Burrat si profesor Anton Çetta lindin rrallë dhe shkojnë me mall

0
742
Anton Çetta

Nue Oroshi

(Disa Kujtime për profesor Anton Çetta, fokusuar në një Intervistë me profesor Antonin në qershor 1994)

Me rastin e 100 vjetorit të lindjes së profesor Anton Çettës po e jap të plotë kumtesën që kam mbajtur më, 7 qershor 2014 në Langendorf të Zvicrës në Akademinë për profesor Anton Çetta që e mbajti shoqata “Trojet e Arbrit” bashkë me Bashkimin e Intelektualeve Shqiptarë në Zvicerr. Edhe pse kanë kaluar gati 6 vite qe kemi dhënë këtë propozim dhe monumenti është i gatshëm por që fatkeqësia qëndron se ky projekt po bllokohet nga Komuna e Prishtines dhe Instituti Albanologjik i Prishtinës.

Kumtesë në Tryezën e shoqatës BISHZ dhe të shoqatës “Trojet e Arbrit”, që organizohet në shenjë nderimi të 136-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe i kushtohet Profesorit ANTON ÇETTA dhe të Djathtës Shqiptare në Mbrojtjen e Shqipërisë Etnike, më 7 qershor 2014, në Solothurn të Zvicrës.

Në fillim Qershorin e vitit 1994 tani e 20 vite më parë isha mysafir në shtëpin e professor Anton Çetta ne Prishtin. Edhepse në moshë të shtyrë dhe me një shëndet të dobësuarë professor Antoni na priti me një mikpritje dhe nje bujari shqiptare, me nje mikpritje që mund ta bëjn vetëm burratë e dheut që jan të lidhurë ngushtë, me traditën e kanunit të maleve të Mirditës kreshnike i njohur në popull si kanuni i Lek Dukagjinit, vëllait të Pal Dukagjinit ku edhe rrjedhe familja atdhetare e Kapidanëve të Mirditës që për 500 vjet ju bëri ballë stuhive karpatiano-aziatike duke filluarë nga Lek e Pal Dukagjini bashkohës të legjendarit Gjergj Gjon Kastrioti, e deri tekë luftëtari i Shqipëris Etnike Kapidan dr.Mark Gjon Marku, komandantë legjendar i Shqipëris Etnike. Pra në kët frymë ishte rriturë edhe professor Anton Çetta.

Burri i pajtimitë të gjaqeve dhe mbledhësi më i pasionuar i folklorit shqiptarë.Posa hymë më mikun timë Milaim Islami në odën e professor Antonit aji na priti me një gëzim të madhë. Edhepse gjysëm i paralizuarë aji na mbushte gotatë e alkoholit dhe i cikrruam simbas traditës shqiptare. Kryesishtë në këto kujtime do të fokusohem në një intervistë origjinale që e bëra me professor Anton Çetta në fillim Qershorin e vitit 1994 dhe do ti mbes besnik fjalëvë të thëna të professor Antonit tani e 20 vjetë më parë.

Kjo intervistë u botua në Revistën Qëllimi në Qershor 1994 ne Prizren ku atë kohë isha redaktor i kësaji reviste të vetme për të rinjë në Kosovë, si dhe në librin tim të mëvonshëm Dëshmi Kohërashë të botuar nga Shtëpia Botuse Lumbardhi në Prizren në vitin 2003. Por para se ty hy në leximin e plot të intervistës dua ta themë një kujtim mjaft interesant. Posa filluam bisedën dhë kaluam nja dy minuta duke biseduar, e pashë që nuk ishte duke inqizuar diktafoni, dhe i thashë professor Antonit: Ndal professor se nukë ësht duke inqizuar, ndërsa aji mu përgjigjë “ Shikoni të njëjtatë fjalë nuk i flas gjithmonë dy here edhe me gruan, keshtuqë edhe gruas paradite i them një parë fjalë ndërsa pasdite i them fjalë tjera. E bëm një të qeshur të përbashkët. Kët e tha professor Antoni nga friga se mosha e ka bër të vetën dhe nuk do ti kujtohen të njëjtat gjëra që i kishte thën më parë, por e ilustroji shum bukur me një shembull konkret.

Në pyetjën që i bëmë: Zoti professor se a mundeni të na jepni një vështrim rreth pajtimit të gjaqeve? Sa arritët deri më tani në këtë drejtim?

Profesor Anton Çetta përgjigjet: Është folur disa herë dhe në shtyp ka dalë se preji dy shkurtit 1990 e deri më 17 Maj 1992 kur e mbajtëm kuvendin e tretë të këshillitë të pajtimit të gjaqeve, afërsisht janë pajtuarë rreth 1000 gjaqe, 500 plagë dhe 600 pajtime ngatrresash.

Preji atëher e deri më tashë ndoshta e kemi shtuarë pak kët numër, por aji ësht tejet i vogël i pajtimeve pra aji numër kryesor mbetet, me atë datë të kuvendit të tretë kur ka marr fund lëvizja për pajtimin e gjaqeve.

Ne kemi lën rrugën qelë për tu pajtuar edhe gjaqet, që janë bër pa paramendim, por të ndodhura rastësisht. Në kët drejtim do të vazhdojmë akoma por lëvizja ka marr fund. Këshillat jan shpërndarë nukë kemi më këshilla të pajtimeve. Këshillatë e LDK-së dhe pleqt e fshatit po bëjn disa pajtime por këshillat e mëhershme të pajtimit të gjaqeve nuk ekzistojnë më. Për të gjitha këto jemi duke përgaditurë një libër ku do të jenë të gjitha rezultatët konkretishtë, dhe në mënyr precise, madje nga sponzorët që do të kontribojnë në botimin e libritë të pajtimit të gjaqeve ësht afruar edhe Suhareka, ku ësht mbledhur një sasi të hollash për këtë libër si dhe për dorshkrimet tjera që kanë mbetur në Instituin Albanologjik meqenëse Instituti nuk ka kurrfar financimi. Konkretishtë në një fshat të Suharekës u tubuan 3200 Marka, për botimin e blejve që presin financim nga donatorët.

Në pyetjen tjetër, që i bëmë se – Zoti profesor ju jeni deputet i parlamntit të Kosovës, si e shihni zgjedhjen e çështjes së Kosovës dhe kohën e zgjidhjes së saj? – Profesor Anton Çetta përgjigjet:

Si e shohë unë edhe krejt popullata shqiptare ne e kemi shpallur botërishtë referendumin për Kosovën si shtetë i pavarurë dhe demokratik që përkrahë tregun e lirë dhe fqinjësin e mir me të gjithë fqinjët. Ky ësht opcioni ynë kryesor dhe i vetmi. Por ka edhe opcione të shteteve të mëdha të cilët gjithnjë kanë luajtur rolë në fatinë e shtetetëve të vogla. Tani për tani qështja e Kosovës nuk po shqyrtohet konkretishtë sepse në rend të parë ësht Bosnja e Herzegovina, megjithatë thuhetë se qështja e Kosovës po shqyrtohet në institucionet ndërkombtare. Ndonëse jo me ndonjë intenzitetë të caktuarë dhe të ,merituarë procesi i shqyrtimit pra ka filluar. Kështu që pas zgjidhjes së qështjes së Bosnës dhe Herzegovinës, hapa konkretë do të kemi edhe në zgjidhjen e qështjes së Kosovës.

Në pyetjën se si i shihni ndasit në partitë tona politike që në një masë kanë shkaktuarë huti në opinionin tonë?
Profesor Anton Çetta përgjigjet- A shkaktojnë huti ju mundë të thoni por populli ynë tani u rexh dhe është mjaft i informuar dhe këto nuk quhen përqarje por mendime dhe lindje të ndryshme që mund të ekzistojnë në elementet e disa partive. Partit tona politike poashtu e kanë këshillin kordinues të cilin e udhëheq dr.Ibrahim Rugova dhe që ka një vijë kryesishtë, të përbashkët. Mendimet egzistojn edhe në një familje ose në mesë të vëllezërve.Por kur të shifen rezultatët të aspiratave tona që i kemi shprehur në referenduminë tonë dhe në zgjedhjet tona besojmë se këto divergjenca do të vijnë duke u zhytur në një afrim më të madh dhe duke respektuar lirinë e fjalës dhe të mendimit ashtu siq e rekomandon demokracia në qdo vend.

Do tju tregoji një anegdot nëse ju duket e arsyshme vazhdon professor Antoni. Hoxha i një fshati ishte nisur ta varroste një njeri që kishte vdekur në një fshatë afër ti, sepse aji fshati tjetër nuk kishte hoxhë. Mori me vete edhe disa tjer që dëshironinë të merrninë pjesë në varrim, dhe kështu hoxha me të gjithë xhematin u nisën për në atë fshatë. Por aty kishte rën një mjegullë e madhe, shum e dendur. Kur arrin në gjysmë të rrugës hoxha u tha atyre se ësht koha ta falim njërin nga pes vaktet, që falën.

Por njëri preji xhematit tha: Hoxhë po e falim vaktin na, por kjo mjegull nuk po na len të shohim se nga është kibla. Por hoxha u tha: falnu andeji nga ua merr mendja, se do t’ju njihet e falmja dhe kur të na hiqet mjegulla lehtë e kemi me e gjetë kiblën.

Edhe ne jemi në një mjegullë të presionit e të sundimitë serbosllav por shpresojmë se kur të sqarohen disa qështje dhe pozita jonë leht do ta kemi ta gjejmë rrugën e përbashkët por duke i lënë anash gjithmonë, disa elemente që nuk do ta ndajnë fatin me popullin e vet, por do të mirren si mohues e tradhëtar të qështjes sonë të përbashkët.

Në pyetjen që i bëm për rinin se si e shihni punën e rinis në zgjidhjen e qështjes së Kosovës dhe a duhet që rinia të punoji më shumë në këtë drejtim?
Profesor Antoni përgjigjet- Po u muar vesh. Rinia duhet të punoji se ajo do ta gëzoji , prandaj rinisë duhet ti interesoji që ta përgadis një shoqëri sa më progresive dhe më të zhvilluar. Ajo ësht fuqia motorike më e fortë. Ka pergatitje ideologjike demokratike përparimtare. Ajo pra duhet të përgadisë një shoqëri të tillë. Më në fund gjithkund në shtetët tjera në moment krize pra, në momente kritike të zhvillimit shoqëror në ato etapa ku caktohetë fati i kombitë gjithmon rinia, ka luajtur rolë me rëndësi dhe ka bër punë tejet të rëndësishme dhe ësht bër faktor promotivë, që i prijnë lëvizjesë shoqërore.

Në pyetjën se në rastë të luftës në Kosovë si e shihni sjelljen e Shqipëris në kët luftë?
Profesor Antoni përgjigjetë –Para disa ditësh zoti Sali Berisha deklaroi në gazetën ABC të Spanjës se nëse provokohet masakra në Kosovë, do të ketë luftë totale. Shqiptarët e Kosovës, po i kërkojn të drejtatë e njëjta që i kanë edhe popujtë e tjerë. Besoji se ky qëndrim i presidentit Berisha ësht fare i qartë, ashtu madje siqë po bëjn serbët në Bosnje për Serbët e Bosnjës. Besoj se edhe Shqipëria nukë do të jetë indiferente për shqiptarët e Kosovës, kudo që të jenë ata.

Në pyetjenë se si po arrini të ruani vitalitetin tuaj shëndetsor edhe atë politik meqense jeni bukur i moshuar?
Profesor Antoni përgjigjet – Po tani nukë po punoji aqë shumë. Ja kështu po dalë nëpër pajtime andej këndej, ose po dalë në botën e jashtme që tu foli të rinjëve tanë. Kudo më qojnë me veturë dhe aeroplan. Un tash jam gjysmë i paralizuar nga këmbët dhe nuk po mund të eci. Puna ime dikurë kishte karakter të lodhshëm, kurë më duheji të ngarendi nëpër fshatra.Tani po punoji pakë në kabinetin timë . Kështu ky nukë ësht ndonjë vitalitet i madh por ishalla mbetet diqka nga ajo që kam punuar përpara. Un do të punoji deri sa të më lejojn kushtetë fiziologjike.

Ne pyetjen se a keni ndonjë porosi për rininë në përgjithësi por edhe për gjithë kombin shqiptarë në të ardhmen si duhet vepruar dhe punuar.

Profesor Antoni përgjigjet-Nukë mundë ti ndaji kombinë shqiptarë në përgjithësi dhe rininë. Por meqense ju jeni nje forum rinor revistën e nxirrni bashkarisht me kombin shqiptar po ju drejtohem në mënyrë paksa më të veqantë, Thonë qtë hudhesh në det e gjen nkrypë. Në atë drejtim që po përgaditët sod rinia pra në drejtiminë përparimtarë kombtarë e jo kombtar shovinistë. Ne kurr ndonj populli tjeter si kemi ren ne qaf. Kët drejtim ta vazhdojë. Ka pengesa rinia (dihet) në shkollime në jetë prindërit në numër të madhe të papunë . Edhe mësimet e studimet po i kryejnë në vështirësi dhe rrethana jo të favorshme ashtu si u paraqitën mundësit. Qoftë në mësime studime aty ku gjejnë punë apo kudo qoftë por jo në forma të degjeneruara.

Ne na vjen keq për disa të rinjë shqiptarë që kan vajtur në botën e jashtme qoftë për të fituar për familjet e tyre qoft pse nuk duan të shërbejn në ushtrin serbosllave dhe atje kanë sjellje jo të mira. Unë isha në mesinë e tyre në disa qytetet në shtetët e jashtme, dhe u thojsha se ju jeni ambasador të popullitë tonë në këto shtete. Nga ju ata mësojnë kush jan shqiptarët, me ju ata bien në kontakt me shqiptarët me sjelljet tuaja konkrete korrekte dhe me punën tuaj të zellshme ju do të fitoni simpatinë e popullatave të atyre shteteve. Ne kemi nevoji që ata të na ndimojn.

Dhe në fund i tham ju falëmenderit profesor Anton që patët respektin ndaji neshë dhe gjetët kohë për inervistën tonë megjithse jeni në moshë dhe ishit shum të lodhur.

Me nder qofshi dhe vazhdoni kështu djema.Të nderuar pjesmarrës duke u bazuarë në moton e Nacionalizmës Shqiptare për ta thanë të vërtetën e si moto ishte « Npaqa shtu ose madhëzue ndoji fjalë mose e gëzofsha idealin tim kombëtarë » solla para jush ne origjinalë 100 përqind Intervistën që pata nderin ta bëji tash e 20 vjet më parë në shtëpin e profesor Anton Çetta.

Në fund, harresa që i bëri Kosova profesor Anton Çettës dhe propozimi i Shoqatës së Intelektualëve mbarë Shqiptarë Trojet e Arbrit.

Tani e 19 vjet më parë profesor Anton Çetta u nda nga ne. Kosova i bëri një përcjellje madhështore, por si gjithnjë aty këtu tekë ne fatkeqsishtë na u ësht shpeshtuarë semundja e harrësës. Filluamë dhe shumë shpejtë e harruamë profesor Anton Çetta dhe përkujtimi për ta nuk ishte në nivelin e duhur, ashtu siqë e meriton pajtimtari i kombit shqiptarë professor Anton Çetta, i cili si një intelektualë i rrallë diti ti bëji bashkë mbledhjen e folklorit shqiptarë dhe pajtimin kombtar.

Mbledhja e folklorit i kishte afruarë mundësin që të njiheji ma karakterin burrëror të shqiptarëve anë e kënd viseve etnike shqiptare, ndërsa pajtimi i gjaqeve e shëndrroji në legjendë kombëtare sepse edhe mbas 19 viteshë kombi ynë shqiptarë ka nevoji sërishë për një pajtim kombëtarë si rrugë drejtë bashkimit kombëtar.

Në kët Akademi e bëji publike për herë të parë propozimine e Shoqatës së Intelektualëve mbar Shqiptarë Trojet e Arbrit që Instituti Albanologjik i Prishtinës të emërohet me emrin « Instituti Albanologjik Anton Çetta » ndërsa busti i profesor Antonit i cili ësht vyshkur tani e disa vjetë në oborrin e skulptorit që e ndërtoji kët bust të vendosetë në oborrin e Institutit Albanologjik Anton Çetta ne Prishtin. Uroji që ky propozimi i yni mos të mbetët në veshë të shurdhër por të shqyrtohet shumë shpejt nga puntorët shkencor të Institutit Albanologjik në Prishtin si dhe njëkosishtë nga Ministria e Kulturës.

Burrat si profesor Anton Çetta lindin rrallë dhe shkojn me mallë. Ashtu siqë shkoji edhe profesor Anton Çetta me brengën dhe mallin e ti pa e parë lirinë e Kosovës.

Langendorf, 7 qershor 2014