Poezi nga Jahe Fida
Tiranë. Me 18.09.2017
BUZA PO I DRIDHEJ, POR KËNGËN FILLOI!
I dëgjoi krismat, zemra fort iu drodh
ishin këput lisa për vatanë ra
Ja brofi më këmbë si luan u hodh
dikush i thotë i thotë dhe lulja u vra
Buza po i dridhej, por këngën filloi
nuse bëri Gonën me flamur mbulloi
Burrat e krahinës nisën me ngushëllue
N’sy i pa Agushi, fort i ka qortue!
Sot ka ndru jetë, jetë ndroj Antigona
por Ju mirë i dini këto zakonet tona
tek ne rilind, kush për atdhe ra
Këngë u këndohet e s’pranojmë me qa!
Sot është bërë nuse Antigona jonë
filloni krushq këngën siç e do zakon
le t’gjëmoj pushka, ashtu me batare
për trimëreshën timë, bijën kosovare!
Buza po i dridhej, por këngën filloi
Foli me Antgonën dhe bëri betimin
me fëmijt e tij luftën do vazhdoi
deri sa atdheu të gëzoj çlirimin!
E përcolli nuse çikën Antigonë
për fustanë nusërie kish flamurin tonë
e kruhçit e sajë luftëtarë për atdhe
n’ideal të Gonës të gjithë kanë bërë be!
jahe FIDA Tr. më 18.09.2017.
Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar