ÇAMËRI, DASHURIA IME
Dheu i atdheut po bëhet më i shtrenjtë
më i vështirë për t´ u rikthyer sërish
përulja as poshtrimi si shkon vendit tim
as heshtja e qetë në pjesët e pushtuara
Atdhe, në çdo varg të kam gjakun tim
të kam vuajtje e dhimbje të përjetuar
nuk të lë në halle dhe pa mundësinë të
bësh dorën grusht. Jam poeti dhe biri yt
O fat i Shqipërisë, i Kosovës, Çamërisë
më pëlqen të kthehem në tokat e mia të
lashta, dhe në pjesët më brenda kohëve
e dua verën e Aleksandrit e të Pirros,
dhe dehjen e tyre në këngët me Lyrë e
Plis. Në secilën poezi të krijuar nga unë
i këndoj atdheut tim të domosdoshëm
luftave me emër e mbiemra heronjësh!…
O ti që me dashje e vret këngën tënde
për favore parash e për pisllëqe të tjera
të pushtuar e kemi gjysmën e atdheut
me të ngrënat tua ju po e mbytni lirinë!…
Atdhe, e marr me mend çka dëshiron,
në çdo varg timin unë ty të këndoj, e
përkrahi luftën e çamëve për Çamërinë
deri në çlirimin e çdo pëllëmbe të saj!…
Rrustem Geci – Dortmund, 2018