BOTIME ME VLERA TË SHUMTA

0
742

Nga Dr. Bashkim LAJÇI
Instituti Albanologjik – Prishtinë

Recension – i lexuar nga Prof. Bedri Paci, në mungesë të Dr. Bashkim Lajçi.

Tropojë – Bajram Curr, 27 korrik 2017

Që në fillim duhet theksuar se libri ”Thesar Kombëtar i Mërgatës Shqiptare”, vëllimi 7 është i begatë me materiale të shumta nga fusha të ndryshme. Kjo punë kolosale mund të bëhet vetëm nga institucione serioze dhe drejtues të tyre të përgjegjshëm e punëtor, të cilëve u rrah fort zemra për atdheun, që shqetsohen për fatet e tij, por që ushqejnë dashuri të madhe për çdo shqiptar në veçanti, kudo që punon e jeton.

Në kuadër të publikimeve të ndryshme nga mërgata e jonë, s’do mend se revista ”Thesar Kombëtar i Mërgatës Shqiptare”, e botuar në 8 vëllime, zë një vend të rëndësishëm. Kur këtë e themi kemi parasysh sidomos formatin dhe përmbajtjen e kësaj reviste.

Se shqiptarët mund të japin kontributin e tyre për vendin amë, kudo që ndodhen, këtë më së miri e dëshmon Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, në Suedi. Veprimtaria e saj, botimet shumta, aktivitetet e shpeshta letrare e kulturore i shërbejnë ruajtjes dhe pasurimit të gjuhës shqipe edhe në një vend të largët, siç është Suedia, në raport me vendlindjen e të parëve, me trojet e banuara nga shqiptarët në shekuj.

Botimi i shkrimeve të ndryshme në faqet e kësaj reviste që lidhen me jetën e shqiptarëve në Suedi si dhe shkrime e krijime për atdheun amë, perspektivën e kombit shqiptarë, pasurimin e historisë së tij, janë hapa të guximshëm dhe mbi të gjitha me interes të madh për kulturën kombëtare dhe edukimin e brezit të ri. Ajo që tërheq me shumë vëmendjenështë mënyra se si punohet prej shoqatës dhe drejtuesve të saj. Kolegjialiteti në marrjen e vendimeve, përgatitja e shkrimeve në grupe pune, gjë që ndikon në rritjen e cilësisë së botimit, forcohet ndenja e përgjegjësisë dhe bashkë me të edhe uniteti në radhët e ”Thesari Komëtar”, përbën një thesar të vërtetë, plot xhevahire, që do ta pasurojnëedhe më shumë arkivën e kujtesës kombëtare shqiptare.

Komunikimi im, me i drejtëpërdrejtë, me revistën në fjalë, filloi me ndërmjetsimin e mikes sime, profesoreshës Migena Arllati, e cila më ofroi mundësinë për bashkëpunim me Shoqatën, duke e bërë një shkrim për numrin 7 të revistës.

Që në fillim duhet theksuar se libri ”Thesar Kombëtar i Mërgatës Shqiptare”, vëllimi 7 është i begatë me materiale të shumta nga fusha të ndryshme. Ky numër ka 6 kapituj ma laryshi temash duke e përfshi aktivitetin kulturor e kombëtar me përfshirje të shumta rajoneve të atdheut tonë. Lexuesi, në këtë vëllim, ka mundësi të njohë nga afërsia gjallërimin kulturor të ditëve tona, si dhe të kuptoj ngjarje e fate njerëzish nëpër periudha të ndryshme kohore, intervista me njerëz të dalluar lidhur me ngjarjet dhe jetën, pastaj promovimet e shumta të librave me tituj të larmishëm, histori të nryshme për atdhetarët tanë si ajo e Nezir Zasellës, pastaj shkrimet për studiuesit tonë të njohur nga fusha të ndryshme studimore, si ajo e Dr. Nuhi Vincën e shumë e shumë materiale të tjera.

Hapësirë jo të vogël zënë edhe manifestimet kulturore të organizuara nga Shoqata. Kështu, ngjarjet kulturore kanë krijuar mundësinë edhe për zgjim e lidhje më afatgjate në harmonizimin e jetës kulturore.

Në këtë vëllim është përmbledhur edhe lënda e pasur arkivore si dëshmi e oraganizimit të mërgatës shqiptare, bartës të këtyre aktiviteteve kanë ruajtur dhe traditën burimore nëpër periudha nga më komplekse në historinë shqiptare.

Duke përfunduar le të themi se botimi i këtij vëllimi me materiale të krahasueshme arsyeton e saktëson njeriun tonë kudo që është ai. Kjo punë kolosale mund të bëhet vetëm nga institucione serioze dhe drejtues të tyre të përgjegjshëm e punëtor, të cilëve u rrah fort zemra për atdheun, që shqetsohen për fatet e tij, por që ushqejnë dashuri të madhe për çdo shqiptar në veçanti, kudo që punon e jeton.