MekuliPress.com, 15 janar 2020
Në një takim të Royal Geographic Society të Londrës, Instituti Earthwatch shpalli bletët speciet më të paçmueshme në këtë planet. Dhe së bashku me të vjen edhe pjesa shqetësuese pasi nëse bletët do të zhdukeshin sot, njerëzimit do t’i vinte fundi shumë shpejt!
Shkencëtarët dhe ekspertët e jetës së egër kanë shtuar bletët në listën e specieve që janë të dënuara me zhdukje në të ardhmen e afërt, nëse njerëzimi nuk bën diçka për insektet e tij më të dobishme.
Humbja e bletëve do të jetë katastrofike për njerëzimin pasi ato janë të pazëvendësueshme. Lidhja midis bletëve dhe bimëve është një nga bashkëpunimet më të gjera, harmonike dhe të ndërvarura në planet.
Një marrëdhënie e krijuar gjatë një periudhe prej afro 100 milion vitesh ka çuar në krijimin e një diversiteti të pasur të specieve dhe gjithashtu ka promovuar shtimin e specieve njerëzore në tokë.