Bushati: Marrëveshja e re na jep më shumë det dhe hapësirë ekonomike

0
370

Dita, 19 shkurt 2018

Kryediplomati shqiptar Ditmir Bushati e quan marrëveshjen e re për Detin me Greqinë, si marrëveshje më të mirë se ajo e 2009-ës e firmosur nga Berisha dhe Karamanlis, pakt ky i rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese për cenim të sovranitetit.

I ftuar në “5 pyetje nga Babaramo”, Bushati tha se me marrëveshjen e re Shqipëria përfiton hapësirën detare të humbur 9 vjet më parë si dhe më shumë zonë ekskluzive ekonomike.

“Me marrëveshjen e 2009 Greqia ka përfituar hapësirë detare ndaj Shqipërisë. Me marrëveshjen e re, atë hapësirë detare të marrë padrejtësisht në 2009, të mos e marrin. Ajo marrëveshje ka qenë e ndërtuar keq, jemi konsultuar me ekspertë italianë dhe norvegjezë dhe diskutimet kanë nisur që në 2015.

Me marrëveshjen e re, Shqipëria do përfitojë nga të gjitha drejtimet. Do kemi një marrëveshje disa herë më të mirë se marrëveshja e 2009, qoftë sa i takon hapësirës detare, por edhe zonës ekskluzive ekonomike. Është një marrëveshje që i jep Shqipërisë det më shumë, më shumë hapësirë ekonomike. Dhe kjo është një marrëveshje më e mirë, apo jo?“, u shpreh Bushati i cili akuzoi opozitën se po sulmon marrëveshjen në një kohë kur duhet të kërkojë ndjesë për marrëveshjen e 2009.

o.j/dita