BUST KRENARIE NË THERANDË

1
665
Destan Bajraktari - bust

Naxhije DoçiPrishtinë

Sot, 12 dhjetor 2019 në rrjedha jete
jemi mbledhur tejmase të gëzuar
kuptohet edhe ndjenjësisht të përmalluar
në vendlindjen tonë perlë,
në Therandën me histori bujshmërie brez pas brezi
e lashtësinë pellasde-ilire në çdo hap e pëllëmbë
rrënjën e trashëguar.
Jemi mbledhur para tempullit të diturisë
me zëra fëmijësh jehut të dëlirë komponuar
për ardhmërinë e ndritur në gjasim margaritari
me emrin epik pagëzuar
“Destan Bajraktari”.

Në sfond flakërinë ballëlartë edhe BUSTI
në fokusim dëlirësie Destan Bajraktari,
skalitur në bronz shëmbëllimit të rrallë
nga mjeshtrit duarë-artë.
Për këtë skalitje të jehut krahështrirë
të përkushtuarit me vision drite
të vendlindjes reliev krenarie
morën vendimin,
hirësuan nderimin.

Në këtë skulpturë bronzi
një jetë e tërë qëndisur
shkollimi vijëzimit të renditur në ballë
kurrë pa u ndalur në hulumtime
etikë e stisur,
organizimet për hove të guximshme zgjimi
në shembje robërish të gjata sterrë
në Kosovën flakëruar lirie,
arkiv në mendjen e tij krejt zjarr.
Në mollëza të Bustit kujdesshëm të hijezuara
gjurmët e burgut nëpër këthina trishti përjetuar,
pikë në zemër fëmijët prush në shtëpi
për përkëdhelje flokësh përmalluar.

Sytë në BUST shkreptijnë të etur
për vendlindjen përmallim i djegur
familjarët dhe krejt banorët zemërbardhë të saj,
për bëmat historike gojëhapur mbetur.
Mbi vetull vrull i paskaj maje kulmit të shpresës
për dritësirë mbi errësirë
në Kosovën në pranga trishti ngujuar,
për shqiptarinë padrejtësisht coptuar
që në ardhmërinë e afërt
hartat ndryshimit të merituar
në tërësinë e dëlirë përthekuar.

Shkrimet tuaja në panumërim, thesar i pashuar
shumë sish folklor në gjirin e popullit ruajtur
me përkushtim zemre mbledhur
edhe nëpër këthetra demonësh të parrënjë.
Veprat poetike me motive kohe
për të rritur e fëmijë si një mrekulli,
në secilën lloj krijimi flakërinë përherë
atdhedashuria me thellësi zemre,
qëndrimi i palëkundur në rrënjën mëmë
dhe bardhësi veprimi deri në pakufij.

Në këtë fundvit 2019
suksesesh të shumta në panumërim
tubim madhështor në këtë nënqiell mrekullie
pranë kësaj kështjelle diturie,
udhëheqësi e përkushtuar dhe mësimdhënës e nxënës
secili me role të veçanta ashtu si edhe i pari,
program të përgatitur me recitime e këndime arti
që të të kujtojnë me krenari e lavdi
bir i këtij vendi, atdhetar i përkushtuar
Destan Bajraktari
Që të të kujtojnë e të falënderojnë
për mirësinë që e dhe ndër breza
për këshillat tuaja që i jepje përherë
se atdheu është vlera më sublime
epikë kulminante
mbi secilën vlerë.

(PËRURIM BUSTI të atdhetarit, të burgosurit politik, folkloristit të dalluar, poetit të më se 40 veprave për të rritur e fëmijë, pajtimtarit të gjaqeve ndër shqiptar dhe Profesorit -DESTAN BAJRAKTARI-, para SHKFMU “DESTAN BAJRAKTARI”, në Therandë (Suharekë) – 12. 12. 2019.
Nderim dhe falënderim për Komunën e Therandës (Suharekës) me kryetar, Z. BALI MUHARREMAJ, Drejtorinë për Kulturë, në Therandë, Drejtorinë e Shkollës dhe të gjitha strukturat përkatëse të preokupuara për nisma dhe realizime dokumentimesh të tilla kulturore dhe arsimore me rëndësi!)

Naxhije DoçiPrishtinë – 12.12.2019

1 KOMENT

  1. Një Bije MIJËRA ngrihen – Shëmbëlltyrë atdhetarie…!

    Destan Bajraktari-*Shqiponja*Therandës.-(Suarekë).

    E nderur Nexhimje Doci nga Prishtina shkruajtur,
    Faleminderit atë figurë të shquar atdhetar skalitur..!
    Desta Bajraktori vërtet djalë e burrë Azgan…
    Një jetë krenarinë e Therandë-Suharë-mban.

    Faleminderit Revistës *NGADHNJIMI* sa bën,
    Lavdinë e shëmbullit atdhetar, lart e ngren
    Shëmbull, mbrodhësie për mbarëatdhetaret
    Iliro-Shqiptarët, ta pasojnë-kudo janë.!
    *Gjysh,Bir 83 vjecar i*Dangëllisë Naimjane* jam,
    Mos vdeksha rugëve të emigracionit them,.
    Nderin tia bëj si Ai, GJYSHIT Rënë,sot 107 vjet,
    Kapedani RËNË mes *Dangëllisë Naimjane*

    **Qarku i Gjirokastrës në 100 vjetor dhënë_
    Titullin *MIRËNJOHIE*, Përmeti nderuar,
    Portret të skalitur, duararti, bir Tiranas(1)
    Në MUZEUN e atii qyteti-EMBLEME Njerzore -VËNË!
    ***Po nisem… Toronton, *Pasuesve Veteranë* po ua le
    Në këtë *100 Vjetor*, mbarë atdhetarët kujtojnë,
    Unë më *25 Maj, DITËN NAIMJANE* mes Yavalanit..

    Varrin MONUMENT si i takon tia BËJ.
    Më dhëntë*Herroizmi bijve të RËNË*-SHËNDET..
    Dhimitër M.Xhoga.

    1- Gdhëndësi talentuar Nebi Matia. Tiranë

Komentet janë mbyllur.