Ndoc Selimi
Prek Cali i shkon komisionit nderkombetar per ndarjen e kufijve dhe ne debat me perfaqesuesin anglez i thote: “Zotni kam marre vesh se ju anglezte i varrosni te vdekurit tuaj ne France.” Perfaqesuesi shikoj i habitur dhe i tha se nuk asht e vertet. Ne i varrosim ne Angli prane familjeve. “Atehere zotni si asht e mundun qe ne ti varrosim te vedekurit tone ne Jugosllavi, pasi kufini juej na i ka lane vorret matane?”
……………………………………….
Me 1913 nje perfaqesues i shtetit serb i troket ne dere Prek Calit, si pengesa kryesore qe Kelmendi e me shume Vermoshi te mos kaloje ne krahun e Serbise , duke i premtuar nje thes me florinje. Prek Cali pergjigjet: ” As per nje thes, as per dhjete thase, as per njiqinde thase me flori ne nuk leshojme as nje pellembe toke shqiptare, prandaj ik andej nga ke ardhe.
……………………………………….
Kur E. Hoxha do te shkonte ne Jugosllavi per aprovimin e futjes nen projektariat te Shqiperise, Tito i kerkoi nje prove te madhe ; asgjesimin e Prek Calit, te njerit prej komponeteve kryesor per mosdhenjen e malesise . Propoganda komuniste thote se e kapen Prek Calin partizanet shqiptare, por kjo rrezulton e pavertete. Ate e kapen partizanet jugosllave ne pabesi duke ia dorzuar M.Shehut, i cili e lidhi per xhip dhe e teroqi zvare per km te tera.
……………………………………….
E. Hoxha ne “Vitet e vegjelise” flet per Prek Calin, i cili ishte i internuar ne Gjirokaster. Ai thote : “Ishte nje burre i gjate dhe i pashem. Mbante nje veshje me shkelqim dhe kur dilte sokakut, te gjithe kthenin koken duke e pare dhe turistet ndalonin per te bere fotografi”
Se fundi E.Hoxha e pushkatoi Prek Calin, por kullen nuk e prishi. Ate e prishen neosllavet pikerisht ne kohen e perfoljes per nje Jugosllavi te Re.
……………………………………….
Figura e Prek Calit asht e lidhun me trojet shqiptare , me kufinin e saj dhe çdo shtet i botes do ti ngrinte permendore ne kryeqytet, ne vendimn ma te dukshem ketij burri qe mbrojti kufinin ne ditet me te veshtira te ekzistences se Shqiperise e kufinit vet.
n.selimi, 2017.