Shkruan Hajrush Redenica, shkrimtar
Fshati Hogosht është i populluar kryesisht me shqiptarë autoktonë, që i përkasin fisit Kastrati e Thaçi.
Pasi u formua gjatë mbretërisë SKS, më 01/12/1918, edhe Hogoshti mbeti nën administrim serbo-jugosllav.
Që nga viti 1921 Sali Fejza, edhe pse ishte në moshë të re, u zgjodh kryeplaku i komunës së Hogoshtit dhe vazhdoi deri në vitin 1924 në këtë post. Në vitin 1924 nga posti i kryetarit të komunës së Hogoshtit u tërhoq Ramadan Agaj dhe Sali Fejza konkurroi për kryetar të Hogoshtit dhe u zgjodh në këtë post, që e vazhdoi për tri mandate, deri në vitin 1936.
Sali Fejza duke e parë rrezikun për copëtimin e Hogoshtit dhe ardhjen e kolonëve serbë në këtë fshat të bukur me toka të bukura, qysh në vitin 1924 nxori revistën “AGRARI” dhe me një shpejtësi ua ndau tokat pronarëve shqiptarë, dhe kështu i shpëtoi pronat e tri fshatrave: Hogosht, Shipashnicë dhe Koperrnicë.
Sali Fejza edhe gjatë detyrës së kryetarit edhe pas saj, mbante kontakte të rregullta me ballistë dhe njerëz që donin bashkimin kombëtar. Ishte anëtar i rregullt i organizatës “BASHKIMI”, në krye me Ferat Dragën. Me Hasan Prishtinën e shumë të tjerë, që e donin bashkimin kombëtar mbante kontakte, po ashtu edhe me grupet kaçake të Anamoravës, Karadakut, Gollakut.
Sali Fejza për 3 mandate rresht, sa ishte kryatar, prej vitit 1924 deri në vitin 1936,i udhëhoqi mjaft bukur, pa asnjë etiketim, por nihet si shpëtues i madh i agrarit të kohës dhe për parandalimin e kolonizimit serb në komunën e Hogoshtit. Sali Fejzë Kastratin mu për këtë shkak anasit e tij e quanin Salih Aga.
Sali Fejza kisht 8 djem e një vajzë dhe ndër ta ishte edhe Muharrem Fejza, ku njihet si udhëheqës i Luftës së Kikës, më 26 korrik 1944. Muharrem Fejza qysh në vitin 1941, edhe pse ishte në një mosh shumë të re, mori aksionin e parë kundër xhandarmërisë serbe në Hogosht dhe i përzuri nga Hogoshti. Muharrem Fejza, edhe pse ishte në moshë shumë të re, në vitin 1941 emërohet Sekretar i Bashkësisë së Gjilanit. Muharrem Fejza për 4 vjet rresht ishte edhe Kryetar i Komunës së Zhurit, nënprefekt i Kaçanikut. Pas shumë luftërave, pas shumë përpjekjeve për ta mbrojtë popullin e vet, Muharrem Fejza, më 2 maj 1945 vritet në pabesi.
Familja e Qëndron Kastratit brez pas brezi, me gjysh e baba, xhaxhallarë e kushërinj gjithnjë ishin në shënjestër të jugosllavëve. Babait të Qëndron Kastratit, Isë Kastrati, qysh prej vitit 1968 kurrë nuk ia ndalën zullumet serbo-jJugosllavët, me burgosje, maltretime, izolime, por kurrë nuk u gjënjëzuan.
Isa Kastratin kur e kërkonte atdheu, ai aty ishte, dhe posa filloi lufta e UÇK-së, ai i la fëmijët shumë të vegjël në mëshirën e Zotit dhe iu bashkua radhës së Ushtrisë sonë të lavdishme- UÇK-së. Pas një lufte të rreptë, Isa Kastrati, më 21/04/1999 bie heroikisht në Luftën e Marevcit. Qëndroni në njëfarë mënyre mbeti edhe kryefamiljar në moshën shumë të re ku I kishte vetëm 10 vjet.
Fëmijët e Isa Kastratit shumë shpejt u rritën dhe u angazhuan nëpër shumë instuticione të Kosovës. Qëndron Kastrati në fund të vitit 2013 u zgjodh asambleist në komunën e Prishtinës, pastaj u zgjodh edhe shef i grupit parlamentar të LVV në komunën e Prishtinës.
Në zgjedhjet nacionale të 11 qershorit të vitit 2017, Qëndron Kastrati u zgjodh deputet i Parlamentit të Kosovës. Qëndroni kandidoi edhe për kryetar të Kamenicës, më 22 / tetor 2017, ku u zgjodh kryetar i Kamenicës.
Vëllai i Qëndronit, Fiton Kastrati, pasi që punon në Ushtrin e Kosovës në FSK, me komandën e tij në Londër mori medaljen e artë si komandues i mirë, brez pas brezi në shërbim të popullit.
Babai ua solli lirinë, vëlla Fitoni medaljen e artë e Qendroni vazhdon politikën. Urime!
Dërgoi për publikim, Zymer Mehani, gazetar