Bledi Mane: I dua tani, Armina më kthe lekët e brekëve

0
235
Zeni-Lirie-Armina-Aaliu

AnalizaShqiptarja.com

Më gënjyet, më premtuat se brekët që shisni ju janë të forta, kanë elasticitet, siguri, mbrojtje dhe garanci. Më mashtruat e më thatë që pavarësisht zgjedhjeve të majit 1996 kur vodhët 800 mijë vota e rrahët gazetarët dhe opozitën me Shik-un e Gazidedes, brekët tuaja ishin me mbrojtje matanë oqeanit. Madje, madje edhe 50 miliardë lekët që humba në fajde mi përlatë me justifikimin e futjes poshtë brekëve tuaja.

Bledi Mane, 19 maj 2021

2300 vrasjet e mënxyrës së 1997-ës i amnistuat “me gjasme grabitjen e brekëve tuaja” dhe deri në vitin 2005 kur erdhët në pushtet, shpresoja në arrnimin e këtyre brekëve…

I mbajta veshur këto brekë pa i ndërruar, por mu grisën nga predhat e Gërdecit të Shkëlzen Berishës dhe Fatmir Mehdiut në mars të 2008-ës, mu skuqën nga vjedhja e Sport Klub “Partizanit” të Jamarbër Malltezit, mu zverdhën nga karshillëku i dyqanit tënd moj Arminë në Bllok, mu snajperizuan me 4 vrasjet e janarit 2011, nga pengesa e reformës në drejtësi bashkë me Petrit Vasilin mu ndryshkën, mu vrimosën nga përçarja e yshtur Veri-Jug me Xhelal Mziun, mu këllirosën nga prudenca që i bëni Ilir Metës si familje biologjike dhe politike derisa sot mi zhveshi Amerika.

Mi zhveshi e më la nudo, cullak krejt fare, por teksa eci rrugëve kështu lakuriq ndihem më rehat me hallatet lëshuar, sesa mbuluar me brekët e stiluara nga Sali Berisha.

Ndihem rehat dhe i çliruar pa brekët që bleva te ju në vitin e largët 1992. Brekë të vjedhura, të grisura, të gjakosura, të ndyra, të zverdhura nga dhjerja e barkut që u shpëlau sot!

I.K./a.m./Shqiptarja.com