Dr. Nail Draga
Në vendet demokratike ku vlerësohen figurat kombëtare përveç se emrat e tyre përjetësohen duke iu vendosur rrugëve, shesheve apo institucioneve të ndryshme, atyre poashtu iu ngritën buste apo shtatore. Duke marrë parasysh kontributin e Ymer Prizrenit në historinë tone kombëtare si dhe përjetësinë e tij me Ulqinin, ka ardhur koha për vendosjen e bustit të tij në një mjedis të veçantë në rrugën që mbanë emrin e tij në këtë qytet. Dhe realizimi i kësaj nisme ka kohën e duhur sepse përkon me jubileun e 140-vjetorit të LSHP, kësaj ngjarje historike me përmasa mbarëkombëtare.
Eshtë e njohur se në të kaluarën qytete apo krahina të ndryshme kanë pasur lidhje e veprimtari të përbashkëta, në sajë të kontakteve të personave si dhe të qarkullimit të mallrave duke kriuar raporte shoqërore që në forma të ndryshme vazhdojnë edhe në ditët tona.
Por, në këtë aspekt ka edhe përjashtime ku raportët e tilla janë kriuar si rezultat i ngjarjeve apo indvidëve të ndryshëm të cilët kanë pasur autoritet në mjedisin përkatës duke dalë jashtë suazave lokale, madje në nivelin kombëtar.
Pikërisht diçka e tillë ka ndodhur me qytetin e Ulqinit në shek. XIX, kur ky qytet ishte në vemendje të diplomacisë ndërkombëtare të kohës, sepse ishte angazhimi përkatësisht kërcnimi i Fuqive të Mëdha që e detyruan Perandorinë Osmane për t’ia dorëzuar Ulqinin Malit të Zi. Edhe pse shqiptarët rezistuan me të gjitha mjetet aq sa kishin mundësi madje edhe më armë në organizim të LSHP, dorëzimi u realizu në nëntor të vitit 1880.
Dhe nga ky vit e më pas kemi të bëjmë me kohën kritike të LSHP, sepse ajo sulmohej në mënyrë frontale nga pushteti Osman jo vetëm me armë por edhe me burgosje e internime të personaliteteve eminente shqiptare të kohës.
Në plejaden e tyre figurave kombëtare të LSHP bën pjesë edhe Ymer Prizreni, i cili për ti shpetuar arrestimit nga autoritetet osmane ishte i detyruar për të lënë Prizrenin, duke vijuar për Shkodër e më pas në Ulqin(24 maj 1881). Dhe nga dita e vendosjes në Ulqin e deri sa vdiq me 12 qershor 1887 ai ishte simboli i qendresës kombëtare të shqiptarëve.
Vdekja e Ymer Prizrenit në sajë të një atentati si dhe amaneti i tij që të varrosej në varrezat familjare të Mollabeqirëve në Ulqin, nuk duhet trajtuar si çështje personale apo e një qyteti, por është pjesë e kauzës kombëtare të mohuar në trajtimin normal të valorizimit historik dhe kombëtar.
Andaj si i tillë Ymer Prizreni ka mbetur simboli i përjetësisë kombëtare të Ulqinit si dhe lidhjes shpirtërore të dy qyteteve (Ulqinit dhe Prizrenit), që vazhdon si binom i pandarë në ditët tona, por edhe në të ardhmën për brezat që do të vijnë pas nesh!
Pikërisht duke marrë parasysh vlerat e përgjithshme si intelektuale e historike për figurën e Ymer Prizrenit, nga viti 1978 me rastin e 100-vjetorit të LSHP, emri i tij u përjetësu në bronx në shtatore në Prizren së bashku me Abdyl Frashërin. Ndërsa nga ajo kohë në Ulqin u fillua të flitesj lirshëm, sepse deri atëherë vetëm sa përshpëritej ermri i tij, duke cekur së është i varrosur këtu e asgjë më shumë.Por, pas rënies së sistemit monist nga viti 1990, filloi një etapë e re, në nderim të figurave eminente kombëtare. Si kthesë paraqet viti 1998, me rastin e 120-vjetorit të LSHP, fillimisht u shënu në Ulqin për të parën herë kjo ngjarje nga historia e jonë kombëtare, pastaj u publiku nisma nga Shoqata e “Art Club-it” që një një rrugë apo shesh të emërtohet me emrin e tij.
Më pas kjo Shoqatë organizoj Sesionin shkencor me 25-26 maj 2002 me titull “ Ymer Prizreni -Personalitet i shquar i Lëvizjës Kombëtare Shqiptare”, ku më pas kumtesat u botuan në një botim të veçantë.Me këtë rast u restauru edhe varri i Ymer Prizrenit. Ndërsa më 15 maj të vitit 2002 kuvendi komunal i Ulqinit vendosi që një rrugë të mbaj emrin e Ymer Prizrenit, e ate pikërisht në Mëhallë të Re.Por, pas kontestimeve nga subjektet politike proserbe, ky emërtim rishqyrtohet dhe përseri i njëjti në korrik të vitit 2015 miratohet në mbledhjen e kuvendit të Komunës së Ulqinit, në mënyrë identike sikurse më parë.
Por, përjetësimit të kësaj figure historike, i mbetemi borxh me vendosjen e bustit të Ymer Prizrenit në një mjedis të veçantë në rrugën që mbanë emrin e tij në qytetin e Ulqinit. Dhe realizimi i kësaj nisme ka kohën e duhur sepse përkon me jubileun e 140-vjetorit të LSHP, kësaj ngjarje historike me përmasa mbarëkombëtare.I mbetet obligim pushtetit lokal të Ulqinit të realizoj në vepër një nismë të tillë me vlerë historike, kulturore dhe qytetarie.
(Pjesë nga kumtesa “Ulqini dhe Ymer Prizreni”, mbajtur në Konferencën shkencore në Prizren me rastin e 140-vjetorit të LSHP, në bashkëorganizim nga Instituti i Historisë në Prishtinë, Tiranë dhe Shkup me 10.6.2018).