BORELL, I NJËANSHËM, KUNDËR REPUBLIKËS SË KOSOVËS, AVOKAT I SERBISË

0
88
Josep Borrell

Gani I. Mehmeti

Se Borell është avokat e Serbisë dhe kundër Republikës së Kosovës, është vërejtur që moti, por kjo u vërtetua sot haptas.

Borell, si Përfaqësues i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, ndërmjetësues i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, është vërejtur moti se mban anën e Serbisë dhe se është në dëm të Republikës së Kosovës. Borell dhe secili politikan i cilitdo shtet të jetë, ka të drejtën private të mbajë anën e kujt do, por kur është në pyetje çështja zyrtare, siç është tani Borell, në pozitën e ndërmjetësuesit të dialogutmes Kosovës dhe Serbisë, do duhej të tregohej i drejtë, pa anime. Nuk i them as të mbajë anën e Kosovës, por as të Serbisë.

E, animi ndaj Serbisë u pa sot në bisedimet me kryeministrin e Kosovës në Bruksel. Borell po ngulte këmbë në formimin e Asociacionit të komunave me shumëcë serbe në Kosovë, ndërsa nuk po ngulte këmbë në zbatimin e Marrëveshjeve të nënshkruara nga Serbia. Madje, ai shkoi aq larg, sa e tregoi fytyrën e tij të vërtetë të avokatit të Serbisë, se Asociacioni qenka më me rëndësi! Tamam kjo njëra nga kërkesat e Vuçiqit prej vitesh, i cili ka kërcënuar edheme ndërprerje të dialogut, nëse nuk formohet ky Asociacion! As vetë Vuçiqi nuk do të ishte më këmbëngulës se ky, as ai vetë nuk do të thoshte ndryshe, veçse, Asocicioni është më i rëndësishmi, pse është kërkesë e Beogradit, të cilën e nënshkruan edhe përfaqësusesit e Ksoovës, pa ditur se çfarë po bënin, pa e kuptuar se sa shumë po e dëmtonin Republikën e Kosovës, se po ia lidhnin duart shtetit të tyre, por që, për fat të mirë, këtë Asociacion, ashtu siç e kanë nësnshkruar në Bruksel, e ka rrëzuar Kushtetuta e Kosovës, çka do të thotë se nuk bën të formohet fare.

Këtu është një gabim i BE, që e emëruan si ndërmjetësues të bisedimeve mes Ksosovës dhe Serbisë Borellin, i cili vjen nga një shtet i BE që nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës. BE, ose duhet t’i tërheq vërejtjen Borellit e të tregohet i drejtë dhe i paanshëm, ose duhet ta zëvendësojë me dikë nga shtetet e BE që e njohin Kosovën. Ky nuk mund të jetë i drejtë dhe me të nuk do të arrihet asnjë rezultat i bisedimeve mes këtyre dy shteteve. Apo, mos kjo është një lojë e BE, që të zvarrisin bisedimet dhe fundin e marrëveshjes deri në kohë të pacaktuar.

Serbët gëzojnë më shumë të drejta brenda Republikës së Kosovës, se edhe vetë shqiptarët. Serbëve u paguhet rryma, të cilën nga shqiptarët e paguajnë edhe ata me ndihma sociale e të papunë. Serbët marrin nga dy paga, edhe nga Kosova edhe nga Serbia, serbët lëvizin kah të duan sot, ndërsa shqiptarëve u mohohet lëvizja në veri të Mitrovicës.

Serbët vetëm edhe para duarsh që nuk jemi kah i mbajmë, për t’i pajtuar, sikur ata janë viktimë nga lufta e fundit e jo shqiptarët!
Borelli, më parë është dashur të kërkojë nga Serbia të zbatojë të gjitha marrëveshjet e nënshkruara se Asociacionin. Asociacioni nuk i integron ata në Republikën e Kosovës, përkundër, i izolon edhe më shumë nga Kosova, pastaj, çfarë Asociacioni kërkojnë ata, kur nuk e njohin për shtet të tyre Kosovën? Ndërsa Serbia është shfaqur haptas, se nuk e ka problemin e një grushti serbësh të Kosovës, por qëllimi i saj është ndarja e Kosovës, qoftë përmes bisedmeve, qoftë përmes Asociacionit.

Problemi i Serbisë është Trepça, pasuria e saj, jo as i pjesëve tjera të komunave me shumicë serbe të Ksovës.
Politikajt serbë haptas kanë thënë se, po t’u jepet Trepça do ta njohin Pavarësinë e Kosovës. Por, Trepça është brenda territorit të Kosovës dhe nuk do të shkojë dikah tjetër. Këtë duhet ta dijë edhe Borelli, edhe Lajçaku, edhe Serbia, edhe Vuçiqi.

BE-së i shkruaj se me Borellin, nuk ecet përpara dialogu. Ata vetë le të mendojnë në këtë drejtim. Dhe, deri sa vetë këta dy ndërmjetsues nuk janë të drejtë në mes bisedimeve Kosovë – Serbi, nuk është dashur fare ta pranojnë këtë detyrë.

Asociacioni nuk është çështje teknike, çfare është thënë në fillim se do të jenë bisedimet Kosovë- Serbi. Prandaj, ndryshimi i kufijve dhe Asociacioni nuk do duhej as të bisedoheshin fare.