Brezi i sotëm është viktima e radhës në këtë vend

0
491
Edmond Petraj

Nga Edmond Petraj, 7 dhjetor 2019Rrjetat.com

Brezi i sotem eshte viktima e rradhes ne kete vend. Duhet nje pune shume e madhe nga shteti, nga familja, nga shkolla, nga shoqeria per t’u afruar te rinjve mundesi per t’u punesuar, per t’i edukuar, per t’i shkolluar, per t’i ndihmuar, se vertet kane shume nevoje.

Por edhe vete te rinjte duhet te jene me te ndergjegjshem per veten e tyre, per te ardhmen qe i pret, se sa te afte e ndjejne veten e tyre per t’u perballur me jeten.

Ajo që më ngacmon këtë radhë dhe që më qëndron në tru sa herë dal rrugëve të Tiranës, është viktimizimi në këtë zonë i të rinjve.

Në Shqipëri, për fat të keq po na ndodh ajo që mund të përmblidhet me fjalën “mungesë e së ardhmes”. Periudha tranzitore që po kalojmë është vërtet shumë e rëndë dhe e gjatë. Nga viti në vit, ajo duket se do të zgjatet edhe më tepër, do të na lodhë akoma më shumë.

Eshte e vertete qe ne Shqiperi shume jane analfabetë, sepse shume prinder nuk kane mundesi te çojne femijet ne shkolle. S’kane leke t’i bjejne librat…

Nese shteti te kishte mundesine t’i jepte ato libra hua te gjithë shkollarve, e gjithë kjo situate mbase do të ndryshonte…

Ka edhe njerez qe e kane mundesine per ne shkolle… por thjesht se perdorin… perdorin leket per kete… blejne dipllomen etj… por ky fakt nuk eshte vetem faji i tyre… mesuesit NUK DUHEN TE KORRUPTOHEN. Kjo gje me sjell perseri tek VARFERIA. mesuesit nuk kenaqen nga rroga e tyre… edhe disa jane te detyruar…

E quaj te padrejte qe Mesuesit te bejne kurse jashte mesimit… sepse keshtu nxenesit e varfer nuk kane te njejten mundesi…

Gjithsesi, ka një shpjegim që vjen nga e kaluara dhe nga shumë arsye të tjera që nuk janë hollësirat të këtij shkrimi. Duket tashmë se brezat e pas 35-40 vjeçarëve nuk e kanë shumë shpresën e fillimit të një jetë të ëndërruar të tipit perëndimor, sikurse e kërkon këtë sa më shpejt virtualizmi shqiptar.

Por ndërkohë, duket se askush s’e ka merakun se ç’do të ndodhë më vonë, cilët janë ata “të tjerët” që do të marrin drejtimin e shtetit dhe të shoqërisë për më tutje, sa po investohet dhe po shqetësohemi për këtë. Ne shqiptarët luajmë shumë keq dhe gjithmonë në fund të lojës dëmtojmë veten tonë.

Të rinjtë, viktimat e “Bllokut”, dalin çdo mbrëmje dhe kënaqen e krenohen me paditurinë e tyre. LEDA, një gjimnazist e “pësoi” nga shokët e tij kur pasi iu përgjigj dy pyetjeve të mësueses në lëndën e historisë në ditët e para të shkollës, u tall nga bashkëklasasit më shprehjen: “Paske ndenjur gjithë verën duke mësuar !”. Tallja dhe përbuzja ndaj vlerave është bërë tipikë për bllokasit e rinj, të cilët mjaftohen me bisedat e cekëta mbi vajzat, sportin, veshjet dhe sidomos me garën se kush financohet më shumë nga prindërit. Ndërkohë që moshatarët e tyre në vendet më të zhvilluara janë në një tjetër garë: se kush të punojë sa më shumë, ai që nuk punon dhe nuk përpiqet të mbajë veten, është i paaftë…

Marrëdhëniet në familje, padyshim janë një tjetër arsye e lulëzimit të këtij fenomeni. Ka shumë prindër, të cilët kanë mbetur peng të komplekseve të rinisë së tyre, kur shumë mundësira të të rinjve nuk plotësohen dot për shkak të mungesave të mëdha ekonomike dhe mungesës së lirisë që kishte krijuar regjimi komunist. Duke mos mundur të realizonin një fëmijëri dhe rini normale, shumë prej këtyre prindërve mundohen të kompensojnë veten e tyre me rininë e bijve dhe të bijave, duke iu plotësuar atyre të gjitha tekat e “çmenduara”, që natyrshëm janë karakteristike për brezin e ri. Plotësimi i tekave është edhe “edukimi” që prindërit japin. Kjo marrëdhënie e ç’rregullt është një nga bazat e burimit të parazitizmit dhe mendjeshkurtësisë rinore.

Nga ana tjetër, nuk ka një strategji shtetërore, e cila të ndihmojë brezin e ri të gjejë veten. Nuk ka mësimdhënie, tekste, psikologji mësimore serioze, e cila do ta obligonte nxënësin të kryente detyrimet e tij ndaj vetes dhe shtetit. Harrojmë se një i ri i paaftë do të bëhet një nëpunës i paaftë dhe do të jetë me ose pa dashje një dëmtues i shtetit dhe i së ardhmes së vendit të tij.

Por ndërkohë që nuk ka struktura shtetërore, shoqërore dhe familjare të ngritura ka struktura të tjera tregtare të konsoliduara të tipit të “Bllokut”, që luajnë jo vetëm me jetën e ndjeshme të të rinjve, por edhe me të ardhmen e një populli të tërë. Këto të dytat janë sigurisht shprehje normale e zhvillimit të shoqërisë, por mjerisht ne nuk i kemi të fuqishme strukturat e para dhe shembulli i “Bllokut” do të vazhdojë të viktimizojë rininë e sotme.