Në Hagë, me 16 dhjetor, 2016 Shoqata Demokratike Shqiptare Çamëria organizoi një demonstratë të fuqishme para Përfaqësive diplomatike botërore. Në këtë Demonstratë folën shumë folës. Këtë demonstratë e përshëndeti edhe presidenti i Republikës së Çamërisë, zotëri, Festim Lato. Presidenti i Republikës së Çamërisë, Festim Lato, u shpreh se Republika e Çamërisë, sot është realitet. Ajo u shpall e pavarur nga Këshilli Gjithëpërfshirës çamë dhe arvanitë, me datë 30 tetor, 2016. Qeveria e Republikës së Çamërisë, u tha Kryeministri Lato i ka formuar resorët kryesor për funksionimin e shtetit të Çamërisë; Presidentin, Kryeministrin, dhe 4 Ministri.
Me 30 tetor, Qeveria e Republikës së Çamërisë, themeloi edhe forcën e saj ushtarake, USHTRINË ÇLIRIMTARE TË ÇAMËRISË të quajtur, U.Ç.Ç. Ne vazhdoi Festim Lato, do t´i shfrytëzojmë të gjitha format demokratike, por Ushtria Çlirimtare e Çamërisë, do jetë ajo që do t´i dali zot Çamërisë. Duhet të theksoj tha Lato, se Shqipëria në Greqi ka 17 mijë e 5 qind kilometra tokë shqiptare, me një popullatë mbi 4 milion banor çamë dhe arvanitë. Ne s´duam asgjë më shumë s´e sa tokën tonë. Në Greqi prej një shekulli shqiptarët vazhdojnë të jenë në shtetrrethim, dhe të gjenociduar. Shqiptarët nuk kanë tokë për të falur, Greqia duhet ta kuptoj sa më parë, se shqiptarët nuk do të heqin dorë për Çlirimin e Çamërisë, dhe Bashkimin me Shqipërinë. Këtë demonstratë e përshendetën miq hollandezë, dhe gjermanë, përkrahës të Pavarsisë së Çamërisë.
Në këtë Demonstratë shëtitëse para përfaqësive diplomatike botërore, u brohoritën shumë parulla, Greqi, njihe gjenocidin e bërë ndaj shqiptarëve të Çamërisë!, Rroftë Republika e Çamërisë! Rroftë Ushtria Çlirimtare e Çamërisë! Greqi, liro 17 mijë e 5 qind kilometra tokë shqiptare! Shqiptarë, mos bëni gjumë po zgjohuni! Dhe parulla më e shpeshtë qe, U.Ç.Ç.! U.Ç.Ç.! U.Ç.Ç.!Me këtë rast, Shoqata Demokratike Shqiptare Çamëria qendra në Hollandë, ua dorëzoi, shumë ambasadave, tekstin e Shpalljes së Pavarësisë së Çamërisë, dhe kërkesën për Njohjen e Republikës së Çamërisë. Për një orë e 15-të minuta, sa zgjati Demonstrata, për mirëvajtjen e Demonstratës u kujdes me shumë respekt, Policia e Qytetit të Hagës.
Rrustem Geci – Hagë, 16 dhjetor 2016