Nga Lumo Skendo
Në shumë komedi të një personazhi që përgatitet për udhë të gjatë, që çdo ditë merr masat e një ekspedite të largët, vë në lëvizje gjithë njerëzit e shtëpis’së tij, mvishet dhe ngjishet, edhe çdo ditë trimin tënë e gjejmë brënda prakut !
Nga një herë natën njerin’e zë ankthi, sheh ëndër të tmerruarë, gjëndetë në një rrezik, bën sikur bërtet dhe nuk thërret dot, kërkon të iknjë, të shpetojë, dhe nukë hedh dot asnjë çap. Një ankth i tillë na u bë dhe puna e Çamëve. Që pesë vjet kjo punë flitetë, bisedohet, shpihet përpara Shoqëris’së Kombevet, bën objektin e traktativave diplomatike të panumurta, këmbim notash në mes dy qeverive .dhe akoma puna s’ka përparuar as një pëllëmbë.
Që më 1912 që nga e nesërm’ e luftës balkanike fati i Shqiptarëvë në Çamëri u nxi dhe u err. Po, me luftën greko-turke të Anadollit, më 1922 rrojtja e tyre njohu ankth të mnershme. Një shtet rrethimi i paparë nërlikimi i hedhur në situatën e tyre, konfundimi enkas me Tyrqit, ka krijuar një tragjedi të pa shëmbëllt.
Nga tetëdhjetë mijë shqiptarë të Epirit të Greqis, sot mezi kanë mbetur 25.000 dhe nga dyzet mijët shqiptarë të Makedonisë sot as një i vetëm s’ka mbetur në kazat e Kosturit dhe Fëllërinë. Gjithë këta që mungojnë u çuan në Turqi, me kohë, me dru dhe bajonetë: Hynë në shkëmbim të popullsisë dhe pasuria e tyre u konfiskua, shkoj në hesap të madh të dy Shtetëve që vendosnë kushtet e shkëmbimit, e Greqisë dhe Turqisë.
Ata që kanë mbetur sot në Çamëri janësi hie e një njeriu; shtëpit e tyre janë zaptuarë prej refugjatëve grekë, arratë, kopshetë, ullinjtë u janë marrë, autoritetet greke vazhdojnë t’i konsiderojnë si Tyrq, dhe presin që sot a nesër, me të mirë a me të keq, të përzihenë, të ikinë, dhe të venë, jo në Shqipëri po në Tyrqi.
Udha e Shqipërisë u është mbyllur këtyre Çamëve; së që të konfiskeohenë pasuri e tyre, që të rrëmbehetë gjithë ç’kanë. duhet që të thuhen turq, të regjistrohen si të tillë, të ven n’Anadoll të shpërndarë në shkretinat dhe në vende malarike. Tyrqija nuk u jep më leje që të dalin, të vijnë në Shqipëri, ku të pakën do të gjenin një skelë.Edhe s’duhet harruarë: gjithënjë, për vjetë e tëhu, në më tepër së një qint nota dhe deklarata zyrtare, duke dhënë fjalën e nderit të saj.
Greqija ka premtuar që të silletë njerëzisht me Çamërit, të mos i shtypijë, të mos u mohojë që kanë të drejtë të marrin edhe ata frymë, të rrojnë. Këtu nuk bëjnë fjalë për të drejtat e minoritetëve, të drejta që i ka njohur dhe nënshkruar Greqija: Çamët s’kanë as shkollë as depuetë as muhtarë, as krahinarë. S’kanë asnjë të drejtë. Harrova Kanë një të drejtë të madhe: të vuajnë ose të vdesin. Thonë se fatkeqsia ka lindur binjake.
e keqja që vuajnë Çamët në Epir, po gjen një jeh në rrezikun që i kanoset elementiti shqiptar ortodoks të Tyrqisë. Dihet se në Stamboll jetojnë mbase njëzet e pesë mijë shqipëtarë ortodoksë. Pas deklaratave që u bënë në Konferencën të Lausanne-s (1922), Tyrqija nuk do të përzërë ortodoksët shqipëtarë ashtu sikundër që edhe Greqija angazhohesh të mos dëbonjë shqipëtrët myslimanë.
Sot duke parë se Tyrqija nuk mban fjalën e saj përkundrejt Çamëvet, edhe Tyrqija po vijnë kategori të shkëmbyshmëvet ortodoksët tonë. Këto dy çështje janë solidare; ecja e tyre ësht paralele; në u zgjidhtë njëra do të zgjidhet edhe tjatra. Çforcimet dhe hapet që do të bëjmë për njërën do të shpëtojë edhe tjatrën.
Bëhetë hesap se në kryeqytetin e vjetër buzë Bosforit jetojnë 12.000 shqipëtarë të krishterë, midis të cilëve të paktën 6000 pronarë, me të paktën nga 2000 napoleonë do të konfiskohen prej Tyrqisë do të shkojnë në kredit të Greqisë, e cila ka konfiskuarë gjer më sot njëzet million napoleonash pasuni. Nuk dijmë në Shqipërija është kaq e pasurë në njërëz dhe në begati për të duruarë therori kësi mënyret.
Vetëm di se, në mos u bëfshin çape serioze dhe energjike, do të ndeshemi përpara në katastrofë, mëkate dhe responsabiliteti i së cilës do të bjerë mbi të gjithë.
Marrë nga Nacional