Burrat e ç‘kombëtarizimit, që na e krijuan “identitetin turk”!

1
586
Erdogan - Thaçi - Rama - Prizren
Fahri Xharra me plis e shqipe
Fahri Xharra me plis e shqipe

Nga Fahri Xharra, Revista Drini24 Shtator 2019

E shihni ju, burra të botës, që i madh e vogël u zgjuat me një histori të re; e shihni ju argatët e Serbisë, që u munduan të na “zbuloni” Kombin Kosovar; e shihni ju burra të botësm, që na “mbushët“ mendjen që ne flasim e duhet të flasim kosovarishten tuaj?!

E shihni ju burra të botës, që na e “krijuat” identitetin fetar turk, duke e mohuar çdo gjë shqiptare?

E shihni ju burra të botës se sa shumë material iu përgatitët nikoliqëve dhe daçiqëve; që ata me fjalët e juaja iu dokumentojnë ambasadorëve te huaj se: “Shekujt tanë shihen në gurë, e nuk e di ku shihen, ku gjeni gjurmë të pranisë shqiptare në Kosovë e Metohi më të vjetër se 50 vjeç” ka thënë Nikoliq duke përmendur në këtë kontekst xhamitë, të cilat të gjitha janë të reja. ( Tomislav Nikoliq )

Ju ishit autoriteti i Kosovës, juve ju shinim ne çdo mbrëmje në ekranet televizive duke na e mbushur mendjen se ne nuk ishim dikur as 1 % e popullsisë së këtyre anëve. Pra si po e shihni, ju të panderuar (më vjen mërzi dhe turbullim në lukth t’iu përmendi emrat), ju mohues të kombit, të historisë e të vetvetes, ju errësues të çdo gjëje shqiptare, se sa lehtë i çelet goja dikujt, se sa lehtë i hapet gryka armikut. Tani kënaquni, se atë që e tha Nikoliqi e keni thënë vetë ju. Ai nuk po shpifet; ai po e flet atë që e flisnit ju në këto 16 vjetët e fundit.

Secili nga ju e nga ne mundohej ta shponim qiellin sa më lartë; edhe shtresa e ozonit ishte në rrezik nga dëshira e juaj dhe e jona.
Donim t’i tregonim botës që nuk jemi ata që menduat ju; por jemi shumë të njomë në këto anë!

Ta leni kulturën “tonë“ ( serbe, pra ) në duar të shqiptarëve në Kosovë, është një lloj sikur t’ia besoni qengjin ujkut“ – paska thënë Nikoliqi. Mirë e ka pasur, pse jo ne e mohuam çdo gjë antike shqiptare, ne falëm trashëgimin kulturore – kishtare, dhe e “filluam historinë” si na e diktonte turku.

Duke mohuar vetveten, ia japim të drejtën Nikoliqit të thotë: Trashëgimia kulturore serbe është ngushtë e lidhur me historinë shekullore të popullit serb në këto anë.
Ne jemi me të, e përgatitëm popullin: “Ish-ministri turk i Arsimit, Omer Dincer, gjatë një vizite në Kosovë më 2011, ka kërkuar rishikimin e librave të historisë. Një kërkesë të tillë, autoritetet turke nuk e kanë bërë veç ndaj Kosovës, por edhe ndaj disa vendeve fqinje me Kosovën. Pretencioze në relacion me zhvillimet aktuale, sepse kjo Turqi po tenton sërish ta zgjerojë territorin e saj, jo në mënyrë klasike, me pushtim nga brenda, por duke krijuar vasalitet nga klasat politike të vendeve që dikur i sundonte”.

Miku Arbëresh Dalipi e shkroi: “Këtyre naivëve që nuk i marrin informacionet nga librat, as nuk i lexojnë vetë, por vetëm përmes përrallave nga hoxhallarët manipulatorë, kur thonë se në Perandorinë Osmane ka pasur 40 kryeministra shqiptarë, ua kisha sqaruar vetëm dy gjëra, që kryeministri (sadriazemi në atë terminologji) nuk ka pasur rolin e kryeministrit të sotëm dhe e dyta, shumica prej këtyre kryeministrave shqiptarë janë vrarë gjatë ose në përfundim të mandatit.

Tash ju shkoni ngoni përralla te hoxha. Ai, deri qaty ua tregon përrallën, pastaj pjesa tjetër është për të rritur. Interesohuni të dini se sa iu është ndihmuar shqiptarëve në Turqi?

A ju që thoni se Perandoria Osmane nuk ka qenë pushtuese edhe unë pajtohem. Se me kësi m… si ju, nuk ka nevojë me qenë pushtues, as agresor, as me pas ushtri… veç duhet me qenë meshkuj edhe me hi me ju palluar rend – ju s’livritni edhe 500 vjet të tjera. Kobi i keq ! Turq te kokshi ju?! Neve turki na paska bo edhe naj paska falë këtë vend?! Na po jetojshim duke iu falënderuar otomanëve, ata na mbajtën gjallë. E boni vetin me borxh tuj qenë në vendin e juaj e tu e pasë identitetin e juaj.”

Heu lopët e nanës !

Fahri Xharra, 2016

1 KOMENT

  1. E more hipokrit fanatik qe je more Fahri Bin Xharra… po ti çfarë emri dhe mbiemri ke?… Po Bajram Kabashi? Pse nuk i ndërroni, po i mbani?

    Unë i kam ndërruar të dy dhe jam shqiptar me emër e me shpirt! Bëjeni edhe ju, e mos vdisni me emra turq!

Komentet janë mbyllur.