Bisedë me një emigrant shqiptar

0
1252

Dionis Xhafa

Këto pushime vizitova Greqinë, atdheun e Homerit dhe se ajo gjë e cila konstatova ishte se shteti grek është i bukur si natyrë, por se nga ana tjetër prekur thellë së brendsmi nga ana ekonomike, e cila e ka gërryer si vend dhe për rrjedhojë e ka bërë jetesën e vështirë sidomos të pjesës më delikate dhe të vuajtur që janë emigrantët ekonomikë atje. Dhe Greqia është një shtet që ka shumë emigrantë, por sidomos shqiptarë, të cilët kanë ikur që në vitet 1990.

Në Greqi kalova shumë qytete dhe arrita në Athinë. Në kryeqytetin e Greqisë shkova në shumë zona, por duke qenë se isha i pashoqëruar nuk e vizitova mbarë Athinën, pasi ishte vërtetë e madhe në përmasa dhe se dikush që nuk e njeh si vend mundet që edhe humbet. Pasi vizitova Omonian, një vend i çuditshëm ku më shumë se grekë vendas shihje të huaj, aty ku mund të vije re ndonjë sirian, polic grek që pyeste të rinjtë nga Lindja e Mesme se çfarë i kishte sjëllë në Greqi dhe ca lokale të zakonshme, që shërbenin dhe se klientë edhe shumë nuk kishte.

Aty në “Omonia” vije re gjithashtu me dhimbje edhe një familje siriane, ku djali i vogël hynte në dyqanin e grekërve aty pranë, lëvizte nëpër korridor se i vogël e nuk kuptonte, ndërsa mamaja e tij i shkonte pas dhe i bënte thirrje që të kthehej në rrugë ku qëndronin, duke mos kursyer edhe të bëriturat apo rrahjet. Ndërkaq, në këtë ese dua të shpjegoj një moment dhe momenti që fiksova ndodhi pasi u ktheva në zonën ku më la autobusi që kisha marrë nga Tirana, pasi do kthehesha në Shqipëri.

Aty, ulur në një lokal që e kishin grekët dhe se kishte edhe disa kameriere të reja greke që të jem i sinqertë ishin vërtetë të bukura. Mu aty, ku ishte bukuria femërore, më erdhi pranë një shqiptar që do të gjente autobus dhe do të kthehej për në Shqipëri. Ai më dhuroi një birrë, u tregua zemërgjerë me mua si bashkëkombas që më kishte dhe se biseduam goxha me burrin, që nuk besoj se ishte më shumë se 40 vjeç. Ai më tha se kishte ardhur që adoleshent në Greqi. Në bisedë e sipër më pohoi se shteti grek ka qenë më mirë, ndërsa tanimë është përfshirë nga një valë krize që siç shpjegoi, ishte tepër e rëndë.

Ai madje shtoi se kriza ka prekur edhe grekët. “I shikon këta apartamente në qendër të Athinës ose pak më tutje të shkosh?”. A e di se edhe nga Athina kanë nisur të ikin familjarë grekë sepse nëse je grek dhe ngelesh pa punë këtu në profesionin që ke, detyrohesh të ikësh në Gjermani apo tjetër vend se qyteti, sidomos Athina, nëse nuk ke punë, të lë keq, vetëm të ikësh mbetet si opsion. Kur ka kapur kriza vetë grekët, imagjinoje si janë shqiptarët. Mizerabël”. Ndërsa gjatë bisedës të gjatë disi një fjali e tij më bëri shumë përshtypje dhe se e përsëriste shpesh emigranti: “Pronari grek ma ka marrë vajin e trupit mua”.

Ishte një frazë e trishtë dhe e dhimbshme njëkohësisht. Burri punonte në ishull dhe tregonte se atje pronari grek nuk e linte as edhe një minutë të qetë dhe se në atë punë kishte edhe dy grekë gjithashtu punëtorë, e se bënte dyfishin e punës të grekërve e pagohej sa njëri prej tyre. Ai burrë ishte vërtetë i ndershëm, besoj unë nga ata sy të vuajtur që shikoja, nga ata duar që ishin enjtur nga puna e lodhshme. Iku përpara meje se mori tjetër autobus, por si një goditje e rëndë më mbeti në mendje fraza që ai përsëriste shpesh: “Pronari grek ma ka marrë vajin e trupit mua”.