Burns: SHBA-ja dhe BE-ja të bashkëpunojnë për ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës

0
335
Nicholas Burns

Diplomati amerikan, Nicholas Burns ka thënë se SHBA-ja dhe BE-ja duhet të bashkëpunojnë për ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës.

Bashkëpunimin mes dy fuqive, ai e ka kërkuar përmes një statusi në Twitter, me ç’rast e ka falenderuar kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, për bisedën me studentët e Universitetit të Harvardit.

Burns, profesor dhe moderator i kësaj bisede të së hënës, ka shkruar:

Faleminderit kryeministër Albin Kurti, që takove studentët e Harvardit sot. Kosova është e pavarur. SHBA-ja dhe BE-ja duhet të punojnë bashkë, për ruajtjen e integritetit territorial dhe ta bëjnë atë anëtare e OKB-së, në një Evropë të lirë, demokratike”, ka shkruar ai.

Burimi: Nacionale