CAMBRIDGE – HARVARD

0
1013

Njeriu qytet

shkruar nga Ndue Lazri.

John Harvard. Nje njeri, nje emer, nje enderr: te themeloje universitetin me te vjeter te Amerikes. Me 1636 ishte hapur shkolla me e vjeter e Bostonit. Me 1639 ajo u be kolegji “John Harvard” pastaj Universiteti i Harvardit e pastaj qyteti i studenteve ne zemer te Bostonit. Bostoni ka 1 milion studente qe vijne nga e gjithe bota. Ai ka 8 nga 12 universitetet me te vjetra ne Amerike.

Harvard e Cambridge jane prane e prane e kane universitetet qe zene vendin e dyte e te trete nder 10 universitetet me te mira ne globin tokesor. Ketu eshte elita intelektuale, kerkimore shkencore e teknologkike e botes.

Harvardi ka disa porta hyrjeje. Te te hapen portat e ketij qyteti do te thote te te hapen portat e parajses se diturise. Studentet e Harvardit tani jane me pushime ne te kater anet e botes. Por ambientet e qytetit studentesk jane te gjalleruara nga kandidatet e ardhshem qe kane ardhur bashke me prinderit te njohin konviktet, auditoret e laboratoret ku do studiojne. Ata afrohen tek statuja e John Harvardit dhe bejne ritin e perkedheljes se kembes se tij.

E kam patur enderr te vizitoj Harvardin qe kur kisha lexuar romanin “Love story” te Eric Segal te ambientuar ne kete qytet studentesh e mbi te cilin eshte ndertuar filmi me te njejtin titull xhiruar ne keto ambiente. Ketu eshte xhiruar vitet e fundit edhe filmi “Face book”.

Shetisim oborreve te bukura te ketij qyteti studentesh te shoqeruar nga arkitekti Klarens Karanxha, i cili ka mbaruar studimet ne njerin nga 8 universitetet me te famshme te Bostonit bashke me bashkeshorten e tij Nensi Bregu Karanxha. Ata kane tani studion e tyre te arkitektures ne Boston. Ne Cambridge eshte realizuar nje nga projektet e Klarensit per banese studentesh. Eshte krenari te shikosh vepren e nje arkitekti shqiptar pikerisht ne kete qytet te elites boterore.

Harvardi rritet vazhdimisht. Ai ka blere kohet e fundit 25 hektare te tjere terren per te zgjeruar kembet dhe trurin e tij, trurin e botes.

Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar