Boll ma bre burra, se shpirt kanë edhe të tjerët, jo vetëm Ju…?!

0
409
Skënder Mulliqi

Skënder MULLIQI

Shumë qytetarë sot kanë qenë para ekraneve televizive. Ndoshta më shumë së kurrë më parë. Dhe, dorën në zemër nuk kan pasur faj. Tepër shumë kan pritur, që të shohin dhe ndëgjojnë diqka që ja vlen, diçka të mirë në Kosovë. Lajme dhe gjëra të këqija u rrasën për 20 vite. E fytyrat politike që na u paraqitën në “shpic”, të televizioneve u bënë bajate si në kohën e Hajrije Spikericës.

E pamë një seancë konstituive të Kuvendit, për herë të parë, që në safin e parë, të ulën njerëzit që kan dijeni politike, njerëzit që janë intelektualë të mirëfilltë, të cilët sigurisht do të punojnë më mirë. Disa që sot u ulën poshtë në ulesët e kuvendit, sikur nuk patën kurajo politike ta kapërdijnë faktin, së më të drejtë kan zbritur nga safi i parë.

Kanë zbritur së shumë kush nga ta nuk punuan mirë, nuk i realizaun objektivat për shtet ligjor e demokratik. Punuan dhe realizuan më shumë interesa përsonale. Kësaj radhe të gjitha këto mëkate nuk ua falën qytetarët, duke i ndëshkuar më votën e lirë. I qitën në trapazan siq thotë një fjalë e popullit.

Qiten zjarr nga goja, në foltore në vend që tia urojnë postin e kryeministrit, Albin Kurtit si burrat e dheut. Sikur i mëshuan murit më kokë të frustruar pse ata nuk janë më në pushtet. Përjetuan qaste të vështira, dhe lëshuan zëra qjerrëse. Lanë mbrapa hidherimin, shfryrjën e mllefit, pse ju rreshqiti nga dora pushteti dhe paraja publike?!

Nuk e kaluan vetvetën, për të mirën e shtetit të ri të Kosovës! Me duket së kur kan dalë nga kuvendi edhe shkallat ka mundësi t’i kenë penguar, se ende i kan pasur kokat valë të nxehta, e trurin në në bllokadë! Sigurisht nuk i kan vozitur automobilat me dorë të vet, por i kan lutur dikënd nga miqët që ta marrin “timonin e automjetit në dorë”. Bon vaki ende i kan veturat e shtetit! Bon vaki kan shkuar në shpi, po më gjasë sonte diku janë bërë tap raki nga mërzia.

Sigurisht sonte ju delë në ëndërr Albin Kurti, më flokët kaçurrela, jo bash sikur ka qenë i ri. Dhe, në raki e siper ja bajne qefin veti “ne e dojmë këtë vend dhe këta njerëz, së janë të mrekullueshem”, veç qitash, së për 20 vite nuk na prishën terezinë. Edhe postet ministrore do t’i shohin ngapak në ënderr! E ndoshta edhe për shumë kohë?! Merzia e gatshme!

Unë për vete i kuptoj, sigurisht i kuptoni edhe ju qytetarë të nderuar! Barnishtat mund t’ju ndihmojnë, së kan përjetime të keqija. Ishalla nuk ju zgjasin. Mos ua varni veshin burra, Albinit e as Vjosës, lerni të qetë të punojnë, së kështu do t’ju largohen brengat, do të bëhëni besa edhe të lumtur, duke i harruar gjërat e këqija që po ju helmojnë.

Gllënjka të helmit për 20 vite piu ky popull, kur ju për qdo natë e ditë keni ba sefa dhe keni jetu si në Parajsë. Boll ma bre burra, së shpirt kan edhe të tjerët, jo vetëm Ju…?!