Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike ([email protected])
Keqbërësit mund t`i torturojnë trupat tonë, thyejnë këmbët tona, të na vrasin. Atë që ata marrin atëherë, janë trupat tonë të vdekur – jo bindjet tona.
Por, ngrihuni tani dhe qëndroni në këmbët tuaja. Ju duhet të hapni sytë e tyre, që ata të kthehen nga errësira në dritë, nga pushteti i Djallit në atë të Perëndisë.
* * *
Projekti për shpërbërjen e kombit shqiptar vazhdon. I gjithë ky aparat banditësh, e gjithë përbërja aktuale politike në shtetet vasale Shqipëri dhe Kosovë duhet të zhduket përgjithmonë. Askush nuk do të na japë liri, kështu që ne vetë duhet fituar atë, mbrojtur dhe ruajtur. Prandaj, detyra hyjnore e çdo shqiptari është të bashkëpunojnë për t`i kapur për fyti dhe tërheqin zvarrë nga Kuvendi të gjithë ata meshkuj lavire që vazhdojnë të shesin dhe shkatërrojnë Vendin.
Burgosni minjtë e kanalizimeve. Këtyre kriminelëve u ka hy vetja në qejf. Duhet vendosmëri dhe veprime praktike për t`i burgosur me qetësi dhe dashuri të gjitha plehrat e politikës, prokurorisë dhe drejtësisë të cilët ia bënë të gjitha të zezat shqiptarëve në këto 28 viteve të “demokracisë”. Banditët duhet t`i dorëzohen përjetësisë. Të ndëshkohen për krimet gjithëpërfshirëse monstruoze, të mos dalin kurrë gjallë nga burgu.
Jo, brekët e vjetra nuk duhet t`i veshim por t`i hedhim në koshin e mbeturinave.
* * *
Frika e ofendimit të pakicave islamike ka çuar në verbëri dhe dështim intelektual. Jemi vend laik. Shqipëria (brenda dhe jashtë murit të arbrit) nuk është vend mysliman. Besimi (feja) nuk duhet të shfaqet publikisht, veçanërisht nëse është në dëm të kombit dhe vendit. Besimi im (nëse e vendoj para kombësisë) nuk duhet të ketë ndonjë ndikim në qëndrimet e mia politike. Secili ka të drejtën e lirisë së mendimit, ndërgjegjes dhe fesë.
Kjo e drejtë përfshin lirinë për të ndryshuar fenë ose besimin, qoftë vet ose së bashku me të tjerët, në kisha dhe xhamia, ose privatisht (në oborret e shtëpive), për të shprehur praktikën, adhurimin dhe ritualet e tyre. Nuk duhet lejuar që në objektet fetare të ketë edhe predikues spiun antikombëtar që ua marrin mendtë besimtarëve me gjithfarë dokrrash, i trullos. Keqpërdorimi i fesë i matufos njerëzit. Fetë nuk mund të krijojnë identitete nacionale. Feja nuk është as përcaktuese e etnisë e as identitetit.
Thyerësit e simboleve kombëtare duhet të ndëshkohen rëndë. Skënderbeu nuk është hero që i takon feve, por është hero kombëtar. I gjithë shqiptarëve. Mos e ofendoni heroin që gjithë bota e respekton, o ju bastardë!
* * *
Një shtyp i lirë kritik është me rëndësi të madhe për demokracinë.
Të gjitha mediat që zëvendësojnë kërkimin e së vërtetës me gënjeshtra, së shpejti ose më vonë do të ballafaqohen me probleme serioze. Prerja apo anashkalimi i lajmit që i përshtatet fabulave të paracaktuara mafioze antikombëtare ka kosto. Sa duhet të gënjeni për ta bërë lajmin të përshtatshëm?
Një kriter i teorive të konspiracionit është të përmbledhë faktet dhe informacionin në mënyrë që marrësit (dëgjuesit, lexuesit) të jenë të përshtatur për ta kuptuar realitetin nga një kënd i caktuar. Një konspiracion shpesh ka dyshime: Gjërat nuk janë ato që pretendojnë të jenë.
Unë, kolegët dhe miqtë e mi nga vendi dhe diaspora, jemi shumë të shqetësuar për të gjitha shakatë, të pavërtetat dhe gënjeshtrat që përhapen përmes mediave sociale dhe faqeve të zhurmshme “kombëtare” (por në thelb-joserioze) të internetit. Një kalemxhi duhet të ketë aftësinë për analiza të mprehta dhe formulime të guximshme. Jo blabla e kurrgjë nuk tha. Marrëzi që paraqiten si fakte të forta apo lajme që në asnjë mënyrë nuk i plotësojnë kushtet për t`i marrë seriozisht, por botohen pasi pronarët e gazetave janë të përfshirë në konflikt interesi. Është e rëndësishme që njerëzit të kuptojnë dallimin midis gazetarisë së mirëfilltë dhe pisllëqeve.
* * *
Në Shqipëri, u shkatërrua komunizmi por nuk solli ndonjë formë të re më të mirë të organizimit shoqëror. Përkundrazi, u bë edhe më keq, për shkak se vendi ra pre e mafisë politike tradhtare kriminale antikombëtare. Qëllimi i shkatërrimit të komunizmit nuk ishte vetëm të përgatisë një elitë të re, por edhe një vetëdije të re, por kjo nuk ndodhi në rastin e Shqipërisë.
Lidhjet familjare dhe pushteti politik. Kur më shumë lidhje familjare janë pjesë e një kulture politike me shumë pushtet, këto marrëdhënie bëhen me interes publik. Anëtarët e familjes duhet të respektohen si individë të pavarur në domenin publik, pa përfshirjen e lidhjeve familjare. Jam plotësisht dakord se është e rëndësishme që politikanët dhe anëtarët e tjerë të debatit shoqëror të flasin në debate publike si individë të pavarur.
Përqendrimi i pushtetit. Mirëpo, kur ekzistojnë forma të ndryshme të përqendrimeve të pushtetit që kanë elemente familjare ose miqësie, është gjithmonë e rëndësishme që të jemi sy hapur. Mjerisht, në partitë politike shqipfolëse, përveç dominimit total të përqendrimeve të pushtetit nga ana e familjarëve dhe miqve të politik-bërësve, ekzistojnë edhe klanet politike, të cilat prapa perdes mbështesin klanet rivale sepse janë pjesëmarrës në veprimet e përbashkëta kriminale.
* * *
Themeli i shoqërisë tonë shkërmoqet. Kur shoqëria shkon në shpërbërje, atëherë është si rregull që familja shkatërrohet më parë. Një familje jofunksionale dhe një shoqëri në shpërbërje.
Pjesa më e madhe e kësaj është dëgjuar përmes mediave, komenteve dhe raporteve inteligjente: Vdekja Industriale. Globalizimi dhe Kapitalizmi jashtë kontrollit. Papunësia. Mungesa e perspektivave. Fenomeni që ka të përbashkët se ato janë faktorë të jashtëm ku individi ka pak ndikim në atë që po ndodh.
Rinia jonë braktis atdheun. Vendin e lëshojnë edhe mjekë, infermierë, inxhinierë, profesorë të degëve shkencore, mjeshtërit me certifikatë elektricisti, muratori, instaluesit e gypave etj. Shqipëria dhe Kosova kanë investuar për shkollimin dhe kualifikimin e tyre, kurse tani BE-ja, sidomos “mikesha jonë” Gjermania ku lindi dhe veproi Otto Bismark, pa asnjë kompensim, i merr të gatshëm nga ne duke na shfrytëzuar dhe dëmtuar edhe kësaj here shumë rëndë. Pacientët tanë vdesin për shkak të mungesës së mjekëve apo infermierëve, që tani shërojnë dhe kujdesen për pacientët e huaj…
* * *
Një fokus shumë më i fortë është i nevojshëm për sigurimin e kufijve të jashtëm, veçanërisht atë me Greqinë. Shqipëria nuk guxon të lejojë hyrjen ilegale të asnjë “refugjati” (mes tyre ka edhe xhihadistë-terroristë të mjaftueshëm) dyndja e të cilëve është një oqean i pafund.
Shqipëria nuk duhet të sjellë asnjë “refugjatë” nga BE. Zero. Asnjë. Nuk i kemi borxh askujt. Ne nuk jemi anëtarë të BE-së, as nuk duhet të jemi kurrë.
Mos lejoni që Shqipëria të kthehet në një shkretëtirë, në një vend të pistë.