Shënim
Arben Çokaj
Gjyshja katolike ishte motra e piktorit shkodran Zef Kolombi. Ajo u grabit nga gjyshi i Ramës, kur ai ishte shofer i Zogut. Ajo ndikoi më shumë te Rama në lidhje me pikëpamjet e tij fetare, dhe e kishte pagëzuar që të vogël, kur ky kishte qenë në gjumë.
Kur Rama u rrit pak, e mori gjyshi dhe shkoi dhe e pagëzoi në një kishë ortodokse, dhe erdhi më pas dhe i tha të shoqes se e kishte pagëzuar… Gjyshja konkurrente e fortë, katolike shkodrane, që nuk lëshon pe, i tha, se “ne katolikët zgjohemi pak para jush, ka kohë që unë e kam pagëzuar Edin në kishën katoike me emrin Paulin…”
Rama ka marrë një grua muslimane, nuk e di sa besimtare është Linda, apo Rama vetë, por ajo që vihet re është se Rama nuk trazohet me fetë edhe aq, shikon të krijojë një bashkëpunim ndër kulturor dhe ndër ferar – ia do puna ashtu – dhe të përfitojë nga të gjitha palë, për veten dhe për Shqipërinë…
Gjithashtu vihet re se Linda është një grua e zgjuar, me përvojë, që ka ndikim pozitiv te burri i saj, pasi Rama vetë ka ndryshuar shumë, dhe tregon se ka edhe një mbështetje në familje, e ka gruan kritiken më të fortë, sipas tij. Por kritike për të mirë, e jo për t’i urryer tjerët, siç bëjnë disa gra, që urrejnë gjithë botën…
Gratë ndikojnë shumë te burrat e tyre, se janë kryesisht të pavetëdijshme, u thua, por kot e ke, ata mbajnë mendjen e tyre, dhe kur pavetëdija e tyre është edukuar keq, ato janë “dumme kællinger“, si i thonë danezët, shtrigave të këqia.
Shohim psh. gruan e Metës, Monikën, shohim Gridën, ato janë prototipet e grave të këqia, që ua nxijnë jetën burrave të tyre. Dhe kjo duket qartë. Habitem se si disa vajza i adhurojnë ato, sidomos Gridën… Duhet ta kenë ndjenjën e brendshme si ato. Sikur Linda psh. të ishte e tillë, edhe Rama do sillej si harbut dhe pa arsye!
ARDHJA NË PUSHTET E RAMËS… DERI NË VITIN 2030
Rama po e drejton qeverisjen relativisht më mirë se tjerët para tij. Shumë politikanë shqiptarë që e vodhën dhe e dëmtuan Shqipërinë në këto 30 vjet u shtynë disi jashtë pushtetit dhe nëse Rama e mban pushtetin deri në vitin 2030, me siguri i çon këta politikanë si Saliu e Meta e Monika në varreza politike, nëse jo në varreza fizike. A nuk do të ishte mirë kjo punë? Vetëm për këtë ndoshta do të duhej votuar Rama!
Arben Çokaj me te lumte ajo ajo mendje,
Sjelle kete shkrim vertet, fjale zemer,
Sjelle porteretin e nje gruaje elitari,
Per ta patur ZILI, me krahasimet e bera!
Lum si ata trashegimtare, kane ate NENE!
Dita NJEMIJE dhe ASAJ-ti NGJAJNE!
*Pasuesi VETERAN* – Golik Kokojka.
Komentet janë mbyllur.