Brenda në qoshen më të errët

0
534
Aurel Dasareti - ngre shqipen

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike ([email protected])

Ne shqiptarët jetojmë në rrënojat, pas shpërthimit të universit moral. Idetë vdiqën, e vërteta është qesharake, ajo vulgare e shenjtëruar.

* * *

Shqipëria (gjithë trojet shqiptare) përveç tjerash është një parajsë për profesorët e “diplomuar” por të pashkolluar, botuesit e lajmeve që japin një pasqyrë të rreme të realitetit dhe shkrimtarët shakaxhinj të papjekur. A do të mbijetojmë?

Një “radikalizëm” i ri duhet t`i rezistojë “devotshmërisë” bashkëkohore – një theks (shqiptim me zë më të fortë, emocional) që duhet të jetë pasqyrimi i domosdoshëm i kohës; d.m.th., të shumëfishojë gabimet ose të na argëtojë me vulgarizimin e saj.

Është e vështirë të jesh i sinqertë sot pa përdorur fjalët: mbeturinë, bërllok, fëlliqësirë, kalbësirë.

Të shprehem sa më thjeshtë: Për t`i quajtur me emrin e vërtetë të gjithë ata hajna, tradhtarë dhe bastard shqipfolës brenda dhe jashtë trojeve arbërore (edhe diasporës pra) që dekada me radhë, secili me pisllëqet e bashkëlindura të natyrës së tyre, duke keqpërdorur profesionin/pozicionin atje ku jetojnë dhe “punojnë”, kontribuojnë në shpërbërjen e kombit dhe vendit tonë. (Shqipërisë, Kosovës, pjesëve arbërore të FYROM-it…). Hajna, bastardë dhe tradhtarë që të “devotshmit” tonë “moralistët” (qofshin ata akademik, gazetarë, profesorë etj) nuk i quajnë me emrin e vërtetë por me zotëri, zonja etj. Unë nuk jam politikisht korrekt.

Quani diçka me emrin e tij të duhur. Një lopatë duhet ta quash lopatë, e jo marmelatë. Pse e them këtë? Sepse opinioni duhet të informohet saktësisht për personalitetin e njerëzve të caktuar (tërësinë e veçorive dalluese psikike, të karakterit, të sjelljes e të veprimtarisë së njerëzve të cilët punojnë në pozita publike, sidomos të liderëve politik, zyrtarëve të lartë dhe atyre fetarë) prej të cilëve varet e ardhmja e tyre dhe vendit.

Ashtu që të reagoj siç duhet sipas nevojës, për të ndryshuar situatën në favorin tonë, shpëtuar dhe lulëzuar vendin dhe kombin. Kur ti, një shqipfolësi të keq që dëmton shoqërinë dhe vendin, nuk ia kritikon haptas pisllëqet por edhe e lavdëron për “meritat” false, nuk e quan me emrin adekuat p.sh. hajdut por me zotëri, atëherë lexuesit e gazetave, dëgjuesit e radios, shikuesit e TV (opinioni pra) do të mendojnë se personi i dëmshëm (armiku i brendshëm) është i mirë dhe i dobishëm. Si rrjedhojë (opinioni) do të mbetet indiferent sikur deri tani, dhe në vend që të bashkëveproj me atdhetarët e informuar mirë dhe të ndërgjegjshëm që synojnë ndryshimet pozitive, do të kërkojnë shpëtimin në braktisjen e vendit, ose do të mbeten përjetësisht nën robërinë e oligarkëve dhe “elitës” së dështuar.

Si mund të zgjohet një popull për të pastruar ahurin e përbashkët kur nuk e di saktësisht se kush janë plehrat?

Mos të keqpërdorim shprehjen “zotëri” sepse ia ulim vlerën, duke lartësuar të këqijtë dhe poshtëruar të mirët. Po si mund ta quash zotëri një qurrash?! Zotëri hajduti m`i vodhi pulat! Zotëri gënjeshtari më çoi te lumi por nuk më dha ujë! Zotëri krimineli ma vrau dajën! Zonja lavire e trafikoi në Greqi një vajzë 12 vjeçare të paprind! Zotëri kodoshi i mashtroi dhe shiti vajzat e veta të mitura te beqarët pleq serb e bullgar! Zotëri Hashimi Thaçi e “korrigjoi” kufirin, ua dhuron Kosovën dajallarëve serb!

Po të kisha në pronësi një kopsht të frutave do të duhej të punësoja zotëri Edvin Kristaq Ramën si dordolec! Dallimi midis shokut Enver dhe zotëri Rama-s është dallim gjinor! Zotëri Baton Haxhi Qamili spiunon për çetnikët! Zotëri Ali Ahmeti (lideri i “popullsisë 20%” të atij shteti fals) i bartën valixhet e dorës të Kiro Gligorovit, Nikolla Gruevskit, Zoran Zaevit!

Zotëri: përdoret kur i drejtohemi dikujt që i plotëson kushtet, me nderim, me mirësjellje ose zyrtarisht; zoti: zonja e zotërinj të nderuar! njeri i mirë, i sjellshëm dhe atdhetar, fisnik.

Këtu nuk bëhet fjalë për “ofendime” të qurrashëve, por shpëtimin dhe mbijetesën e kombit dhe vendit. Një vend normal, do t`i arrestonte menjëherë pas abuzimit me detyrën, dhe do t`i dënonte të paktën me burgim të përjetshëm. Prandaj edhe ambiciet tona duhet të jenë: Shqipëria para së gjithash! Tradhtia, vasaliteti, korrupsioni dhe krimi i organizuar duhet luftuar pa kompromis, menjëherë, nga të gjithë ne.

* * *

Një kërkesë e pashmangshme për të arritur jetën, krijoj kuptimin, për të realizuar mundësitë e tyre; është thellësisht njerëzore. Liria është thelbi i natyrës njerëzore.

Një fantazmë në pasqyrë: Çdo kohe i përgjigjet një sistem i caktuar i gjërave modeste dhe të denja. Këto gjëra gjejnë vendin e tyre të ligjshëm në kontrast (ndryshe) nga sistemi i padenjësisë: një sferë e papastër që mban arsyetime të papërshtatshme, qëndrime qesharake dhe mendime të paimagjinueshme. Megjithatë, nuk ka rregulla të shkruara për këtë. Askush nuk ka vendosur se çfarë lloj shijeje ju duhet të keni (dhe kur duhet që ju t`i keni ato) ose çfarë pikëpamjesh ju nuk duhet të preferoni kur vlefshmëria e sistemit është vënë në provë. Është vetë shpirti i kohës që zbulon veten përmes të gjitha atyre urdhrave të pashkruara. Por koha e shpirtit të kohës ka kaluar qysh moti, ka vdekur së bashku me metafizikën dhe optimistët e progresit. Prandaj, shpirti i kohës është një lloj fantazme. Një fantazmë që del në dritë në një perspektivë specifike. Në pasqyrë.

Ajo është e vendosur në të gjithë dhe kudo, por para së gjithash në kuptimin e përbashkët të klasës së mesme dhe në korrektësinë e masave intelektuale. Ajo është e vendosur në atë që është e drejtë për momentin dhe atë që është e errësuar mirë. Është, në mënyrë eksplicite dhe të qetë, në korrektësinë e “ekspertëve” tonë “moralistë”. Ajo është e vendosur, e padukshme në çdo kohë, si një vetë-censurë kolektive të mishëruar në “zëvendësuar”. Ajo është e vendosur në bindjen dhe frikën tonë të papërcaktuar. Ajo është e vendosur në pasqyrë sepse është pjesë e vetes sonë. Shpirti i kohës, altar i egos tonë, Mr. Bean-it.

* * *

Arti i të qenit i pasuksesshëm: Pastrimi i ahurit është një ushtrim që ti nuk mund t`i shmangesh nëse duash të zotërosh artin e dështimit.

Thuajse një numër i konsideruar i shqiptarëve nuk i shohin apo nuk duan t`i shohin qëllimet dhe veprimet e fëlliqura të “elitave” të pavlerë, mbeturinave dhe kalbësirave të shoqërisë, që për interesa private janë në procesin e shitjes dhe copëtimit të vendit.

Dhe, pastaj vetëm duhet të pyesim: ata që nuk janë diagnostikuar, por duket se janë budallenj në mënyrën e vjetër, a kanë ndonjë shpresë rreth dinjitetit dhe korrigjimit? A nuk duhet të zgjohen, të reflektojnë dhe veprojnë? A duhet patjetër të ngushëllohen me këngën se “Të gjithë janë të ndryshëm, por nga jashtë (dukja e jashtme)” ose durojnë inferioritetin e vet derisa shkenca mjekësore emëron disa mosfunksionime të rënda mendore?

* * *

Kalbësirat e pavlera (“elitat”) poshtërojnë, dhunojnë, e shesin dhe asgjësojnë Shqipërinë (natyrale). Ata gjenden në shtrat me armikun.

Nuk është kurrë tepër vonë për t’u dorëzuar.