Bislimi: S’ka Qeveri pa VV-në, s’mund ta rishkruajmë Kushtetutën sipas nevojave të disa personave

0
498
Besnik Bislimi

PRISHTINË | 20 MAR 2020 | Nga Arlinda Sejdiu

Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, në një intervistë për Ekonomia Online, tha se nëse rrëzohet Qeveria, vendi shkon në zgjedhje. Sipas tij, nuk mund të ketë Qeveri pa Lëvizjen Vetëvendosje. Madje, thotë se s’mund të rishikohet Kushtetuta sipas nevojave të disa personave. Bislimi thekson se nocioni Qeveri teknike nuk ekziston në Kosovë, duke shtuar se çdo kërkesë në këtë drejtim është “puç”. “S’ka nocion të Qeverisë teknike në Kosovë. Rrëzohet Qeveria, vendi shkon në zgjedhje, shpërbëhet parlamenti. Ka rregulla të caktuara, nuk mundemi ne me u ul dhe me rishkrua Kushtetutën sipas nevojave aktuale të disa personave. Nuk ka Qeveri teknike. Për Qeveri teknike mundesh me diskutua nëse pas përfundimit të ciklit zgjedhor nuk mundet me u krijuar shumicë të caktuar dhe ka dakordim mes partnerëve”.

Tash ka rrëzim të qeverisë, nëse ka edhe janë procedurat e qarta çka ndodh pas rrëzimit të qeverisë. Nuk ka pazare që po mendon z.Mustafa duke shkelur rregullat, qoftë se keni pa foto të z. Mustafa nëpër restorante të cilat është dashur me qenë të mbyllura, është taku me Ramush Haradinajn edhe kanë nxjerrë përfundime për me sjell deri te një puq të Qeverisë. Do të thotë nëse rrëzohet Qeveria, nuk mund të ndërtohet asnjë Qeveri tjetër pa pëlqimin e VV-së. Rrjedhimisht çdo ide që po qarkullon përtej kësaj, është kërkesë për puq në Kosovë, asgjë tjetër”, ka thënë ai.Numri dy në Lëvizjen Vetëvendosje, thotë se janë disa individë brenda LDK-së, që me çdo kusht po tentojnë prishjen e koalicionit me VV-në.

Nuk po them subjekte të caktuara, por ndoshta individ brenda subjekteve të caktuara. Në qoftë se i shihni p.sh brenda LDK-së kush është duke e shty përpara këtë iniciative janë kryesisht dy grupacione janë ata të cilët nuk kanë pasur guximin me dal me u mat me votë, rrjedhimisht nuk kanë fuqi politike të certifikuara me votë dhe janë disa nga deputetet në Kuvendin e Kosovës të cilët kanë një përshtypje që janë margjinalizuar me sukseset e Qeverisë”. “Edhe brenda Parlamentit janë deputetë të caktuar të cilët po synojnë rrëzimin e qeverisë pse po mendojnë që në alternativën tjetër munden me u pozicionuar më mirë. D.m.th as interesat e vet subjektit që ka iniciuar mocionin, nuk janë duke përfaqësuar prej individëve që e kanë nisur atë”, u shpreh ai.

Bislimi: S’ka Qeveri pa VV-në, s’mund ta rishkruajmë Kushtetutën sipas nevojave të disa personave from Ekonomia Online on Vimeo.

Teksa flet për paralajmërimet e LDK-së për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë, Bislimi thotë se kjo gjë nuk ka ndodhur asnjëherë të rrezohet një qeveri që sipas tij, ka mbështetjen e qytetarëve. “Është hera e parë në Ballkanin Perëndimor ndoshta edhe më gjerë, në 40 vitet e fundit që një qeveri po tentohet të rrëzohet pse ka mbështetje qytetare. Protesta qe keni pa dje, që keni pa sot, po tregojnë që qytetarët janë prapa qeverisë, hiena të caktuara politike janë kundër qeverisë edhe janë bërë bashkë të gjithë, janë bërë bashkë ata që janë kundër taksës edhe ata që janë për taksën, janë bërë bashkë, ata që janë duke qeverisë, ata që janë kontrabanduar në Parlament përmes vendimeve. Është një miks që ama veç principiel nuk është”, tha ai.

Ndonëse sipas Bislimit VV-ja e ka mbështetjen e qytetarëve, thotë se kjo parti nuk mendon për zgjedhje, për shkak të situatës në të cilën po përballet Kosovës, siç është pandemia Corona-19.“A do të jenë zgjedhjet të favorshme, duhet me pa prej situatës jashtë, jo prej perspektivës ku është një subjekti politik. Situata jashtë është pandemi edhe kish me qenë shpirngurtësi e madhe që një subjekt politik, përfshirë këtu VV-në, me bë kalkulime individuale. Na e dimë sa është mbështetja për neve, mirëpo kjo është sekondare, primare është që ne me arrit dy gjëra: Me mund virusin corona me sa më pak kosto shëndetësore dhe me ringjallë ekonominë me shpejtësi sa më të madhe, krejt tjerat janë irelevante në këtë moment”, tha ai. Bislimi ka treguar se çfarë është biseduar në Mbledhjen e Këshillit të Sigurimit.

Ka thënë se në këtë mbledhje asnjë anëtarë i këtij Këshilli nuk e ka mbështetur propozimin e Presidentit Hashim Thaçi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. “Njësoj kemi të bëjmë edhe me mbështetjen për kërkesën e presidentit për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Ne kemi pasur mbledhje të këshillit të sigurisë kombëtare, ku presidenti e ka nxjerr propozimin e vet. Nuk ka pasur as edhe një anëtar të vetëm të Këshillit të Sigurisë që ka mbështetur presidentin të gjithë e kanë bindur që masa është e palogjikshme, e pasinqertë e panevojshme dhe nuk ka të bëjë asgjë me situatën me Coronavirus”.

“Idetë e presidentit janë hedhur poshtë dhe nuk kanë marrë mbështetje të askujt. D.m.th kemi të bëjmë me një iniciativë shumë individuale po fatkeqësisht që ka arrit me grumbullua anash vetës edhe persona të tjerë të civilët nuk janë nda fort fitues me vendimet e mira të kësaj qeverie”, u shpreh Bislimi për EO.Bislimi për kërkesën e Mustafës: Kurti s’i nënshtrohet askujt, Veliu s’kthehetBislimi, tha se kryeministri Albin Kurti nuk i nënshtrohet asnjë afati kohor të askujt. Ai, duke komentuar kërkesën e kreut të LDK-së, Isa Mustafa që kryeministri, Kurti ta heq taksën dhe ta anulojë vendimin për shkarkimin e ish-ministrit Agim Veliu, shtoi se Veliu nuk do të mund të kthehet në asnjë rast.

Kurti ka shkarkuar Agim Veliun nga pozita e ministrit të punëve të Brendshme dhe Administratës, veprim ky i tij që ka bërë që LDK-ja të paralajmërojë mocion mosbesimi për Qeverinë.Bislimi thotë se Veliu ka qenë kundërshtari më i madh i koalicionit, duke shtuar se më mirë është që ministria që ka udhëhequr ai të mos ketë fare ministër se ta udhëheq nga ky i fundit.“Një person që ka qenë në vazhdimësi kundër koalicionit, minimumi i sinqeritetit ka qenë me thënë nuk do të behëm pjesë e Qeverisë. Edhe këtu s’ka me pas kthim mbrapa, është e palogjikshme me pas kthim mbrapa, një individ të tillë me kthyer”.

Ka LDK-ja mjaftueshëm individ të tjerë që munden me kryer këtë punë me nder. Nuk po them më mirë se më mirë funksionin ministria edhe pa ministër fare se që ka funksionuar me ministrin Agim Veliu”. Madje Bislimi ka pasur edhe një varg kritikash për Veliun. Ai thotë se kontributi i tij vazhdimisht ka qenë për ta penguar punë e Qeverisë dhe se ai nuk ka merituar që as pesë orë të jetë ministër. “Nëse kryetari Mustafa vetëm një gjë e ka mësuar nga bashkëtakimet bashkëbisedimet që kemi pasur deri më tani, është që te Qeveria Kurti s’ka kthim prapa. Agim Veliu ka qenë obstruksionist, jo nga dita e parë e qeverisë, ka qenë edhe në fazën e negocimit të koalicionit. Kontributi i tij vazhdimisht ka qenë për me pengu këtë Qeveri”, tha ai për EO.

Që nga dita e parë Agim Veliu gjithmonë ka dalë kundër vendimeve të Qeverisë, me prononcime publike. Agim Veliu nuk e ka takuar asnjëherë zëvendësin e vet në ministri, nuk ka punuar, është taku vetëm njëherë me ministrin gjatë gjithë kësaj faze të masave emergjence, d.m.th ka pasur që nga fillimi qëllimin shumë të qartë”. “Agim Veliu në adresimin që i ka bërë anëtarësisë së vet në Podujeve në ditën kur është nënshkruar koalicioni, u ka thënë po hy me bindje se nuk ka me zgjat shumë, kemi me prish shpejt. Nëse lexoni postimin e tij në Facebook mbrapa pas shkarkimit tregon qartazi pse ai njeri nuk është dashur as 5 orë me ndejtë ministër i Punëve të Brendshme”.

Veprimi i parë që ka bërë Agim Veliu pas shkarkimit është se ka nxjerrë informata konfidence në publik. Ky individ në baza të rregullta është i pajisur me informata konfidenciale. Edhe menjëherë ka tregu që ai nuk e ka merituar me qenë në atë detyrë”. Sipas tij, plani i kryeministrit ka qenë largimi i taksës fillimisht për lëndën e parë, pastaj zëvendësimi me reciprocitet. Kur do të ndodh kjo Bislimi thotë se i mbetet Kurtit të vendos, raporton Ekonomia Online. “Kryeministri Kurti nuk i nënshtrohet kurrfarë afati kohor të askujt. Kryeministri Kurti që në start e ka bërë të qartë planin e vet. Plani i kryeministrit ka qenë largimi i taksës tarifës, fillimisht për lëndën e parë, pastaj zëvendësimi me reciprocitet, kur të hiqet tarifa e plotë. Edhe kështu do të veprohet. Kur do të bëhet kjo vendos kryeministri Kurti”.

Kryetari Mustafa në marrëveshjet e koalicionit e ka pasur të qartë se ka veç një Qeveri, Qeveri Kurti, ka një kryeministër, kryeministri Kurti, është kryeministri i të gjithëve, përfshirë edhe ministrat e LDK-së dhe rrjedhimisht askush nuk bën veto në shkarkimin e ministrave. Ajo që ka thënë Isa Mustafa nuk është e saktë, Isa Mustafa e ka ditur që në start, që për shkarkim të ministrave koordinohen me partnerin. Mirëpo, nuk merret aprovim”.