sa ishte zyrtar në Riinvestit, kurrë qëllim të mirë s’ka pasur për LDK-në.

Haxhi Avdyli, deputet, duket ma me përkushtim se të tjerët e ka marrë “Lidhjen.”, bile ma shumë se vet Isa Mustafa, konflikti i tij aksidental me Isën, po i jep rezultatet në shembjen e LDK-në, se sa për reformat që na fliste dikur Haxhia, ato paskan qenë për ta forcuar Isa Mustafën dhe “Lidhjen e tij Socialiste”.

Naser Rugova, i shkokëluar nga qejfi se u bë deputet, nuk po din ta përmbaj veten, është bërë tamam “Bajram Gecaj nr.2”, sidomos me gjithë ato fotografime me ata që dikur i përqeshte e kanë bërë qesharak. D.m.th si askush tjetër, Naseri është bërë poltron i koncepteve anti rugoviane të Isa Mustafës, andaj edhe ky “reformator?!”, “Lidhjen.” e ka vërë mbi LDK-në dhe mbi personalitetin e dr. Ibrahim Rugovës.

Lirie Kajtazi, kryetare FG të LDK-së, përveç platformës elektronike në ditët e fushatës, ku i ka bartur edhe në profilin e saj, ajo iu ka shmangur të gjitha ekspozimeve të sloganit “LIDHJA”.

Hikmete Bajrami, deputete, më shumë se të tjerët iu ka përkushtuar ti propagandoj lidhjet e lidhjeve të saj me ata që duan ta dërgojnë LDK-në në muze?!

“Brezi i Republikës dhe LIDHJA.” dhe përfaqësuesit e “LIDHJA. dhe Riinvest”, siç janë Lumir Abdixhiku e Driton Selmanaj, më duket sikur janë ideator e kreator të këtij projekti për degradim të LDK-së, sepse janë propagandues të zellshëm të “Lidhjes e cila shumë palidhje”, u prezantua në këtë fushatë, nga e cila parashihen rendimente të ulëta.

Vjosa Osmani, por edhe profilet “Vjosa Osmani Kryetare e LDK-së” dhe njëfarë “Genta Berisha”, që kanë postime identike, janë treguar të kujdesshme, por entuziazmi dhe respekti për bashkë këshilltarin e Fatmir Sejdiut, z. Xhefer Tahiri, nuk e lë as atë krejt indiferent. Pavarësisht përgjegjësisë që ka për 6.5000 vota, ajo nuk deshi të shndërrohet në lidere për t’iu prirë proceseve. E nëse “LIHJA”, do të pësojë debakël, atë mbrëmje të asaj nate të kobshme, priten shkëndijat me thirrje për reforma?!

Doruntinë Maloku, deputete, duket se është mjaftë e pasionuar me veprimet e Isa Mustafës, ajo ka harruar një kohë të vështira, kur Isa Mustafa pamëshirshëm është sjellë kundër QIK dhe Enver Malokut. Tashti ku mbeti “QIK”?! prandaj “LIDHJA.” me Riinvest është e kushtueshme!

Armend Zemaj, dhe Anton Quni, deputetë, janë më Isa Mustafë se sa vet ai, prandaj janë furnizues e inspirues të pashembullt të LIDHJES për shkatërrimin e LDK-së.

Besa Gaxherri, deputete, është shndërruar një lloj trampoline e “Lidhjes së Isa Mustafës” e cila bashkë me të po e degradojnë LDK-në. Fatkeqësisht vetëm ajo mendon se “LDK me Kryetar Arban Abrashi, do i jap Prishtines JETEË.”

Vlora Dumoshi, shërbyesja më besnik e koncepteve anti – LDK, që i kultivon Isa Mustafa, e bënë Vlorën një intelektuale pa idetë e saj, prandaj Prishtina do të frymonte shumë ma mirë pa të dhe “Lidhjen” e Isa Mustafës.

Rita Hajzeraj Beqaj, askund nuk është solidarizuar me pllakatet e “Lidhjes”, por ka bërë një digresion duke e shpërndarë pllakatin “Luta për Gjilanin”, çka do të thotë se për Ritën, “Luta dhe LIDHJA si ngjashëm tingëllon!

Bajram Gecaj, fytyrën e vet, përkatësisht platformën e ka mbuluar me posterin e Arban Abrashit, madje duke krijuar sloganin “Lidhja me Abrashin”.

Sokol Havolli, tezaku i Muhamet Mustafes dhe këshilltari i Isës, është identik me Bajram Gecajn te cilin si duket ky i fundit e ka mentor?! Të paktën, përkrahja që ia bënë “LIDHJES”, nuk duhet të kategorizohet nepotizëm, për të cilin shefi i “LIDHJA. SOCIALISTE” na ka garantuar.

Pas këtij mozaiku pa përmbajtje, pa koncept, me platforma të ndryshme është krijuar një kaos i vërtet i cili i garanton humbjen e thellë LDK-së për të cilën tashmë angazhohet “LIDHJA.”, me të gjitha strukturat në nivelin qendror dhe lokal. Këto deklarata çaraveshësh janë të dhembshme, sidomos ajo e ditës së sotme (26.09.2017), ku protagonisti kryesor i kësaj çoroditjeje politike Isa Mustafa deklaron se “LDK heq dorë nga posterët në zgjedhjet lokale. Ky eshtë vendim i Shtabit zgjedhor dhe i kryetarëve të degëve nga takimi i sotëm në Selinë e LDK-së. Fushata do të jetë racionale, me shpenzime më të ulëta. Do të respektojmë ambientin, pronat publike dhe private”, ka shkraur Isa Mustafa në profilin e tij në Facebook.

Tashmë po shihet qartë se Isa Mustafa nuk i paska bere llogarite mire me “LDHJEN”, ose pikërisht me këtë “LIDHJE”, ka qëllim të keq, sepse heqja dorë nga vënia e postereve është dorëzim pa u futur hala në garë, është dështim dhe kob i zi për LDK-në. Ky vendim nëse është vetëm i Subjektit “LIDHJA.”, nuk ka të bëjë fare me kursimet e as ndotjen e ambientit, po ka të bëjë me konfliktin e brendshëm me strukturat e LDK-së, ka të bëjë edhe me konfliktin publik me elektoratin të cilët që moti ia kanë kthyer shpinën “LIDHJES SOCIALISTE” Isa Mustafës.

Misioni i Isa Mustafës është drejt finalizimit me “LIDHJEN”, ose drejt Falimentimit të LDK-së. Prandaj shpëtimi i LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS është asnjë votë për “LIDHJEN. e Isa Mustafës”, asnjë votë për LDK-në sepse duke votuar LDK-në, Isa Mustafa do t’i vazhdon aventurat e tij për ta shkatërruar tërësisht LDK-në. Reformat në LDK do të bëhen kur ta ndëshkojë elektorati duke e kthyer aktivitetin e kësaj partie në pikën “0”.

Dështimi i LDK-së në këto zgjedhje është shpëtimi i LDK-së dhe i Rugovizmit. Humbja e thellë, nuk do të jetë tragjike për LDK-në, përkundrazi elektorati duhet t’i ndëshkojë bartësit e konceptit “LIDHJA.”, duke i futur në atë shportë edhe reformatorët e rrejshëm të cilët janë pjesë e këtij dështimi të madh, sepse “Brezi i Republikës dhe Brezi i Riinvestit”, janë kanceri i LDK-së, pasi ata janë shndërruar në marioneta të Isa Mustafës, duke i penguar reformat për të cilat LDK-ja ka nevojë.

Tashmë Isa Mustafa, duhet ta bind veten se ata që e kanë kritikuar e kanë dashur atë dhe LDK-në, prandaj nga ai vazhdimisht kanë kërkuar ndryshime substanciale. Armiqtë e Isa Mustafës dhe të LDK-së janë stafi i tij nga të cilët ka marrë gjithë këto shantazhime. Tash si ekonomist që është le t’ia vë llogarinë idesë së shantazhuesit për të krijuar “LIDHJE… të RE?!”, nëse nuk është e tija, le ta dijë se ai person ka pas për qëllim për ta fundosur karrierën e tij, ashtu siç nuk do të duhej t’i ndodhte asnjë politikani.

Tashmë “FOBIA PËR SHIK-un”, u kthye në mani të Isa Mustafës, andaj nëse Ai nuk është pjesë e SHIK-ut, të mos na garantojë se “Brezi i Republikës” nuk janë strukturë të SHIK-ut të cilat si pararojë e Isës po e dështojnë në këto zgjedhje LIDHJEN DEMOKRATIKE TË KOSVËS!

St. Gallen, 26.09.2017