‘Busti i Madeleine Albright ngjanë me figurën e Titos’

1
1122
Busti i Madeleine Albright

Ish-sekretarja e Shtetit Amerikan, Madeleine Albright, ka arritur sot në Kosovë.

Ajo është pritur në aeroport nga ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe më pas edhe nga krerët më të lartë të shtetit.

Albright ka arritur në Kosovë pas ish-presidentit Bill Clinton dhe do të marrë pjesë bashkë me të në ceremoninë e shënimit të 20-vjetorit të hyrjes së NATO-s dhe çlirimit të Kosovës.

Ish-sekretetarës i është punuar edhe një bust në Prishtinë, që do të zbulohet nesër zyrtarisht.
Edhe kësaj here nuk ka kaluar pa kritika, pas publikimit të fotografive të para.

Në faqen e Facebook kritiku i artit Ilir Muharremi ka postuar fotografinë e bustit të Albright derisa ka deklaruar se ngjanë shumë me figurën e Titos. “Është një bust shumë i zymtë, figura e Albright është shumë mashkullore dhe pjesa e fytyrës ngjanë me atë të Titos dhe vërtetë kjo është turp i madh”, është shprehur shkurt Muharremi.

1 KOMENT

  1. Busti i perngjan zonjës madheshtore Albright. Ndërsa mbiemri i Ilir Abu Mohahrrreem-it i perngjan beduinëve arabik.

    Ky beduin nuk mirret me idene por me ngjajshmerine ….. joekzistuese. Tphuuii….

Komentet janë mbyllur.