Buxhovi kërkon të veprojë Prokurori i Shtetit pas paraqitjes së mbrëmshme të Shefqet Krasniqit

1
375
Jusuf Buxhovi dhe Shefqet Krasniqi

Jusuf Buxhovi dhe Shefqet Krasniqi

Kosova ime, 14 prill 2021

Shkrimtari dhe historiani, Jusuf Buxhovi ka kritikuar mediat rreth hapësirë që po i jepen klerikëve fetarë, duke folur për imamin, Shefqet Krasniqi, rreth disa temave të ndishme.

Sipas tij, institucionet e drejtësisë duhet të veprojnë menjëherë aty ku preket kodi kushtetues.

“… si dhe sistemi i vlerave mbi të cilin mbështetet shoqëria e lirë dhe demokratike”, ka shkruar ai.

Reagim i plotë në FB:

Në një shtet laik, siç është Kosova, klerikëve nuk duhet t’u lejohet hapësirë mediale, ku bëhet thirrje e hapur për diskriminim gjinor, dhunë në familje, ku madje, edhe identiteti nacional kërkohet të zëvendësohet me atë fetar!

Meqë kushtetuta mbron të drejtën e lirive fetare si dhe përcakton vendin e klerit në shoqëri, prokurori i shtetit duhet të veprojë menjëherë aty ku preket kodi kushtetues si dhe sistemi i vlerave mbi të cilin mbështetet shoqëria e lirë dhe demokratike.

Pse gjyqësori nuk ka vepruar deri më tash në këtë frymë, fajin duhet kërkuar te pjesa madhe e politikanëve, që për interesa meskine, jo rrallë para elektoratit përdorin gjuhën e klerikëve, ndërsa klerikët, pse jo, në kuadër të këtyre raporteve, në jetën publike, veçmas nëpër studio televizive, bëjnë politikë!

https://www.facebook.com/photo?fbid=4134376496593794&set=a.187327924632024

 

1 KOMENT

  1. I nderuari z. Buxhovi,

    Nuk po u japin mediat hapesire per propagande antishqiptare dhe islamke, por 400 mije shtetas te Kosoves (jam i bindur edhe ju), ose 50.02% kane votuar per partine Komuniste dhe Islamike VVV, ne te cilen parti ka muslimanë qe jane shumë me muslimanë, dhe me bazikë, ne religjionin Islam, …se i apostrofuari Shefqet Krasniqi.

    Muslimani i respektuar nga Muslimanet e Kosoves, nuk iu adresua Shqiptarëve, as Shqiptarëve te religjionit krishterë, as nuk iu adresua Shqiptarëve jo-religjiozë apo Shqiptarëve te cilit do lloj tjeter, perveç se iu ADRESUA MUSLIMANEVE ME PREJARDHJE SHQIPTARE.

    Se qysh e rregullojnë jeten e tyre Muslimanet e Kosoves, kjo eshte çështje ekskluzive e Muslimanve dhe jo e neve Shqiptarve.

    Sot asnje Musliman me prejardhje Shqiptare nuk eshte Musliman te cilit iu imponohet islami me dhune, por jane Muslimanë me deshire te vet. Dhe eshte turp i madh qe ne SHQIPTART me iu tregue Muslimanve se çka bejne ata me jeten e tyre private Islamike.

    Por qeshtje kryesore eshte se 400 mije votues e votuan nje parti, ne te cilen ka Muslimanë qe kerkojne zhdukjen e Izraelit, apo qe kerkojne zhdukjen e LGBT…

    Une besoj se VVV i fitoi votat Muslimane te te gjithe Muslimanve ne Kosove, e qe jane sipas BIK rreth 38 mije te cilet praktikojne Islamin ne faltoret islamike ne Kosove. Poashtu rreth 50 mije Muslimanë me prejardhje Shqiptare nga Diaspora votuan per parrtine Islamike dhe Komuniste VVV.

    Te gjithe keta votues e kane votuar kryeterin e VV, i cili para shumë viteve deklaroi se duhet lejuar veshja Islamike ne institucionet publike… njesoj sikurse qe foli muslimani i respektuar Shefqet Krasniqi. Prandaj Z. Buxhovi ju edhe shumë tjere po paraqiteni kinse po e mbroni kombin Shqiptar duke kerkuar qe prokuroria ose “dikush tjeter” te mbroje Shqiptart nga Muslimanet, e ne te vertete ju e keni votuar dhe e keni lavdëruar publikisht udheheqesin e partise komuniste dhe Islamike. Dmth u jeni HIPOKRIT… sikur edhe ata tjeret qe trumpetojne ne rrjete sociale kunder Shefqetit…

    Nuk mundesh me qene kunder Shefqet Krasniqit, dhe PRO partise VVV, sepse 100% …VVV eshte ne linjen e barabartë me njohesin e dhe ekseprtin e Islamit.

    HIPOKRIZIA ESHTË NJE NDER VESET ME TE KEQIJA NJEREZORE.

Komentet janë mbyllur.