Foto: Partizanë të brigadës 25 sulmuese me Shaban Sadik Hajdarmataj
Fshati Zherke bën pjesë në Malësinë e Gjakoves në Tropojë. Historikisht njihet se kjo krahinë e Bytyçit kurrë se ka leshuar armen nga dora, por perhere ka luftuar për lirinë e vatanit, duke derdhur gjakun e bijve të vetë më të mirë. Tre herë kjo zonë historikisht është djegur e pjekur nga pushtuesit, të cilët armët nuk i kanë leshuar nga dora, duke luftuar ballë për ballë me armikun gjakapirës, kurrë këtyre trimave, armiqtë nuk ua kanë parë shpinën. Zherka njihet si fshat shumë bujar, mikeprites, siç thonë të vjetrit, kur shkonte mysafir me bujtë në Zherke, ata kishin si zakon dhe i drejtoheshin mysafirit: “Byjrem, mirë se keni ardhur, janë gezuar edhe trentë e shtëpisë…” ( trenët janë shtylla të trasha prej druri, që vendoseshin sipër dhomave, të cilat mbanin kulmin e shtëpisë, shprehje metaforike ).
Ky fshat radhitet nder fshatrat e pare të nënprefektures Tropojes, për numrin e dëshmoreve që i kanë dhënë atdheut. Këta trima kanë qenë të udhëhequr nga kryetrimi Ali Brahimi, ku në luftë me pushtuesit italianë në fushen e Bytyçit dallohet heroizmi i paparë i luftetareve vendas: Ali Brahimi, Rexhep Arifi, Shaban Sadiku (foto djathtas), Rexhep Islami, Bajram Paci, Hysen Haxhia, Ukë Arifi, Isuf Musa, Niman Musa, Maxhun Shabani, Uke Shabani, të cilët kanë lëne të vdekur disa italian në këtë betejë.
Foto: Shaban Sadik Hajdarmataj
Për secilin luftetar e me dhjetra te tjere duhet nga nje monografi me vete, por po ndalemi per njerin nga keta trima, eshte fjala per Shaban Sadikun, i ditelindjes 1920, i cili ka nje histori familjare ne breza si shtepi patriotike, luftarake, atdhetare, fisnike dhe bujare, shtepi soji, i cili tere jeten nuk e hoqi pushken nga krahu. Heroizmi i tij eshte publikuar ne aksionin e partizanve tek Ura e Bajram Ukes, ne fshatin Stoberde apo ne minieren e Kamit apo ne Gjakove me partizanet Hysen Kadria, Matosh Matoshi, Mehmet Rama, Uke Arifi, Isuf Musa, Niman Musa, Maxhun Shabani, Uke Shabani, Bislim Hoxha, Ejup Bajrami, ku arriten te lirojne me dhjetëra rober lufte, kryesisht malazezë, ku nazizmi i kishte marre qe te punonin per rrugen Zogaj-Qaf Prushi si dhe nxjerrje te mineralit te kromit, siç thonin inxhinieret e huaj se: “Ju shkelni mbi flori…” eshte fjala per kete pasuri te çmuar te nentokes me mineral kromi.
Shaban Sadiku rreshtohet te batalioni partizan “Bajram Curri” me komandant batalioni Shaban Haxhi Demaliaj, ku siç thuhet nga vargjet poetike te rapsodeve te asaj kohe : “Shabani e hante hekurin me dhembe…“, duke u etikuar si njeri te hekurt. Më pastaj Shaban Sadiku kalon si efektiv i brigades se 25 sulmurse, duke luftuar perkrah partizaneve trima per çlirimin e Kosoves Martire… Pas çlirimit, Shaban Sadiku ne vitin 1945 specializohet ne Vlore per tregeti dhe filloi punen ne krahinen e Bytyçit, duke u bere i dashur per te gjithe. Vitet e mevonshme i kaloi si brigader ne minieren e kromit ne Kam, ne fermen bujqesore Dojan, Cerrnice duke qene korrekt, i ndershem, fjalepake dhe punetore i palodhur.
Ne vitin 1971 vendoset familjarisht në qytetin Bajram Curri, i cili rriti dhe edukoi 5 djem dhe një vajzë. Në moshen 73 vjeçare, në vitin 1993 nderroi jetë, duke lenë kujtime të mira si veteran LANÇ-it. Në bisedë me kryetarin e veteraneve të LANÇ-it të nënpërfektures Tropojës, shokun Rexhep Shpati na thotë se heroizmi i Shaban Sadikut nga fshati Zherkë është nderuar me disa medalje dhe urdhera nga presidentet e Shqiperise, si luftetar trim për çlirimin e atdheut dhe për ndërtimin e vendit tonë duke u bërë burim frymezimi për brezat.
Për pasardhesit e Shaban Sadikut duhen vellime të tëra, për tu prezantuar se kush janë. Unë po ndalem tek djali i tij i madh, tek Sali Shaban Hajdaramtaj, i cili ëshë pranuar pasardhës i veteranëve të LANÇ-it në vitin 2014, i cili me gezim feston 5 vjetorin si pasardhes i veteranëve, si aktivist dhe drejtues i palodhur i organizates se veteranëve të LANÇ-it në Bathore-Kamëz në Tiranë, duke u bërë shembull për të tjerët. Për punë shembullorë në sektoret e ndryshme të ekonomisë është dekoruar disa here nga presidentet e Republikës se Shqiperise.
Edhe bashkeshortja e Saliut, Mirja është pasardhëse e veteranëve të LANÇ-it, e cila vjen nga fshati me tradita të larta atdhetare Bujan i Tropojes. Keta si çift kanë dhe një djalë të mrekullushëm. Mirja ka punuar një jetë të tërë me detyren e infermiere – mami deri në dalje te saj në pension. Saliu është sekretar i veteranëve te LANÇ-it në Bathore dhe kryetar Hasan Tutaj, një nder organizatat e dalluara të Tiranës, si në abonimet e gazetës “Kushtrim Brezash” dhe revisten “Pavdekesia“, në shlyerjen e kotizacioneve në aktivitetet e larmishme që zhvillojnë. Kur bisedon me kryetar Hasanin ai thotë: Gazeta “Kushtrim Brezash” dhe revista “Pavdekesia“, janë oksigjen për ne…
Saliu me bashkeshorten Miren si pasardhes të veteranëve të dy janë nderuar, duke merituar titullin e larte: “Nderi i Organizates së Veteranëve të LANÇ-it“, dhënë nga Kryetari i Komitetit Kombetar të LANÇ-it, shoku Rustem Peçi dhe Sekretari i Pergjithshem shoku Odhise Porodini.
Brezat percjellin traditen patriotike…
Ibrahim Hajdarmataj
Kryetar OJF “Mesusi” Tel : 069 24 69 145
Email: [email protected]
Nuk me besohet akoma ka komunistë shtazarakë, qe pohojne se ndonje partizan ka shkuar te e çliroje Kosoven me 1944!!!!!!!!! Kosova ka qene e lire ne vitet 1941-1944. Ndersa kuislinget kolaboracionist komunistë iu ndihmuan forcave çetnikokomuniste me e okupuar KOSOVEN… po ti qenke kafshe orwelliane more … s’po kam fjale negative me te cilesuar…
Komentet janë mbyllur.