Nga Binak MAXHARRAJ
Fondi treperqindeshi i RK eshte themeluar ne vitin 1992 ne diasporë ne Evrope. Ne kete Fond u mblodhen mbi 250 milion DM. Fillimisht ky Fond ishte filluar te financojë pushtetin paralel, qe Presidenti Ibrahim Rugova e kishte ndarë nga ai Serb. Por, thuhet se ky Fond u perdor edhe
per nevojat e luftes se UÇK-së. Ky Fond mbyll me 1999, por nga ai Fond kanë filluar te terhiqen para edhe pas luftes nga viti 2006 deri ne vitin 2011.
Per Fondin e treperqindeshit eshte fole shume pas luftes, jane ba debate ne media dhe portale per rrejedhjen dhe aresyetimin e parave nga ky Fond. Ku mbeten paratë, kah shkuan, kush i mori etj. çfare ne opinion ende e kesaj dite rreth ketij Fondi nuk eshte sqarue teresisht.
Eshte mire se keto dite filloi gjykimi per dhe rreth ketij Fondi. U akuzuan Kryeministri ne egzil Bujar BUkoshi me bashkeunetoret Naser Osmani dhe Atedhe Gashi.me qellim te saqrimit te krejte enigmes dhe keqperdoruesit e parave ne kete Fond.
Gjykimi ka fillue keto dite ndaj Naser Osmanit dhe Atdhe Gashit. Por ne Gjykate mungon ai me i rendesishme dhe me i dijeshmi per dhe rreth ketij Fondi Bujar Bukoshi.
Eshte e pa tolerueshme dhe jo korrekte te vazhohet gjykimi pa autorin kryesor Bujar Bukashin. Prokuroria dhe gjykata dolen me nje saqrim se Bujar Bukoshi nuk eshte pjese e ketij procesi per shkak te gjendjes se tij shendetesore. Se kuptoi dot se si mund te bahet ky gjykim copa copa
pa qene komplet.
E kuptoi gjendjen shendetesore te ish Kryemninistrit ne egzil Bujar Bukoshit, te cilit sinqerishte i deshiroj sherim te shpejte, por se kuptoj Prokurorin dhe gjykaten qe zhvillon gjykimin pa pranin e tij. Ka shuem raste neper gjykata jo vetem te ne por edhe ne bot, kur te
akuzuarit jane sjalle ne gjykate me autoambulanca, ose ka edhe raste kur gjykatesit i kane vizituar te akuzuarit te smurë ne shtepi per sqarime ne interes te procesit.
Kete eshte deshte ta baje edhe Prokuroria dhe gjykata ne Prishtine per hir te kompleksit dhe rendesisise se ceshtjes qe po shqyrohet.