Nga Gezim Zilja
Beteja për mbrojtjen e qytetit të Janinës gjatë luft ës së parë ballkanike 1912-1913, u zhvillua nga tetori i vitit 1912 deri më 5 mars të vitit 1913, në të njëjtën kohë me betejën për mbrojtjen e Shkodrës. Ndërsa për të betejën për mbrojtjen e Shkodrës (tetor 1912-prill 1913) dhe heronjtë e saj është shkruar shumë, madje komandantit turk Riza Pasha, i është ngritur monument madhështor, në qendër ë qytetit, për betejën e Janinës dhe heronjtë e saj flitet e dihet shumë pak.
Në strukturat e garnizonit turk të Janinës sipas dokumentave të kohës, bënte pjesë dhe një Divizion me redifë (rezervistë) shqiptarë nga Jugu i Shqipërisë dhe shumë forca vullnetare kryesisht nga krahina e Labërisë dhe e Çamërisë. Divizioni shqiptar përbëhej nga regjimenti i Janinës me batalionet e Margëllëçit, Filatit dhe Paramithisë, regjimenti i Vlorës me batalionet e Vlorës, Mallakastrës, Fierit e Tepelenës, regjimenti i Gjirokastrës me batalionet e Gjirokastrës, Delvinës, Përmetit dhe Leskovikut, një batalion i Skraparit dhe një i Bilishtit.
Armata greke kishte fi lluar herët luft ën kundër garnizoneve turke dhe më 2 nëntor pushtoi Prevezën, më 11dhjetor 1912 Sarandën, deri më 13 dhjetor kishte pushtuar Artën, Prevezën, Pargën etj. Po më 13 dhjetor 1912 trupat greke iu afruan Janinës dhe një ditë më vonë e sulmuan atë duke zhvilluar luft ime të ashpra me forcat turkoshqiptare eri nga fundi i janarit 1913.
Me 5 mars ushtria turke nën komandën e Esat Pashë Janinës u dorëzua pas një rezistence dy ditore 3-4 mars. Në këngët popullore ky dorëzim është konsideruar si tradhëti nga ana e komandantit turk, pasi pozicionet rreth Janinës e sidomos të Bezhanit, fortifi katat dhe mbrojtja e të cilit ishin projektuar e realizuar nga inxhinierë gjermanë, konsideroheshin të papushtueshme.
Janinë çerek Stambolli
Daltë e të bëloft ë gjoli
Hapi sitë se të mori (greku)
Më tej vjen përgjigja pse Janina është e papushtueshme jo vetë nga pozicioni strategjik i saj, por dhe nga pengesa natyrore që është liqeni (gjoli), Bezhani i super fortifi kuar dhe djelt e nënave shqiptare.
S’më merr dot se s’më gjoli
S’e lë gjoli dhe Bezhani
Bezhani bën muharrebe (luftë)
Grihen djelt e nanave
Ja si përshkruhet e dokumentohet tradhëtia e komandantit turk për rënien e Janinës:
Esat Pashë Janina
Ka vate rrufj ani
Pa bukë e pa ujë
S’mbahet istikami
Për lirat që mori
Na iku vatani.
Në një këngë tjetër po për pushtimin e Janinës kuptohet qartë se shqiptarët luft uan me vetmohim për mbrojtjen e Janinës por…
Faj s’te ka shqipetari
Po turkoshak kumandari
…Kumandari me valinë
Çamërinë me lira e shinë.
Para sulmit frontal mbi Janinën u zhvilluan luft ime të përgjakshme në Paramithi, Filipjadhë, Gumenicë, Volë, Margëllëç, Gribovë, Filat, Pargë, Artë e Prevezë. Këngët – dokument janë të panumërta për betejat e zhvilluara nga shqiptarët që dhanë jetën me shpresën, që Çamëria e bashkë me të Janina nuk do të dorëzoheshin te forcat greke. Për pushtimin e Filipjadhës na vijnë vargjet:
Në Gribovë atë ditë
Ne kalaja më të ngjitë
O mor të zes redifë
Ballë për ballë me moraitë
Seç i kriqosët sfungjitë
Në huxhum mbetët të gjithë.
Këshilli i Ministrave në Vlorë, më 29 janar 1913, mori zyrtarisht vendimin “Të mbrohet me çdo kusht Janina” dhe u dërgoi thirrje gjithë krahinave të vendit të mobilizonin e dërgonin rezervistë e vullnetarë në betejën për mbrojtjen e Janinës. Th irrjes së Qeverisë së Vlorës
iu përgjigjën burrat e Çamërisë e të Labërisë.
Kënga thotë:
Kërkon vatani e mileti
Të venë djeltë rrëpjeti
Tetëmbëdhjetë milë vanë
Që nga tetëmbëdhjetë vjeç djalë
Morën dufeq e gjordanë
Ikën djeltë edhe vanë
Nanat haber nuku kanë
Janë gjallë apo u vranë.
Luft a dhe betejat e zhvilluara janë të ashpra deri në vetmohim. Të dhënat jepen me saktësi të madhe, krahasuar me dokumentat e kohës:
Taburri i Vlorës u vranë
Na njëmilë e diqind q’ishnë
Gjashtëqind u katandisnë
Edhe taburri me çamë
Dhe këta u grinë, u vranë
Lëft on labi, lëft on çami
Ne Pesë Puset u bë nami.
Ditën e Bajramit grekët vendosin të sulmojnë forcat shqiptare, duke menduar t’i kapin në befasi. Por ja sesi vjen informacioni për qëndrimin e shqiptarëve myslimanë:
Jorgos vanë e i thanë
Në Grebenic’ në majë
Shqiptarët falin Bajramnë
Po ti ç’bënë pse s’hidhe parë
Se ata topa s’të kanë
I ze tek falin bajramnë
Edhe këtë herë si në çdo rast tjetër shqiptari para fesë do të vendos atdhenë: ai është i pari, është më i shtrenjë se çdo gjë tjetër:
Po ne nuk falëm bajramnë
Se do të mbrojtimë vatanë
Më tej vjen hakërrima:
Jorgo dhëndër i Rusisë
Ti s’njeh djelt e Çamërisë
E marrin plumbin në sisë
Tij ta bëjnë ferrë e drizë
Është interesant fakti që në luft ën për mbrojtjen e Janinës por edhe territoreve të tjera të Çamërisë, morën pjesë çamët ortodoksë si, Konomenjtë, fis nga Gliqia i Paramithisë, Çallëkenjtë e Potamesë, Gogozotot nga Rrapëza, pranë Agjisë, Papenjtë në Kastri të Gumenicës etj. Ata qëndruan në ballë të përpjekjeve për mbrojtjen e trojeve shqiptare, duke luft uar krah për krah me vëllezërit e tyre të besimit mysliman.
Ja ç’thotë kënga:
Thereti pesëmbëdhjetë
Seç na duall’ Konomenjtë
Mblodhën e nisën gjithë djeltë
Për në Bezhanin e shkretë
Me dufeqe e me fushekë
Me lopata e kazmenjtë
Të mos çan greku rëpjetë
Ku ipjet kanë foletë.
Sot kur shikon që luginat e Përmetit, Gjirokastrës e Korçës, janë mbushur me kryqe e varreza të qena e të paqena të ushtarëve grekë të luftës së dytë botërore, nuk ka si të mos trishtohesh. Në Çamëri nuk ka pëllëmbë toke, pa u vaditur me gjakun e dëshmorëve çamë. Vetëm në përroin e Selanit, më 1913, u kapën pabesisht (u thirrën gjoja për bisedime) dhe u masakruan 72 burra nga më të shquarit e Çamërisë, kundërshtarë të pushtuesve grekë. Për ta, ashtu si në Bezhan, Gribovë, Filipjadhë e gjetkë nuk ka as varr, as pllakatë, madje dhe këngët për ta janë rrudhur:
Në Selan të shkrretë
Këllon gjak shqiptari
Klani more shokë
Se na zu dushmani.
Ne kushtet e tanishme ne nuk i ndryshojmë dot kufi jtë e vendosura nga ligjet dhe vendimet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Por në gjithë atë tokë të banuar dikur tërësisht nga shqiptarët të mos ketë një pllakatë, një lapidar, një shenjë sado modeste, që të tregojë historinë është e pafalshme. Duket i pakuptimtë, servilizmi i pështirë dhe i njëanshëm i qeverive shqiptare për këtë çështje, gjatë këtyre tridhjetë viteve demokraci.
NUK HARROHET GJENOCIDI I PANDËSHKUAR GREK NË ÇAMËRI
Nga Ahmet Mehmeti
Ekspert i Marrëdhënieve Ndërkombëtare Muaji mars në shekullin XX ka regjistruar tragjedi për kombin shqitpar, veçanërisht për Çamërinë. Gjithëçka nisi me masakrën në Prroin e Selanit në Paramithi ku u vranë 72 burra më 1913 dhe më pas me masakrën e Filatit më 1945 që u bë epilogu i maskrave genocidiste që nisën më 27 qershorin 1944. Të flasësh me fakte për çka ka ndodhur në territorin shqitpar jashtë kufijëve aktualë, është detyrim moral dhe historik që do u shërbejë brezave për të vërtetat mbarëkombëtare.
Prej 27 qershorit 1944 deri në 13 mars 1945 në Çamëri u masakruan 2909 vetë prej të cilëve 214 gra, 96 fëmijë, ndër ta 32 nën moshën 3 veç. U dhunuan 745 gra e vajza si dhe u rrëmbyen 76 të tjera. Si pasojë e spastrimit etnik dhe fetar me dhunë vdiqën ose u rrëbyen e u zhdukën rrugëve 2473 vetë (nga dhuna, uria, sëmundjet, etj), gjithsej të vdekur 5277 vetë. U shkatërruan 68 fshatra e qytete. U dogjën 5800 shtëpi dhe u rrënuan 102 objekte kulti etj.
Këto masakra ishin finalja e atyre që kishin filluar në Prroin e Selanit ku u martirizuan pabesisht 72 krerë të zgjedhur nga paria e Çamërisë në mars të vitit 1913 kur vendi ra nën robërinë greke pas vendimit fatal të Konferencës së Ambasadorëve në Londër, një ngjarje kobëzezë ndërkombëtare e ndërmarrë nga Fuqitë e Mëdha kundër kombit shqiptar ku më shumë se gjysma e trojeve etnike dhe e popullsisë shqiptare u la jashtë kufijve të kësaj krijese shtetërore gjysmake, që u bë pre e humorit dhe presioneve të të mëdhenjve.
Historia e Çamërisë (1913–1944) nën pushtimin grek ishte një mynxyrë që u karakterizua nga nxitja e drejtpërdrejtë dhe publike e shtetit dhe kishës ortodokse greke në marrëveshje për të kryer genocid, bashkëfajësi për genocid dhe genocid etniko-fetar i mirëfilltë i kryer nga qeveritarë, funksionarë apo nga persona të veçantë ashtu siç përkufizohet në Konventën për parandalimin dhe ndjekjen e krimit të gjenocidit të miratuar nga Ansambleja e Përgjithëshme e OKB-s me rezolutën e saj të 9 dhjetorit 1948 dhe që hyri në fuqi më 12 janar 1951.
Po rikujtojmë këtu rezolutat e Asamblesë së Përgjithëshme të OKB-s të datave 13 shkurt 1946 dhe 31 tetor 1947 në lidhje me ekstradimin dhe ndëshkimin e kriminelëve të luftës dhe të rezolutës 95 të 11 dhjetorit 1946 që konfirmuan parimet e të drejtës ndërkombëtare të njohura nga Staatuti i Gjykatës ushtarake ndërkombëtare të Nurembergut dhe nga vendimi i atij gjyqi si dhe rezolutat e 12 dhe 16 dhjetorit 1966 nëpërmjet të cilave Asambleja e Përgjithëshme ka dënuar shprehimisht si krime ndaj njerëzimit nga njera anë shkeljen e të drejtave ekonomike dhe politike të popullsive autoktone dhe nga ana tjetër politikën e aparteidit.
Në asnjerën nga deklaratat solemne, aktet dhe konventat që synojnë ndjekjen dhe shtypjen e krimeve të luft ës dhe të krimeve kundër njerëzimit, nuk është parashikuar kufizim në kohë. Konventa mbi mosparashkrimin e krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit (hyri në fuqi më 11 nëntor 1970) shprehet qartë në Nenin 1: “Krimet e mëposhtëme janë të paparashkrueshme cilado qoftë data kur janë kryer:
a) Krimet e luftës, në mënyrë të veçantë “shkeljet e rënda” të përmendura në Konventat e Gjenevës të 12 gushtit 1949 për mbrojtjen e viktimave të luftës;
b) Krimet kundër njerëzimit, të kryera qoftë në kohë luft e apo paqeje, dëbimi nëpërmjet një sulmi të armatosur ose pushtimit dhe aktet çnjerëzore që rrjedhin nga politika e aparteidit, si dhe krimi i gjenocidit, ashtu siç është përcaktuar në Konventën e 1948-ës për parandalimin dhe ndjekjen e krimit të gjenocidit, qoftë edhe kur këto akte nuk përbëjnë shkelje të së drejtës së brendëshme të vendit ku ato janë kryer”.
Dispozitat e kësaj Konvente kërkojnë që për cilindo nga krimet e sipërpërmendura të vihen në zbatim ndaj përfaqësuesve të autoritetit të shtetit dhe ndaj personave të veçantë që kanë marrë pjesë në të si autorë ose bashkëfajtorë, apo që do të njihen fajtorë për nxitje të drejtëpërdrejtë në kryerjen e cilitdo nga këto krime, ose që do të kenë marrë pjesë në një marrëveshje me qëllim që ai të kryhet, pavarësisht se në çfar shkalle ekzekutohet, si dhe ndaj përfaqësuesve të autoritetit të shtetit që do të toleronin kryerjen e tij (Neni 2).
Konventa e mosparashkrimit të krimeve të luft es dhe krimeve kundër njerëzimit kërkon nga shtetet palë që në përputhje me procedurat e tyre kushtetuese të marrin të gjitha masat ligjore a të tjera që do të jenë të nevojëshme për të siguruar mosparashkrimin e krimeve të përmendura në nenet 1 dhe 2 të kësaj konvente.
Si përsa i përket ndjekjeve ashtu edhe përsa i përket dënimit. Atje ku mund të ekzistojë një parashkrim në këtë fushë, me ligj apo me një mënyrë tjetër, ai do të hiqet, thekson Neni 4. Për të gjitha sa u përmendën më sipër Greqia në rastin e Çamërisë nuk ka zbatuar asnjë detyrim ndaj konventave kundër gjenocidit.
Është pikërisht kjo shkelje fl agrante e ligjeve dhe konventave ndërkombëtare që Greqia raciste bën presion ndaj shtetit shqiptar, me vend e pa vend, me të gjitha format dhe mënyrat, t’i shmanget detyrimeve strikte ndërkombëtare për krimin e gjenocidit, aq sa kërkon ta heqë edhe emrin e Çamërisë nga librat shkollore të historisë, gjeografi së, letërsisë etj.
Shteti grek, megjithëse është prej kohësh pjesë e Bashkimit Europian, është shumë prapa në krahasim me disa shtete fqinje ballkanike si Shqipëria etj, që nuk e ka përafruar legjislacionin e vet kombëtar me atë tëBE-s, nuk ka firmosur dhe as ka ratifikuar protokolle si ai Nr. 4 i Konventës Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Liritë Themelore.
Më e keqja që ka bërë shteti grek është zhdukja me gjenocid, zjarr e hekur, e minoriteteve kombëtare, duke grabitur pasuritë e tyre të tundëshme e të patundëshme, në fund të Luftës së Dyte Botërore siç ishin hebrenjtë, shqiptarët çamë, maqedonasit sllave (egejcit) etj. Për këtë deri sot ai nuk ka dhënë llogari, nuk ka kërkuar falje dhe nuk është ndëshkuar rëndë siç e meriton në bazë të Konventave kundër Gjenocidit.
Kjo ka sjellë që edhe në Kushtetuten e sotme greke mungojnë minoritet kombëtare, pasi Greqia nuk njeh minoritete të tilla në teritoret që i dha Europa Plakë (Th e Ethnopolitical Encyclopedia of Europe, f. 422, London, 2004). Këto janë plagë të rënda që Greqia nuk duron sot as t’ja kujtojnë.
Ajo ka firmosur Konventën Kuadër për Mbrojtjen e Minoriteteve Kombëtare që më 22. 09. 1997 dhe ende nuk e ka ratifikuar. Dhe Europa bën sehir. Kështu shkojnë punët dhe vlon racizmi pastaj nëpër Europë. Llogaritë i paguajn minoritetet e shtypura. Greqia është shembulli më i keq në botë.
Shteti grek sot u mohon të gjitha të drejtat shqiptarëve autoktonë çamë me gjoja bashkëpunimin e tyre me nazi-fashizmin dhe nuk ka asnjë argument, dokument ose arsye pasi edhe vetë shkencëtarët historianë grekë kanë argumentuar se nuk ishin çamët që bashkëpunuan me nazifashizmin por qeveritë greke gjatë gjithë Luftes së Dyte Botërore. Gjithashtu Kisha Ortodokse që edhe sot është dominuese sipas Kushtetutës greke “që përbënte një bashkëbisedues të privilegjuar me autoritetet e Pushtimit” (JM). Rreth 3 000 (tre mijë) çamë morën pjesë kundër nazifashizmit me armë në dorë në një popullsi prej rreth 30.000 – 40 000 njerëz, aq sa përbëhej në atë kohë ushtria e kriminelit Zervas (shih Jorgos Margaritis: “Bashkëpatriotë të Padëshiruar – Të dhëna mbi shkatërrimin e minoriteteve të Greqisë, hebrenjtë, çamët” f. 1 28-129 T. 2009).
Napoleon Zervasit, këtij krimineli lufte dhe bashkëpuntor me nazifashizmin, shteti grek i ka ngrtitur monumente për krimet e kryera ndaj fëmijëve, pleqve e plakave dhe njerëzve të tjerë të pambrojtur e të pafajshëm vetëm e vetëm se ishin shqiptarë dhe muslimanë.
Akuzat dhe kërcënimet e politikës dhe institucioneve të larta shtetërore greke si dhe të ministrave, kryeministrave, presidentëve në këto 30 vitet e fundit “Mbi Gjyqin Special të Kolaboracionistëve” duke dënuar 1930 shqiptarë në mungesë me akuza false bien poshtë nga vetë dokumentet e drejtësisë greke që çjerrin hipokrizinë e shtetit gjenocidist dhe të propagandës raciste greke.
Në dokumentin e pakontestueshëm të Gjykatës së Diktimit të Janinës me Nr. Prot.1837, datë 29 shtator 1976 për Ministrinë e Rendit Publik, Drejtorinë e Shërbimeve Kriminale dhe Seksionin e Arkivave – Zyra e Ndjekjeve, Athinë u jepet përgjigje të gjitha shkresave të tyre si vijon: ”Për arsye e në bazë të vendimit të Ministrisë të Drejtësisë Nr. 17 845/1976 mbi shkatërrimin e dosjeve të proceseve gjyqësore penale, a) të atij të Diktimit 3 dhe 5 anëtarësh të Janinës deri edhe në vitin 1970, b) të Gjykatës Penale të kolaboracionistëve të Janinës, Artës, Prevezës deri edhe në vitin 1950, c) si dhe të Gjykatës Speciale të Janinës për kolaboracionistët, gjithashtu deri edhe në vitin 1950, nuk ka qenë i mundur verifikimi përfundimtar apo i parevokueshëm i atyre për të cilat bëhet fjalë në dokuimentet tuaja të mësipërme, në vendimet, në mungesë, të Gjykatës Speciale të Janinës për kolaboracionistët, prandaj, duke i konsideruar këto vendime për këto arsye si asnjëherë të komunikuara dhe që nuk kanë qenë aspak në fuqi si të tilla (të zbatuara), pra, si jo përfundimtare, ato, për rrjedhojë, bëjnë pjesë në parashkrim të dënimit penal dhe jo në atë të vendimit, domethënë, të Nenit 549 të së Drejtës së Vjetër Penale.
Prandaj, krimet e bëra më parë në bazë të cilave u dënuan dhe për të cilat bëhet fjalë në vendimet e mësipërme, janë të parashkruar mbasi kaluan shtatë vjet nga kruerja e tyre, sipas Nenit 120, në frymën e të cilit u bënë. Ky document i rëndësishëm është vulosur dhe firmosur nga Prokurori i Diktimit të Janinës Vasilios Xhavellas (shih G. R. 10.05.1995, f.2).
Natyrshëm lind pyetja: Pse kjo pandëshkueshmëri e gjenocidit grek edhe pas gati tetë dekadash nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore dhe 30 vjet pas përmbysjes së totalitarizmit? Siç dëshmojnë vetë dokumentet e shtetit dhe të Drejtësisë greke çamët jo vetëm nuk jane fajtorë por po vazhdon gjenocidi edhe sot nëpërmjet mohimit të kthimit në shtëpitë, pronat, varrezat dhe trojet e tyre mijëvjeçare. Ka një përgjigje: Shteti shqiptar nuk po bën detyrën e vet, nuk e ka në axhendën e punës së tij zgjidhjen e Çështjes Çame si problem i Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut dhe si Minoritet Kombëtar Shqiptar në trojet e veta në Çamëri (Th esproti).
Për këtë, në radhë të parë përgjegjësi mbajnë krerët autokratë të shtetit paskomunist, që kanë drejtuar Shqipërinë në periudhën 30 vjeçare, nga e majta dhe nga e djathta, me urdhërin e të cilëve ky problem është hequr nga programet e partive të të tyre të mëdha si dhe nga programet e qeverive kukulla që janë nën presionet dhe diktatin fashisto-racist të Athinës zyrtare.
Në Shqipërinë e sotme nuk zbatohet ligji, nuk zbatohet kushtetuta. Vetëm kur në Shqipëri të vendoset shteti ligjor do të zgjidhet edhe Çështja Çame.
Marrë nga Nacional