BURRËGRUAJA

0
148
Kalosh Çeliku me kapele

(Përçudi, Sot ende e gëdhin veten me, sistemin komunist,
dhe e mbanë ende gjallë me partitë politike shqiptare
dhe “maqedonase” neokomuniste)…

NGA KALOSH ҪELIKU

“Patrioti kuqezi”, Dje i punësuar me emërimin e partisë komuniste nëpër institucionet e shtetit “përbashkët” jugosllav. Sot, poashtu me vende pune dhe poste në këtë neokomunist?! E pabesueshme?! Përgjumshëm, me pseudonimin “Lemëza”. Dhe, jo: me emër dhe mbiemër. Fatkeqësisht, flet jerm, edhe i sulmon institucionet arsimore dhe kulturore të shqiptarëve, që lindën mes plumbave dhe tankave. Shkrime teknefese, publikon mbarë prapë në portale elektronike, kundër arsimit dhe kulturës shqiptare, të gjitha arritjet arsimore dhe kulturore duke i futur në një thes kanapi me arna, neokomuniste. Përderisa, Dje: këtë arsim dhe kulturë shqiptare, e sulmonte me mashat e tyre shqiptare sistemi komunist, Sot, e sulmon edhe “Lëmëza” anonime. Nuk mund të thuash Sot publikisht, se: Asgjë, nuk është arritur në arsimin dhe kulturën shqiptare. Ndoshta, faji ynë kemi zvarritje në politikën shqiptare, por jo edhe në arsimin dhe kulturën shqiptare, Tabanin kombëtar.

Po, ku ishte deri Dje, kjo mashë e ndryshkur shqiptare, dhe arratisur nëpër institucionet e shtetit të “përbashkët” me vende pune, poste politike dhe honorare marramendëse?! Dihet, në gjirin e Njerkës, dhe partive politike të “vëllazërim-bashkimit”. Rrufjan, Dje. Rrufjan, edhe Sot. Kutadi, ndoshta edhe Nesër?!

Ky, është: Kalosh Ҫeliku!? Nuk dehet me çaj rusi, si ju në sistemin komunist. As Sot, me ilahi në xhami, në Ditën e Sotshme Neokomuniste. Po, me raki rrushi, dhe të dellinjave malore nën Dardhat Gorrice të Xha Derallës. Jo, me çajin e rusit: Dje komunist, Sot neokomunnist me katër minare xhamive, në Katund. As, edhe “mutit halesë” pas Shtëpie! Që, u japin gji partitë politike me vende pune, poste politike dhe honorare materiale marramendëse. Po, “Patrioti kuqezi” (Burrëgrua) me vaksinë ruse, ende mendon ta shpëtoj veten nga Koronavirusi.

Pandemia. Nuk ka pi gji te Nana e tij nëntë vite si fëmij, as raki rrushi, dhe as të dëllinjave te ”Jasakët e Tikeve”, nën Dardhat Gorrice të Xha Derallës. Ende, po e gëdhinë veten në sistemin ish komunist. Aqmëshumë, nekomunist. Ëndrra, ende sheh neokominsite, duke sulmuar arsimin dhe kulturën shqiptare. Edhe më zi, se: sistemi ish komunist?! E di, edhe kush është ky burrëgrua anonime pa emër dhe mbiemër. Nuk dua të ma thuani emrin dhe as mbiemrin. Unë, e di kush është burrëgruaja. Dhe, pse të ballafaqehem me këtë anonim trusakat, që: Dje, e përbalti dhe sakatoi pamëshirë arsimin dhe kulturën shqiptere. Dhe, Sot: Përçudi, ende e hanë bukën e arsimit dhe kulturës shqiptare me poste, çmime shtetërore, honorare marramendëse, dhe emërime në komisione arsimore dhe kulturore të partive politike, në gjirin e Njerkës.

Po, këtë “artist” burrëgrua të dalldisur dhe arratisur, nuk e di lexuesi shqiptar, kush është ky rrufjan “kalemxhi” anonim me shkrime publicistike dhe intervista teknefese me sojin e vet “artistik”, që edhe në Dtën e Sotshme, i sulet pas shpine arsimit dhe kulturën shqiptare.?!

Faji, dhe “fryti” i burrëgruas, patjetër: duhet të dalë me emër dhe mbiemër, nëse do t’i kryqzojë penat me lexuesin shqiptar. Dhe, arsimin e kulturës shqiptare. Shkaku, se: veprimeve antishqiptare të kësaj burrëgruaje anonime, vite më parë lindi edhe Libri KULTUROFAGU (antiroman, 2006), që e keni me siguri edhe në Bibliotekat Universitare të Atdheut dhe Botës. Këmbekokë është realiteti i arsimit dhe kulturës shqiptare. Mesiguri, e ka gjetur veten si “artist” burrëgruaja partiake. I kemi pasur këto lemëza, në sistemin komunist. Fatkeqsisht, i kemi edhe Sot?! Po, të njëjtat lemëza, Dje komuniste, Sot Neokomunsite me përkrahje të partive politike shqiptare dhe “maqedonase” me vende pune dhe poste politike, gati gjithë jetën.

Sot, u doli gjumi?! Padashtas, e panë rrezikun nga arsimi dhe kultura shqiptare. Dhe, jo nga politika e dalldisur dhe arratisur shqiptare. E ngrejnë zërin përmes burrëgruas për arsimin, dhe kulturën shqiptare. Përderisa, Dje: heshtnin, e masakronin pamëshirë arsimin dhe kulturën shqiptare me armiqtë e popullit Shqiptar Shekullor. Vdiq, ajo kohë komuniste! Edhe, Sot: neokomunsite. Hëngër fiq, dhe Vdiq, në haletë komuniste dhe neokomunsite.

Përçudi, vetëm ti ende e mbanë veten gjallë, Dje i strehuar nëpër institucionet komuniste, Sot: neokomunsite. Koha, është, të dalësh me emër dhe mbiemër, siç delë Kalosh Ҫeliku në shkrimet e tij publicistike edhe me libra: XHADIA, RRUFJANI, LAVDI ”HERONJËVE” TË XHADISË, PYKË shelgu, dhe KALI SHEMËS PAS PORTE!

Publikisht, kritikosh pa arsye arsimin, dhe kulturën shqiptare, mes Dy zjarreve. Dihet, me porosi politike antishqiptare t’i sulmosh jerm pa argumente arsimin, artistët shqiptar, dhe instituiconet shqiptare, që kanë lindur mes plumabve dhe tankeve kanë lexuar poezi.

Jo, oj burrëgrua! Qofshë, burrë apo grua! Kësi, dhune politike – publike, kundër arsimit dhe kulturës shqiptare, nuk e kemi pasur as në sistemin komunist. I ke ti sot, dhe partia politike në grazhdin e së cilës, ende përtypë me kokë dhe të katërta këmbët taxhi. Përbaltni arsimin dhe kulturën shqiptare, pa derdhur asnë pikë djerse e materiale. E, them këtë se, je: me “Din e Iman”. E, ke xhaminë me katër minare, në Katund. Nuk ke shkollë fillore, as bibliotekë të librave. Përmëkeq, Dje: bëje gjumë me vende pune dhe poste politike, në Shtetin e “përbashkët”.

Prandaj, Sot: Është koha ta mbyllësh gojën, se ti nuk ke “Kalem” mejdani Kryengritës! Nuk ke gojë, as Lapës me Dy tyta të merresh me arsimin dhe kulturën shqiptare, në Fushëbetejë. Kurrë, nuk e ke kapur nën sjetulla ditarin e mësuesit në shkollë edhe maleve. Kurrë, nuk je marrë me arsim e kulturë. Mos them, se ke shkruar ndonjë libër të arrirë artistik. Gjithë jetën, ke qenë argat i partive politike. Përmëtepër, se: ti nuk ke Lapës me Dy tyta Kaçaku të maleve Ҫelvjollcës, që kur ti teket delë e të hynë përoxhaku! Përkundër asaj, se: ti, edhe sotekësajdite flet jerm përgjumshëm në shkrimet tua trusakete. Ajo kohë, hëngër fiq, dhe Vdiq!

Burrëgruaja, në kohën më të rrezikshme të popullit shqiptar, Sot: pas shpine i shpallë luftë arsimit dhe kulturës shqiptare?! Luftë, popull i cili e ka bërë ballë për ballë me shekuj për arsim dhe kulturë, Shtet Shqiptar. Burrëgrua, e dalldisur dhe arratisur, pas vendeve të punës, dhe posteve politike me afate skadimi të kalbura vetëm për një përdorim.

Dhe, në fund: Nëse do të përballesh me Popullin Shqiptar, dhe Mua me shkrime publicistike. Qoftë, edhe Libra. O burrëgrua, dil me emër e mbiemër! Dhe, mos dilë me ferexhe të zezë hedhur krahëve. Dhe, shami të zezë mbi kokë, mos mundem së paku të ta shoh fytyrën, as sytë. A, je burrë?! Apo, grua, Xhadi…