ÇAMËRIA E NDASIA FETARE

0
1335
Harta e Çamërisë

Refleksione jete: E VERTETA NA BAN TE LIRE.

Mbi artikullin e z. Shqiptar Oseku: Cameria dhe ndasia fetare.

Ne 1820 nuk kishte ende SHQIPTARE, porse arbnore te konvertuem ne islam dhe ne ortodokse. Emni shqiptar erdhi me Rilindjen. Ky konvertim i kishte ba me humbe edhe perkatesine kombetare, se asnji nuk thirrej ma arbnore…Ne kete troje nuk u hape kurre nji shkolle shqipe me shkronjat e arbnoreve…

Keni shume te drejte z.Shqiptar Oseku, ne artikullin tuej, lufta ne Jugun e shqipnise ishte nji lufte fetare, ajo vazhdoi edhe nji shekull ma vone me haxhi qamilin, e vazhdon ende sot ne disa nuanca latente. Vetem e verteta na ban te lire e rrnofsh qe e deshmon ate.

Tosket arbnore ne trojet tona ne Greqine e sotme ishin te gjithe ne kohen e SKanderbegut KATOLIKE TE RITIT ANTIK (sic e deshmojne arbereshen ne Italine e jugut sot qe kane ruejte besimin origjinal) e konvertimi i tyne ne solli pasojat e pallogaritshme.

Çameria si ajo ortodokse edhe ajo muslimane nuk e hapen asnjihere nji shkolle shqipe e kjo solli edhe shperbamjen e trojeve arbnore…

Konkuzioni i z. Oseku asht i kjarte dhe i plote: Lufta ne mes te truqve dhe grekeve ne 1820 ishte lufte ne mes te shqiptareve musliman e atyne ortodoks e kjo solli edhe pasojat e spatrimit te Camerise…
Gjergj Jozef Kola, 2019

– nga Shqiptar Oseku

Ndasia fetare mes shqiptarësh ortodoksë e muslimanë ishte një nga rrethanat kyce që mundësoi pastrimin etnik në Çamëri. Çamëria ishte zone puro shqiptare dhe nuk është se asokohe pati dyndje masive grekësh nga anë tjera enkas për të kryer genocid në Çamëri. Versioni zyrtar i historisë fsheh faktin se vrasësit, duke nisur nga vetë Zerva, ishin me shumicë banorë lokalë, shqipfolës ortodoksë.

Rrënjët e ndasisê fetare midis shqiptarësh muslimane e kristiane ne Çamëri, por edhe gjetkë, në More e në ishujt e Egjeut, datonin nga koha e perandorise osmane, kur shqiptaret muslimanë gëzonin privilegje dhe diskriminonin vëllezërit e vet kristianë. Sistemi sheriatik i osmanllekut kerkonte takse te vecante per kristianët, nese donin te shpetojne koken e pasurine. Ai thonte se deshmia e jomuslimanit ne gjyq vlen sa gjysma e deshmise se muslimanit, pra kishte diskriminim sistematik ne gjyqesor. Perandoria perjashtonte jomuslimanët nga nje sere sektoresh publike, ndante banimin ne lagje te ndara, dhe madje nderhynte edhe ne jeten dashurore te vartesve, duke ndaluar martesa nderfetare, ngjashem me apart-heidin jugafrikan.

Njeherit, teokracia osmane e miletit administronte rajanë ortodokse indirekt permes klerit lokal, te cilet i shikonte si aleate kunder Vatikanit, gjithnjë simbas parimit armiku i armikut tim. Ky manipulim i dyfishte i Portes se Larte, me diskriminim sistematik te jomuslimaneve dhe administrim indirekt kishtar, me kalimin e shekujve shkaktoi përcarje te thella, e i ktheu shqipfolesit ortodoksë ne pre te kishës greke.

Kjo politike e percarjeve fetare shkrehu mbrapsht ne shek. XVIII-XIX, kur osmanlleku nisi te humbe kontrollin mbi klerin orthodoks. Ky kler tashti kishte nje ushtri fshataresh te diskriminuar, qe ishin mesuar ta ndjekin klerikun dhe te gatshem te ngrejne krye cdo cast kunder mundimtareve te vet shekullore. Gjate luftimeve qe sollen shkeputjen e Greqisë nga osmanlleku (1821-1832) dy palët e qorruara nga urrejtja fetare kryen masakra te tmerrshme mbi njera-tjetren, duke vrarë gra e fëmijë pa kursim.

Heronjte e pavaresise greke qene shqipfoles, ashtu si qene shqipfoles edhe pashallaret brutale qe thirren xhihad e tentuan te shtypin rebelimin e ”kaurrëve te Junanit” per te mbrojtur kufinjte e islamit. Ne aspektin ushtarak, lufta e pavaresise greke s’ishte vecse nje lufte nderfetare mes shqiptarësh.

Beteja e Misolongjit nje nadje te hershme me 1825 eshte shembull shkollor qe ilustron kete fakt. Meqenese dy palët kishin nje gjuhe e nje veshje tradicionale, me qeleshe, xhamadane e fustanella, rebelet kristiane, nga frika se vriten mes vete ne rremuje e betejes, vendosin nje shirit te kuq rreth krahu si shenje dalluese. Fitorja ne ate beteje quhet vendimtare per shkeputjen e Greqisë. Shiriti i kuq i asaj beteje qendron edhe sot ne krah te ushtareve greke qe parakalojnë me fustanella ne Athine.

Nuk eshte pra e rastit qe tensionet nderfetare kishin vazhduar qe nga ajo kohe edhe ne Çamëri, si kudo gjetke ne hapesirat e dikurshme te Rumelisë osmane. Urrejtja ushqehej zellshem klerike te dy paleve. Pas sajimit te Greqisë se pavarur kjo urrejtje u ushqye me dekada edhe nga propaganda zyrtare e shtetit grek, e cila, si ndodh rendom ne raste te tilla, permendte vec krimet e mehershme te muslimaneve, por jo edhe ato te kristianëve.

Gjenocidi i vitit 1944 qe pra kulminacioni i tmerrshem, por i parashikueshem dhe i pritshem, ku shpien gjithmone qorrlleku i pasioneve dhe urrejtjes fetare.Pastrimi etnik i cameve ne fakt s’eshte vecse nje projekt i vogel e anesor ne kontekst te projektit te madh dhe te suksesshem per helenizim te Greqise. Kur nisi rebelimi antiosman me 1821, mbi 70 perqind te Athines ishin shqipfoles, sipas informacioneve te botuara nga komiteti grek i Helsinkit. Sot pothuaj te gjithe banoret e Greqisë vetedeklarohen si greke, e toskerishtja e atjeshme — arvanitika — eshte ne vdekje klinike.

Duke mos u mesuar shqiptareve te verteten e sakte historike, historiografia zyrtare e enverizmit i ka lene shqiptaret te papergatitur para rrezikut qe sjell fanatizmi fetar. Faktet thonë se po te mos ishte ndasia fetare e elementit shqiptar, ta zeme po te ish krijuar nacionalizmi rilindas nja dy dekada me heret se c’lindi. Po te thonin asokohe keshtu si themi sot, se feja e shqiptarit eshte shqiptaria. Sot greket do te ishin minoritet etnik ne nje Shqiperi vertet te madhe, e cila do te ndante kufi me Turqine.

Eshte mire ta kujtojme kete sot ne kete pervjetor. Ne jemi mesuar ta permendim si pervjetor te genocidit grek dhe po, ai eshte i tille. Por Çamëria eshte njesoj shume edhe viktime e ndasive fetare midis nesh: simbol i asaj se ku mund te na shpie prape qorrlleku dhe urrejtja fetare.

Ne këtê ditë të kujtimit solemn, bëjmë mire ta kujtojme edhe këtë fakt. Se popujve qe s’mesojne nga historia, ajo ka zakon u perseritet.