Çalimet dhe mashtrimet historike të profesorit shqiptar nga Varshava

0
102
Lahutari Gjergj Pëllumbi

Fahri Xharra Nga: Fahri Xharra, Gjakovë

Epic songs of the Balkans have often been key in the construction of controversial nationalist ideas. In fact, they sing a common history” – nuk është e vërtetë që këngët epike të Ballkanit t’ishin çelësi i ideve nacionaliste tek banorët e saj. Nuk është e vërtetë që ato e këndojnë një histori të përbashkët.

Nuk e di se pse ia fillova me atë fjali në anglisht, por ajo ishte rezymeja e punës së z. Rigels Halilit, antropolog, historian, filolog dhe profesor në Qendrën për Studime të Europes Lindore në Universitetin e Varshaves dhe në Institutin e Filologjisë Sllave në Univeristetin e Torunit në Poloni.

Një djalë i zgjuar i lindur në Gjirokastër dhe tani jeton dhe vepron në Poloni, por….

Një gjë e kam konstatuar gjatë leximit dhe konsultimit të shtypit, librave dhe çdo gjëje të shkruar tek serbët, se nëse ata të lavdërojnë, ngrinin hymne për dikë ( ndonjë shqiptar ), atëherë duhesh të kesh një rezervë të madhe ndaj punës dhe veprimtarisë së të përmendurit. Ashtu edhe ndodhi për Rigelsin. Unë lavdet dhe shkrimet për shqiptarët nga serbët i marr me plotë rezervë.

Profesori i turpit shqiptar – Rigels Halili

Profesori Rigels Halili nga Gjirokastra nuk më pëlqeu aspak me librin e tij “Narod i njegove pesme” (Populli dhe këngët e tija, e botuar në edicionin shek. XX. – një libër me hulumtime krahasuese të epikes serbe dhe shqiptare në kontekstin historik, politik dhe letrar ( http://kosovapersanxhakun.org/?p=2653&lang=bs )) kur thotë qe në epiken e serbëve dhe shqiptarëve nuk janë vetëm lahutat e përbashkëta (Halili: Epika Srba i Albanaca – nisu samo gusle zajedničke, po aty.)

Profesorit i them një gjë, që serbët nuk kanë lahutë të veten, e nëse e ka dëgjuar ndonjë këngë me lahutë të kënduar serbisht atëherë ajo është malazeze, por edhe malazezët lahutën e kanë nga ne.

I pyetur nga gazetarët që një shqiptar i Shqipërisë të merret me studimin e marrëdhënjeve serbo-shqiptare, ai përgjigjet: “Dikush duhet ta bëjë këtë studim, dhe e vendosa. Ne me serbët jemi fqinj, i kemi problemet tona e kemi historinë e rëndë ndër veti, e kemi dramën, e kemi komedinë dhe tragjedinë në mes veti; dhe ja të fillojmë të shkruajmë diçka ndryshe. Nuk desha të jam publicist e as gazetar, se pse unë jam shkencëtar dhe dua të punojë në mënyrë shkencore.

Unë e përgëzoj profesorin për dëshirën e tij pajtuese me serbët, por shkenca nuk ka shpirtbardhësi (gjenerozitet), shkenca e ka të vërtetën dhe asaj duhet t’i përmbahemi, kurse profesori thotë:

«Anyway, whoever took these instruments in hand first was certainly neither Albanian nor Serbian as we know them today« Pra, sipas tij Lahuta nuk është as shqiptare e as serbe.

Në intervista e ndryshme të mediumeve serbe, që Rigels Halili flet, shihet që ai e kërkon një afrim miqësor me serbët, jo në bazë shkencore, duke e ndarë të bardhën nga e zeza por e luan “qengjin e butë që i thithë dy nëna“.

Kur gazetari i portalit “Kosova për Sanxhakun“ e pyet se pse ishte kritik kundër Kadaresë dhe librit të tij «Dosja H«, ai përgjigjet se nuk e di se a kam qenë kritik, problemi qëndron aty, që ai roman lexohet si punim shkencor, çka nuk është e vërtetë për romanin.

Rigelsin e pengon dhe e kritikon Kadarenë sepse porosia e librit të tij është se ”këngët shqiptare janë më të mira dhe se janë homerike, kurse krijimet e të tjerëve ( në këtë rast serbëve fxh ) janë kopje të gjalla.

Rigelsi thotë se Kadare e ka shkruar librin në vitet e tetëdhjeta, se sikur të e shkruante sërish do të thoshte “se një serb dhe një shqiptar do të shkruanin këngën e tyre në mënyrë të njëjtë“.

Pra, profesor Rigels Halimi nuk e pranon të vërtetën shqiptare, që jemi popull homerik por e barazon epikën ( vjetërsinë e kombit ) shqiptare me atë serbe.

Pika më e nxehtë për serbët është “Eposi i Kreshnikëve“, që serbët mundohen në çdo mënyrë ta përvetësojnë si të tyre, profesori është shumë i pa definuar dhe jo i prerë në këtë tematikë.

Serbët e kanë edhe problemin tjetër historik, që me anën “shkencore“ të shqiptarëve të fitojnë në lashtësinë e tyre historike dhe të jenë bile edhe më të vjetër se ne.

Nëse ju kujtohet libri i prof. Bardhyl Musarajt “Shqau“, ku me çdo kusht mundohet të që termin e shkizmës shkau, shqau, që ne i quajtëm shqiptarët ortodoks pas ndarjes së Kishave 1054, ta përjetësojë si komb sllav, të njëjtën lojë e luan edhe profesori i Varshavës kur thotë;
“- What does “shkje” mean?
– The term derives from the Latin “slavus” and thus means Slavic. It is now used by Albanians to indicate all Slavs, even Orthodox.“

– Jo profesor jo, je gabim sa nga toka e deri në qiell, kjo që thua nuk qëndron. Shkenca e jote këtu çalon, mashtron dhe krijon histori të rrejshme për serbet.

Profesori e merr edhe një rol tjetër të arbitrit në gjykimin e planeve të dy akademive, të asaj shqiptare dhe asaj serbe dhe thotë: Akademici nisu odgovorni za ratne zločine – Akademikët nuk janë përgjegjës për krime lufte.

Profesor më duket që nuk e paske lexuar asnjë dokument të SANU-s serbe, dhe të lutem mos i barazo gjërat. E sa i përket akademisë shqiptare të them se ndër ta nuk kishte kurrë shpirt shqiptari.

( Profesori i Varshavës i paska analizuar këto dy dokumente: Memorandum Srpske akademije nauka i umetnosti (iz 1986. godine) i Platformu za rešenje albanskog nacionalnog pitanja (koju je objavila Albanska akademija nauka 1998 godine).)

Nejse, të mos e zgjas; është krenari të kesh një profesor shqiptar ne dy Universitete polake, por mundësisht që ai të punojë ashtu që bota sllave ta kuptojë drejt çështjen shqiptare.