BISHAT E EGRA TË PDK-së NË KOSOVË

0
465

Nga Binak MAXHARRAJ

Bishat e egra kur të çartën, ato e shtojnë turrin dhe sulmojnë nga të gjitha anët. Këto ditë PDK nuk dallon fare nga bishat e egra, sepse vërtetë ata janë bisha të çartura, sulmojnë nga të gjitha anët kur janë në zor. S’do mend së këto ditë PDK e kanë kapë ethet, është sëmurë mentalisht dhe sillet kështu si e çartur, veç sulmon kur është në nevojë, e kur nuk është në nevojë, ajo ua jep shkelmin partnerëve. PDK i ka punët pisk më dialogun, ka mbetur, ka sharrua në të, si në një ndyrësirë, sepse dialogu në të cilën është ngujuar, i cili i sjellë dëm të madh vendit, dhe kjo do të vërtetohet së shpejti, se çfarë loje të fëlliqet është t’u luajtë PDK.

PDK-ja, pasi që është ngujua keq më dialogun e kanë kapë ethet, po kërkon shpëtim te opozita.

Por opozita e sidomos LDK ka ngulë këmbë, se kësaj radhe ajo nuk do t’i dalë në ndihmë bishës së çartur PDK, e kjo nga inati e ka lëshuar të tërë arsenalin e saj kundër LDK-së, që nga kryetari i saj e më poshtë. Kjo është një fushatë denigruese e Klanit Pronto, shumë shqetësuese, që kemi një parti të tillë në skenën politike, me njerëz analfabetë, të cilët nuk dinë të bëjnë shtet, por dinë të shkatërrojnë shtetin. Edhe dialogu është në funksion të shkatërrimit të shtetit, dhe mu për këtë i ka kapë paniku, janë bërë si të çartur, të humbur, kërkojnë ndihmë, kërkojnë shpëtim.

Tanimë LDK-ja e ka mësuar “lojën e tradhtisë” së PDK-së dhe kësaj radhe ka vendosur që mos t’i dalë në ndihmë, dhe kjo është mençuri e saj, për të mos e nxjerrë fundërrinën PDK nga plehu ku ka ra.

Gjithë kjo fushatë denigruese ndaj LDK-së, e ka vetëm një qellim, për t’ia lënë LDK një pjesë të patates së nxehtë në dorë, për të nda përgjegjësin më LDK, po ku ndahet përgjegjësia për diçka që nuk ka marrë pjesë në të. PDK e bënë këtë për ta shpëtuar fytyrën e saj të zezë, për ta ndarë përgjegjësinë me LDK-në. Populli së shpejti do ta kuptojë për kompromiset që i ka bërë Hashim Thaçi krye në vete, do të kuptojë se një mëngjes populli do të mbetet pa frymë kur të kuptojë se ka mbetur pa pjesën më të pasur në botë, veriun e Kosovës. Kjo është tradhtia më e madhe që i bahet vendit, shtetit të vet, por ky huligan politik, i drejtuar kryesisht nga Serbia dhe Rusia, nuk ka dert, që për interesa personale ta shesë edhe shtetin e vet. Këtë njeri historia do ta dënojë shumë keq.