ÇAMËRIA PLAGA QË ENDE KULLON GJAK

0
539

Mr. sc. Nue Oroshi

Çamëria dhe marrëdhëniet shqiptaro-greke nëpër shekuj, në periudhën kohore 2004-2017, ishte sesioni shkëncor që e organizoi Shoqata e Intelektualëve Shqiptarë “Trojet e Arbrit”. Më 4 Qershor 2017 shtegtarët e Shqipërisë Etnike ishin nisur nga të gjitha viset etnike shqiptare dhe diaspora e madhe atdhetare për në Gjirokastër, në këtë pjesë të Shqipërisë Etnike. Tema bosht në këtë sesion shkencor, ishte: “Çamëria, kjo plagë e thellë e shqiptarisë, e cila sot e kësaj dite është duke kulluar gjak nga masakrat dhe dhuna e grekëve, dhe kjo dhunë ende vazhdon duke mos e pranuar çështjen e Çamërisë. Shpeshherë është përseritur thënja se: “Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri”, por gati asnjëherë nuk janë mbledhur intelektualët shqiptarë për ta thënë, shkruar dhe treguar historinë për Çamërinë tonë.

4 Qershori i vitit 2017 është shënuar me shkronja të arta për historinë e Çamërisë, se, në këtë ditë të bukur dhe me diell në Gjirokastër u mbajt sesioni shkencor, si fryt i të cilit po e shehë dritën Libri i gjashtëmbëdhjetë enciklopedik, që shoqata “Trojet e Arbrit” i ka botuar nga viti 2004 e deri në vitin 2018 në këto katërmbëdhjetë vjet të punës së pandërprerë, ku me këtë botim po përmbushim rreth 11.000 faqe material shkencor, ku me punimet e tyre, kush më shumë e kush më pak, kanë botuar deri më tani rreth 300 autorë shqiptarë. Kësaj radhe dëshiroj të falënderoj disa nga studiuesit që kanë kontribuar, si në çështjen organizative po ashtu edhe në mbledhjen dhe sistemimin e punimeve shkencore.

Fillimisht dëshiroj ta falënderoj Dr.Ermelinda Kashah nënkryetaren e Shoqatës “Trojet e Arbrit”,e cila u angazhua maksimalisht dhe punoi me përkushtim që ky sesion shkencor ta ketë nivelin shkencor, që përputhet me nivelet shkencore të studiuesve evropianë. Nuk mundem pa e përmendur një studiues dhe atdhetar, Ahmet Mehmeti, i cili natë e ditë punoi që sesioni shkencor dhe libri për Çamërinë të finalizohet me sukses. Ahmet Mehmeti madje ishte një kordinator i vyer i yni i cili kontaktoi shumë studiues që janë marrë dhe mirren me studimet shkencore.

Ndërkohë që pjesë e këtij sesioni shkencor ishte shkrimtari i shumë veprave letrare për Çamërinë tonë, Arben Kondi. Arben Kondi përveç që e nderoi këtë sesion shkencor, ai përshëndeti edhe me një fjalë që në fillim, duke treguar, se gjaku Arbëror do të jetojë në Çamërinë tonë të dashur. Me pjesëmarrje na nderoi edhe Kryetari i Shoqatës “Çamëria” zotëri Abaz Hado, i cili dha edhe një kontribut të vyer në Kryesinë e Sesionit Shkencor. Kontributet nuk kanë të ndalur, një kontribut të veçant e dha edhe intelektualja nga Çamëria, Mirela Mezani, e cila na i siguroi disa fotografi shumë të rralla të Çamërisë, të bëra shumë kohë më parë.

Ndërkohë pasiqë shoqata “Trojet e Arbrit” ka një vazhdimësi katërmbëdhjetë vjeçare, nuk mundemi pa përmendur kontributin financiar dhe organizativ të studiuesit dhe atdhetarit Tomë Mrijaj, i cili erdhi enkas për këtë sesion shkencor nga Amerika e largët, dhe u nda jashtëzakonisht i impresionuar me bukurinë e Gjirokastrës, si dhe me mbarëvajtjen e sesionit të gjashtëmbëdhjetë shkencor. Kurse studiuesi Selman Etemi, tash e katërmbëdhjetë vjet me radhë, përveçkontributit nëaspektin organizativ, edhe kësaj radhe me pedanteri e kreu lekturën dhe korrekturën e këtij libri enciklopedik për Çamërinë tonë. Ndërkohë veprimtari i Ballit Kombtar në Amerikë, Tomë Jaku, me një telegram përshëndeti punimet e këtij sesioni shkencor, duke i uruar sukses të plotë.

Nuk mund ta harroj assesi kryetarin tonë shumëvjeçare Prof. Dr. Muhamet Shatrin, i cili me plot sukses e kaloi një operacion kirurgjik në zemër, dhe iu kthye me plot sukses dhënjës së kontributit shkencor për ndriçimin e historisë shqiptare. Profesorit të nderuar i urojmë shëndet, jetë të gjatë dhe suksese të mëtutjeshme në punën shkencore dhe atdhetare.

Ky libër që po i japim në dorë lexuesit ka 512 faqe, dhe është i ndarë në dy pjesë. Pjesa e parë ka të bëj eskluzivisht me temat për Çamërinë, ndërsa për shkak të vazhdimësisë katërmbëdhjetë vjeçare që na kanë ndjekur shumë studiues dhe punimeve me vlerë që kanë sjellur, porqë nuk kanë të bëjnë direkt me Çamërinë, por me Historinë shqiptare, kemi vendosur në marrëveshje redaksia e librit, për t’ipërfshi në këtë botim edhe disa punime të tjera në formë të një shtojce.

Në fund i falëndroj të gjithë ata intelektualë, studiues dhe të gjithëata që në një mënyrë apo tjetër dhanë kontribut në mbajtjën e këtij sesioni shkencor dhe botimit të këtij libri me vlera enciklopedike, apo të kësaj Historie të pashkruar deri më tani për Çamërinë tonë.

Në fund e ndjej veten të privilegjuar që pata mundësinë ta vëj edhe unë një gurë të çmuar me botimin e këtij libri, në kështjellën tonë në ndërtim e sipër, me emrin Çamëri, e cila edhe sot e kësaj dite është duke lënguar nga plagët që i kullojnë gjak.