Boris Johnson del nga spitali, thërret punonjësit e shëndetësisë: “U kam borxh jetën”

0
339
Boris Johnson

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson

washingtontimes.com, 12 prill 2020 – Përktheu Arben Çokaj

LONDËR – Kryeministri britanik Boris Johnson ka dalë nga një spital në Londër, ku u trajtua në kujdesin intensiv për koronavirusin e ri.

Zyra e Johnson thotë se ai la Spitalin e Shën Thomasit dhe do të vazhdojë shërimin e tij në Chequers, shtëpia e vendit të kryeministrit. Ai nuk do të kthehet menjëherë në punë.

Johnson ka qenë në spital për një javë dhe ka kaluar tre net në ICU.

Johnson thotë se ia ka borxh jetën stafit në Shërbimin Kombëtar të Shëndetit, që e trajtoi atë për COVID-19.

Johnson ka bërë deklaratën e tij të parë publike, që kur u zhvendos jashtë kujdesit intensiv në Spitalin St. Thomas në Londër, duke thënë se ai “nuk mund t’i falënderoj sa duhet. Ua kam borxh jetën time.

Johnson 55-vjeçar u diagnostikua me COVID-19 më shumë se dy javë më parë, duke u bërë udhëheqësi i parë botëror i konfirmuar se kishte sëmundjen.

Simptomat e tij të koronavirusit në fillim u tha të ishin të buta, duke përfshirë një kollë dhe ethe.