Islami nuk është sajuar për të qenë religjion, por është sajuar për tu bërë Muhamedi sundimtar dhe për t’i bërë ithtarët e tij bashkësundimtarë
- Bashkëbisedim me Ibrahim Kelmendin, aktivist i njohur i çështjes shqiptare në mërgatë dhe autor i shumë librave.
Intervistoj: Gjergj Kabashi, Revista Drini
(Intervista ribotohet për shkak të shkatërrimit të arkivit)
Duke qenë personalitet shumë i rëndësishëm i lëvizjes çlirimtare shqiptare, ai arrin të shtjellojë hollësisht të gjitha lëvizjet që çuan drejt lirisë së Kosovës e më gjerë. Në këtë rrugëtim të gjatë përplot peripeci ai shfaqet me një libër të ri e krejt të veçantë “Islami – religjion agresiv (?!!)”. Ky libër u prit mirë e me kureshtje të zgjuar nga opinioni shqiptar në përgjithësi, por pati edhe përpjekje që të lihet në heshtje, pavarësisht që botimi i librave të tillë, ku shtjellohen në mënyrë kritike ngjarje e dukuri të ndjeshme, që i dalin përpara e nuk e lënë të përparoj një kulturë dhe një shoqëri, gjithkund njihen e kuptohen si ngjarje kulturore për shoqërinë përkatëse.
Problemet “me islamin” janë kryesisht probleme të pasluftës në Kosovë, sado që zanafilla e tyre në kohën më të re fillon qyshkur ra sistemi komunist në Shqipëri, duke ia lënë vendin anarkisë pothuaj 30-vjecare. Për çudi të shumëkujt shpërndarja e këtij libri u bë në mënyrë të rregullt në të gjitha libraritë e Kosovës, ashtu siç u takon rrjeteve të shitjes dhe librarëve, në Shqipëri , ndërkaq, “nuk paskan guxuar” ta shpërndanin e t’ia ofronin lexuesit një libër të tillë për shkak se “paskan marrë kërcënime”?! Vetëm ai që nuk e ka lexuar librin “Islami – religjion agresiv (?!!)” mund të bjerë në “grackën” e arsyetimeve të tilla, pasi më parë se ky libër, në shoqërinë shqiptare nuk do të duhej të shiteshin, qoftë në mënyrë legale a ilegale, libra të natyrës që i vë në shënjestrën e kritikës kësaj radhe Ibrahim Kelmendi.
Libri i Kelmendit mbi islamin është një libër i sinqertë, një libër intelektualisht i thelluar dhe peshuar. Madje vetë Ibrahim Kelmendi tregon që qysh në rini ka shpëtuar nga “kthetrat” e islamit dhe ka mbetur afetar sot e kësaj dite, pavarësisht që ishte “djali i hoxhës” dhe përkatësia fetare islame i ishte imponuar.
Para një kohe të shkurtër ka dalë nga shtypi libri juaj, “Islami – religjion agresiv (?!!)”. I nderuar Ibrahim Kelmendi, prej nga ideja që ta shkruanit një libër të tillë, si u nxitët, çka ju motivoi? Meqenëse ju jeni aktivist i njohur i çështjes kombëtare, prej nga u erdhi gjithë ky preokupim që të shkruanit për islamin dhe, në bazë të analizës suaj shkencore, madje edhe ta cilësoni edhe si “religjion agresiv”?
[Përgjigje:] Po, para disa ditëve më është botuar libri “Islami – religjion agresiv (?!)” Fatmirësisht nuk ndodhi ndonjë reaksion destruktiv kundër botimit. Disa shitës të librit janë kërcënuar, por kërcënimet kanë qenë vetëm verbale. Ndërsa libraritë në Tiranë janë kërcënuar që të mos e tregtojnë, dhe prandaj ata kanë refuzuar ta ofrojnë për shitje.
Ideja për ta shkruar këtë libër është e bazuar në shqetësimin konkret, i shkaktuar nga agresiviteti i myslimanëve fundamentalistë, selefistë, vehabistë, i përjetuar konkretisht në terren.
Sa për informim – për ata që nuk e dinë – unë jam fëmijë, viktimë, e prindërve myslimanë. Babanë e kam pasur pothuajse hoxhë, por ai nuk e ka ushtruar këtë punë profesionalisht, duke qenë se ishte përcaktuar të jetojë me punën e tij në bujqësi dhe jo me kontributet që do të duhej t’i jepnin besimtarët. Nga ai, pa vetëdijshëm, jam dhunuar si fëmijë që t’i mësoj duatë (lutjet), siç u thoshim atëherë ajeteve nga Kurani, në arabisht, pa ua ditur përmbajtjen. Për rrjedhojë, kam qenë besimtar goxha fundamentalist. Por, gjatë shkollimit, jam ndërgjegjësuar dhe ia kam dalë të deislamizohem.
Gjatë këtij procesi nuk më ka shkuar ndërmend të merrem me studim të islamit, aq më pak ti kundërvihem konkretisht. Por, duke qenë i angazhuar si korrespodent në Makedoni, për gazetën “Epoka re”, u ballafaqova më agresivitet të myslimanëve fundamentalistë, ish-shqiptarë të tjetërsuar në arabo-muhamedanë. Këtë tjetërsim të tyre ata e arsyetojnë me faktin se tashmë i përkasin vetëm “umetit islam” (bashkësisë myslimane). Myslimanët e këtillë kërcënonin ta rrënonin me eksploziv Përmendoren e Aleksandrit të Madh. Ishte kërcënim serioz, shqetësues, prandaj u angazhova të merrem me informimin e tyre se një sulm i tillë do të kualifikohej si sulm terrorist, me pasoja tepër të rënda për të gjithë shqiptarët.
Që të mund të bisedoj me ato viktima të indoktrinimit islam zura të studioj literaturën islame. Shumë shpejt jam bindur se nuk kisha pasur fare informacion bazik për islamin, kam pas vetëm informacion kryesisht nga im Atë dhe nga predikimet e klerikëve myslimanë në Kosovë. Dhe, duke thelluar studimin, më ka tronditur përmasa e agresivitetit, diskriminimit, shovinizmit, pedofilisë, që përmbante platforma bazike e Islamit, e prezantuar në trilogjinë islame: Kuran, hadithe (rrëfimet për porosi e praktika të Muhamedit) dhe sira (biografia e Muhamedit).
Në bazë të përmbajtjes së studimit tuaj, literaturës së konsultuar dhe shqyrtimit kritik të teksteve që i trajtoni në përgjithësi del se keni kaluar një kohë jo aq të vogël duke u thelluar në shkrimin e këtij libri. Si ia nisët këtij projekti ambicioz që të shkruani një libër për islamin, një libër që mund të konsiderohet si libri i parë ndër ne që i kushtohet analizës studimore për historinë e islamit dhe librin e «shenjtë» të Muslimanve, «Kuranin», që «Allahu» ia dikton të dërguarit të vet, Muhamedit ?
[Përgjigje:] Po, të paktën pesë-gjashtë vite më janë dashur të studioj literaturë islame derisa m’u mbush mendja që ta shkruaj këtë libër. Zura t’i konkretizoj studimet e bëra, duke u bindur se na mungon një libër konkret, që përmban informacion objektiv për islamin. Rëndom, thuhet se mjaftojnë të studiosh rreth 14 libra, për të shkruar të 15-tin, por unë, në fakt, kam kaluar nëpër duar qindra libra, por edhe shkrime të publikuara në gazeta, revista, portale.
U përcaktova për metodologjinë. Së pari studiova biografi të shumta mbi Muhamedin në mënyrë që ta paraqes atë sa më objektivisht, meqë ai çmohet si themelues i Islamit; myslimanët Muhamedin e madhërojnë më shumë sesa Allahun dhe Kuranin. Duke e demitizuar Muhamedin, do të bëhej e mundur të kuptohej, kush dhe përse e ka sajuar Islamin, i cili, për mendimin tim, nuk është religjion, por vetëm një platformë nacionaliste, fashistoide dhe imperialiste arabe.
Pas prezantimit të Muhamedit, domosdo jam marrë me demitizim të Kuranit, si vepër e Allahut muhamedan, dhe komentimet e përcaktimeve që i përmban ai lloj kanuni muhamedan.
Kuranin, ashtu sikurse dhe librat e tjerë të religjioneve abrahamike, i kam lexuar me vëmendje qëkur isha student i Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe, përkatësisht, pasi i kisha si literaturë të domosdoshme në provimin e letërsisë botërore në fakultet. Mirëpo në atë kohë më shumë i kam lexuar si letërsi, duke i kërkuar anët e bukura letrare, poetike në to. Por duke e lexuar tash librin tënd, më shtyri t’i hyja edhe njëherë leximit të Kuranit dhe gjeta një Kuran tjetër, atë të vërtetin që në realitet është kodi, «kanuni» i nacionalizmit arab dhe islamik. A jeni të vetëdijshëm që tashmë i keni bërë një demistifikim leximit dhe interpretimit të këtij libri «të shenjtë», demistifikim të asaj natyre e përmase sa që i keni vënë përpara një shurdhërie të vërtetë, duke ua mbyllë gojën keq hoxhallarëve shqiptarë në përgjithësi, te cilët – për aq sa kam e dijeni – deri tash nuk të janë përgjigjur? A ke pasur ndonjë reagim?
[Përgjigje:] Po më habit me informatën se paskëshin qenë literaturë obligative “librat e shenjtë” abrahamikë, në kuadër të lëndës “letërsi botërore”, meqë gjykoj se këta “libra” nuk kanë të bëjnë me letërsi, pos nëse merret si e përbashkët që edhe këta “libra” janë shtypur në letër si edhe librat letrarë. Më bëre kureshtar të di çfarë libri, gjegjësisht dispense – siç u thoshim atëherë ca broshurave që përgatisni ligjëruesit për lëndë të tyre – keni përdorur, dhe cilat vlerësime letrare u janë bërë “librave të shenjtë”.
Sigurisht, gjatë koncipimit të librit jam përcaktuar të demitizoj e të demistifikoj Kuranin, meqë sa kohë që besimtarët myslimanë besojnë se autor i Kuranit është Allahu, ata janë rrezik potencial për të bërë sulme terroriste. Kjo për faktin se në Kuran janë të sanksionuar obligimet që kanë besimtarët myslimanë, si ai që përherë janë të detyruar të luftojnë kundër jo myslimanëve, kur ndihen më të fortë, për t’i detyruar ata të konvertohen në Islam. Nëse nuk pranojnë, që t’i zhdukin fizikisht. Pastaj janë edhe një mori mitesh të tjera si ai që Kurani qenkësh vepër e përkryer, qenkësh i nivelit të lartë letrar; përmbajtka baza të shkencës, të moralit, të drejtësisë sociale, etj. Isha i mendimit, se demitizimi u ndihmon lexuesve fetarë që të mos viktimizohen për një platformë kaq primitive e agresive.
Reagime kam pasur përherë, meqë gjatë studimit të islamit nuk kam bërë studim kabinetik, por paralelisht kam shfrytëzuar rrjetin social që të komunikoj e të debatoj me besimtarë, nga ata tepër injorantë, deri të klerikët e teologët myslimanë me kualifikime të larta profesionale. Përcaktimi im nuk ishte vetëm për të bërë libër, por për t’u ofruar informacion të interesuarve, meqë tashmë rrjeti social ofron mundësi më të favorshme komunikuese sesa libri (i cili pak po lexohet dhe ka kosto e mund për botim).
Kërcënime kanë qenë të shumta, por kryesisht vinin nga besimtarë injorantë dhe tepër rrallë nga besimtarët me dije islame. Herë pas here kam bërë edhe dialog e debate me klerikë, predikues e teologë, por, ndonjëherë, disa mendime të tyre ata m’i kanë shfaqur privatisht, meqë frikësoheshin t’i shfaqnin publikisht, nga droja se mos po dënohen me ndalim të ushtrimit të profesionit nga punëdhënësit e tyre – bashkësitë islame.
Vetëm kur hakerët myslimanë, para rreth dy viteve, ma kanë bllokuar faqen në fejsbuk, kam shfaqë hidhërim kundër tyre. Përndryshe, ndaj kërcënimeve publike dhe në privat nuk jam alarmuar, sepse gjykoja se mund të keqkuptohem që po alarmoj kinse për t’u imponuar si i rrezikuar, gjegjësisht për afirmim personal.
Në opinionin publik shqiptar për vite të tëra janë përsëritur fraza të shumta për islamin «si fe e paqes», ku islamikët e përsërisin shpesh se edhe vetë fjala islam do të thotë «paqe», përderisa ti në studimin tënd ambicioz e thekson të kundërtën, duke sjellë shembuj të shumtë që e demantojnë mënyrën e deritashme të argumentimit për islamin dhe Kuranin, për agresivitetin e këtij besimi dhe të librit «kod» të myslimanëve. A konsideron që ke hulumtuar mjaft dhe se, në një mënyrë, nuk ke lënë gjë anash për të mos dalë subjektiv me analizën e peshuar të studimit tënd për Islamin?
[Përgjigje:] Jo vetëm të ne, por gjithandej në botë islami prezantohet rrejshëm si religjion paqësor. Se kështu e prezantojnë myslimanët, vetëkuptohet arsyeja e tyre. Por kur kështu dezinformojnë edhe jomyslimanët, atëherë kemi të bëjmë me dy kategori kryesore të tyre: të pa informuarit dhe për hir të taktikës. Unë nuk dua të besoj se presidenti amerikan Obama ose kancelarja gjermane Merkel, nuk janë të informuar për përmasat e agresivitetit të dogmës islame, por ata prononcohen rrejshëm, për shkaqe taktike politike: “Islami është paqësor por islamistët radikal e shpërdorojnë…” (parafrazim i lirë).
Kam bërë përpjekje që të jem krejtësisht neutral gjatë shkrimit të librit, të analizoj pjesë sa më të madhe të trilogjisë islame, për të argumentuar diskualifikimet që ia kam bërë. Mirëpres njohës të Islamit që të bëjnë kritikë konkrete, për të nxjerrë në pah ndonjë subjektivizëm, meqë asnjë studim nuk mund të bëhet aq i përkryer, sa të mos kesh çfarë të kritikosh. Bile, duke e përshtatur librin në gjermanishte, kam parë një mori mangësish e gabimesh të botimit në shqip.
Pas leximit të librit tënd, “Islami – religjion agresiv (?!!)” edhe disa pikëpamje të mia se, megjithatë, ekziston një «anë e mirë» e Islamit dhe Kuranit, që duhet ta kemi parasysh kur ofrojmë argumente të natyrës konstruktive në debat, sikur ranë poshtë, pasi nuk ekziston baza e fakteve e dëshmive që Islami të shqyrtohet ndryshe siç qenka në të vërtetë, ai Islam dhe Kuran i mbledhur e sajuar nga «mendimtarët» dhe mendimtarët e Gadishullit Arabik e të Lindjes së Mesme në përgjithësi. Në këtë kontekst, bien poshtë, të thuash, të gjitha interpretimet parciale që i janë bërë Islamit e Kuranit ndër shqiptarë. A do të thotë kjo që leximi dhe interpretimi i këtij besimi religjioz dhe veprës që ngërthejnë në vete deri tani ka qenë interpretim, të thuash, joshkencor, i pabazuar në fakte e dëshmi, një interpretim fanatik religjioz islamik?
[Përgjigje:] Të mirëkuptohemi, deri tani nuk kam hasur në ndonjë studim kritik për islamin, të bërë nga shqiptarët jo myslimanë. Ka dominuar vetëm literaturë propagandistike islame. Mustafa Nano ka bërë vjet një paraqitje publicistike, por, ose nuk ka pas kohë të studiojë më shumë, ose ka taktizuar nga frika se do ta diskualifikojnë si islamofob.
Fatkeqësisht nuk kam gjetur ndonjë libër studimor, të shkruar gjatë viteve të ‘60 e ‘70 në Shqipërinë londineze, kur është marrë fushatë kundër feve dhe kur ato janë ndaluar. Më duket e logjikshme të jenë shkruar e të jenë botuar studime kritike për religjionet në kuadër të gjithë asaj fushate edhe tepër agresive. Por nuk kam të dhëna konkrete. Ndoshta, në atë kohë, studiuesit nuk e kishin Kuranin të shqipëruar. Ndërsa ata që kanë qenë në gjendje ta lexojnë në arabisht kanë qenë besimtarë dhe nuk kanë bërë studime kritike.
Në bazë të studimit tënd, analizës së ajeteve të Kuranit, hadhiteve etj, del se mësimi për islamin dhe Kuranin ndër shqiptarët, është i jashtëm e jo i brendshëm, është mësim tendencioz i bazuar në synimet e islamit për t’i asimiluar të tjerët, kulturat e popujve të tjerë, pasi «islami nuk njeh kombe, meqenëse është komb në vete» që nga koha e «Pejgamberit» Muhamet. A je i vetëdijshëm që ky «islam» deri në vitin 1999 kur u çlirua Kosova, ishte «islam tjetër», pra një «islam i asimiluar nga kultura, nga traditat, doket dhe zakonet e popullit shqiptar, përderisa pas këtij viti e deri sot në Kosovë dhe jo vetëm hoxhallarët në përgjithësi kanë arritur të prekin në ndërgjegjen kombëtare shqiptare, ta infektojnë dhe asimilojnë atë, për arsyen që atyre iu lejua roli i propagandistëve të një kulture të huaj që binte e vazhdon të bije ndesh me kulturën vendëse, atë shqiptare?!
[Përgjigje:] Islami nuk është sajuar për të qenë religjion, por është sajuar që Muhamedi të bëhet sundimtar dhe për t’i bërë ithtarët e tij bashkësundimtarë.
Siç shpjegova më sipër, ndër ne kemi pasur vetëm propagandim të islamit dhe nuk kemi pasur informim kritik. Bile, sikur na është imponuar si përcaktim i vetëkuptueshëm, se islamin nuk duhet ta kritikojmë, përndryshe, kushdo që do të marrë guximin, do të diskualifikohet si islamofob, enverist, komunist…
Jo vetëm ndër shqiptarë, por edhe te shumica e popujve të islamizuar, një pjesë e madhe e popullsisë ka praktikuar islam të modifikuar për nevoja të veta kolektive. Kam një si ndjesi të krijuar nga studimet se as 10% e besimtarëve myslimanë nuk janë myslimanë. Edhe më pak janë fundamentalistë, që praktikojnë taksativisht dogmën islame. Kjo ndodh për dy arsye: Muhamedi, për t’i futur në kontroll të përhershëm ithtarët e tij, ka përcaktuar lutje të shumta dhe kritere të tjera, të zorshme për t’u zbatuar. Prandaj ka ndodhur përshtatja e Islamit. Islami turk nuk ngjason me atë arab, këta nuk ngjasojnë me atë indonezian, malajzian, shqiptar, edhe pse pothuajse të gjithë i përkasin sektës sunite (rreth 70% e myslimanëve). Tjetër janë pastaj edhe dallimet sektare, të rreth 73 sekteve që, simbas gjasash, i paskësh parashikuar edhe Muhamedi.
Arsye tjetër, pse shqiptarët nuk kanë qenë myslimanë, edhe pse kanë besuar e simuluar se janë, ka qenë pamundësia gjuhësore për ta kuptuar dogmën fundamentale. Fatmirësisht, imperializmi arab, i kamufluar si islam, nuk ka qenë në gjendje të na pushtojë edhe neve, për të na arabizuar, siç i ka arabizuar egjiptasit, irakianët, sirianët, algjerianët, etj. Ndërsa, pushtuesit osmanë, as ata nuk kanë qenë tamam besimtarë myslimanë, edhe pse dogmën islame e kanë shpërdoruar sa për t’i manipuluar popujt e pushtuar, që t’i sundojnë më lehtë.
Këto janë arsyet që besimtarët myslimanë, në shumicë të madhe, kanë praktikuar në islam tradicional, ku, në fakt, më shumë ka pasur ndikim Kanuni i Lekës se sa Kanuni i Muhamedit.
Në kohën e Rilindjes kombëtare, ka pas ndikim iluminizmi dhe shekullarizmi europian, prandaj, ta zëmë, edhe hoxhallarë si Haxhi Zeka, Ymer Prizreni, Hoxhë Hasan Tahsini, etj., janë angazhuar për luftimin e kalifatit islam, siç e quanin veten sulltanët osmanë. Ky ishte një fat i vogël në fatkeqësinë e madhe të islamizimit të popullit tonë.
Në dekadat e fundit është ringjallur islami fundamentalist dhe po paraqet rrezik, jo vetëm terrorist, por edhe asimilues.
Kam përshtypjen se një ndër motivet që do t’ju kenë shtyrë që ta shkruanit këtë libër të madh në këndvështrimin informativ është edhe frika, brenga juaj si atdhetar që t’i dilni në ndihmë popullit tuaj, fisit tuaj, familjes suaj, pra edhe mua, që mos të lejojmë të jemi ata që s’jemi. Pra ju keni kryer një detyrë dhe një obligim që i ka takuar shtetit apo shteteve shqiptare?
[Përgjigje:] Për të qenë krejtësisht i sinqertë, deri në naivitet, kisha brengën se po rrezikohemi edhe këta pak shqiptarë që kemi mbijetuar romanizimin, bullgarizimin, serbizimin, osmanizimin, turqizimin, helenizimin… Vërtet shqetësuese: sapo ia kemi dalë të çlirohemi nga pushtimi serb, tani përballemi me agresivitet të myslimanëve “tanë”, si dikur që jemi përballë me titistat “tanë”. Disa miopë nuk janë të vetëdijshëm për rrezikun. Merre me mend kush ishin egjiptasit, irakianët, sirianët, kur u sajua islami dhe banda tepër të vogla beduine u frymëzuan shpejt nga “drogimi” mysliman, për t’i pushtuar dhe për t’i arabizuar. Dhe ia kanë dalë. Preferoj të alarmohem e angazhohem paraprakisht, në vend që të vajtoj pastaj për viktimat që do të na i shkaktojnë këta lloj xhihadistësh vrastarë.
Xhamizimi enorm i vendit me ezani që thirret pandërprerë, si një kushtrim i përjetshëm dhe i egër «turko-arab», duke u bërë jashtë çdo kriteri urbanistik, madje me «kritere» të paracaktuara të Qeverisë së Turqisë, burrështetasit e së cilës në shumë raste marrin pjesë në meremetime e ndërtime xhamish, sikur e shndërruan një çështje të brendshme të një populli, siç është Islami, që praktikohet prej një pjese shqiptarësh, në «çështje turke», në «çështje arabe»? A mos kanë shkuar gjërat shumë larg kur tashmë vendit tonë Shqiptar i është dhënë një imazh «turk» dhe «arab»?
[Përgjigje:] Numerikisht nuk janë shumë myslimanë fundamentalistë, por meqë janë të rrezikshëm, janë tepër.
Njëri nga kriteret tepër kushtëzues, të cilin po nuk e plotësove nuk quhesh mysliman, janë pesë lutje në ditë, që në zhargonin islam quhen namaz. Në gjithë Kosovën as 10 mijë veta nuk e prishin gjumin e agimit për të bërë namaz në prag të “lindjes” se Diellit. Që në përqindje do të thotë se as 1 % nuk e përmbush kriterin themelor për të qenë myslimanë. Por duke zhurmuar shumë, përmes ezanit arabisht dhe përmes namazit në trotuare e asfalt, krijojnë imazh sikur janë shumë, sikur jemi popull islam.
Myslimanët fundamentalistë qenë mobilizuar për të bërë protestë të fuqishëm në Prishtinë për të imponuar përdorimin e “shamive” në institucione publike e shtetërore. Nga të gjitha qendrat urbane u organizuan autobus për udhëtim pa pagesë. U solidarizuan edhe nga myslimanët fundamentalistë të Shqipërisë e Makedonisë. Fatmirësisht, por edhe fatkeqësisht, ishin rreth dymijë e pesëqind pjesëmarrës. Fatmirësisht, sepse është numër simbolik. Fatkeqësisht, sepse po mjafton një xhihadist kamikaz, për të bërë terror të përmasave të mëdha, si ta zëmë rasti në Berlin, Stokholm, Londër, Mançester…
Uroj të kem zgjuar ndërgjegjen e fjetur të “masave” intelektuale me këtë angazhim për të kuptuar se është fatkeqësi edhe për shqiptarët që po i humbim përmes të këtij tjetërsimi. Por, përveç kësaj, ky është edhe rrezikim kolektiv e etnik.
Jo vetëm ju, por edhe intelektualë të tjerë nga e gjithë hapësira e gjeografisë shqiptare në Gadishullin Ilirik, ishim në ankth për shkak të shtimin legal të islamit politik në Maqedoni, në Shqipëri e së fundi edhe në Kosovë. Përderisa shqiptarët e ndërgjegjshëm e të brengosur reagonin e nuk pajtoheshin me islamizimin antishqiptar të kulturës së kombit, asimilimit të hapur e mizor të kësaj kulture, «shtetet tona kombëtare» Shqipëria e sidomos Kosova, pas vitit 1999, (me ndihmën edhe të UNMIK-ut), ndihmuan në krijimin e «një nacionalizmi tjetër» prej shqiptarëve (?!), atij turko-arabo-islamik, të njëjtë siç e ka parapa «Hazreti» Muhamedi dhe Kurani…
[Përgjigje:] Për shkak të mungesës së informimit, mendojmë se në Makedoni dhe Shqipëri shqiptarët janë më të myslimanizuar sesa në Kosovë. Isha në Makedoni rreth nëntë vite. Atje jam befasuar me emancipimin e shqiptarëve të Tetovës me rrethinë, të Strugës, të Kërçovës, të Manastirit, të Dibrës, etj. Islamizim më të theksuar kishin shqiptarët e Shkupit (mbi 120 mijë votues shqiptarë në Shkup) dhe në lokalitete në drejtim të Kumanovës e Kaçanikut, paksa edhe në Gostivar.
Këtë e dëshmojnë edhe të dhënat numerike të xhihadistëve shqipfolës, të angazhuar në luftime në Siri dhe Irak. Kosova zë vendin e parë në Europë, me rreth 400 xhihadistë dhe rreth 60 viktima, që ata i quajnë shehitë (martirë).
Ndoshta të intereson një e dhënë specifike. Myslimanët fundamentalistë nuk janë turkoshakë, ata ngjajnë në myslimanë të Arabisë saudite. Myslimanët turkoshakë janë tjetërsoj, simulojnë të qenët mysliman, si Erdogani, por nuk janë myslimanë 24 karatë, siç është e normëzuar në Kuran dhe hadithe. Ky është një agresivitet tjetër, neo-osman, nuk është agresivitet islamik.
Politikat «panturke», «panislamike-arabe», në Kosovë, aty ku më së paku është pritur ndër viset shqiptare, e krijuan «njeriun e ri», shqipfolësin tipik të frymës botëkuptimore të islamit politik global, të cilit tashmë «i dhemb e djeg» vazhdimisht aty ku i dhemb çdo pjesëtari të të ashtuquajturve «popuj myslimanë» në botë… Këtë «njeri të ri» dhe këtë «mysliman me namuz» e krijoj ligjërata enorme myslimane nëpër «xhamitë tona», «ligjërata» që shpërthyen në formë «dersesh» pastaj nëpër radio-televizione shqiptare, në Kosovë e gjetiu. Dominimi perfid e antishqiptar i ligjëratës islamike shtoj në mënyrë të rrezikshme antishqiptarizmin, mohimin dhe përbuzjen e kulturës kombëtare, të historisë dhe figurave qendrore të historisë së kombit! Ishte ky një paralajmërimi i së keqes, ndaj të cilit nuk pati «shtet» që ti dilte përpara?
[Përgjigje:] Tani ne duhet të jemi realist. Deri në vitin 1998, kur shpërtheu kryengritja e armatosur çlirimtare, kontrollin mbi Kosovë e kishin pushtuesit serbë, ndërsa shqiptarët vetëm simulonin pushtet paralel virtual.
Për zhvillimet fetare të viteve të ‘80 të shekullit të kaluar nuk kam informacion dhe nuk kam has ndonjë literaturë që është marrë me atë tematikë.
Fatmirësisht, gjatë Luftës çlirimtare UÇK-ja ishte përcaktuar që t’i mbante sa më larg myslimanët fundamentalistë, sidomos të huajt që donin të angazhoheshin si xhihadistë vullnetarë për të ndihmuar “vëllazërinë myslimane” të Kosovës, siç i cilësonin ata. Ndërsa xhihadistë shqipfolës nuk di të ketë pasur, sepse ata që ndiheshin besimtarë myslimanë ende i përkisnin Islamit tradicional. Ky përcaktim i UÇK-së ishte edhe një favor, që Aleanca Veri-atlantike të mos na diskualifikonte e të na luftonte si lëvizje islamike.
Fatkeqësisht, pas çlirimit, duke qenë Kosova në protektoratin e OKB-së, i quajtur zyrtarisht UNMIK, islamistëve radikalë vehabistë e selfistë, por edhe islamistëve turq e neo-osmanë, iu mundësua të invadonin në Kosovë, të kamufluar si shoqata bamirëse. Edhe shtetet islamiste invaduan me ndihmat e tyre “humanitare” dhe fetare. Përmes tyre na u indoktrinuan shumë të rinj të cilët u punësuan në ato shoqata. Pra, atëherë Kosova nuk kishte institucione të saj autonome për t’u mbrojtur nga ai lloj invadimi, kurse strukturat e UNMIK-ut i favorizonin edhe shoqatat e huaja fetare, që kamufloheshin se vinin për të ofruar ndihma humanitare për rindërtim të Kosovës se rrënuar nga agresiviteti serb.
Mungesa e shtetit sovran të Kosovës gjatë viteve 1999-2008, si dhe mungesa e vigjilencës e shoqërisë shqiptare, lejuan që ai invadim i atij islami agresiv e imperialist të lëshonte rrënjë, të cilat do të eskalonin në metastazë edhe në shtetin e Kosovës.
Fatkeqësisht, institucionet shtetërore të Kosovës u vetëdijesuan pjesërisht gjatë viteve të fundit, kryesisht për shkak të presionit të bashkësisë veri-atlantike, dhe bënë ca ndërhyrje në procese gjyqësore kundër islamistëve tashmë të eskaluar në xhihadistë. Por, duke qenë se në institucionet e Kosovës ka shumë pjesëtarë që ndihen e deklarohen besimtarë myslimanë, ata nuk janë mjaftueshëm aktivë kundër këtyre myslimanëve fundamentalistë, sepse nuk kanë informacione për rrezikshmërinë e tyre kundër Shtetit dhe rendit publik të tij.
Që të mos marrë përmasa më agresive kjo metastazë islamiste duhet të ndërgjegjësohemi për rrezikshmërinë e saj dhe në gjitha planet ta sfidojmë me angazhim tonin konkret.
Identifikimi me të keqen dhe konsiderimi i islamizimit të kombit si «çështje normale», i krijoi një hapësirë komode këtij, ta quaj nacionalizmi të huaj, nacionalizmi turko-arab ndër ne, përderisa nga «vezët e qyqes» filluan të shtohen qyqarët, të cilët, si në të kaluarën e pushtimit turk-osman, ua mësynë luftërave religjioze panislamike. Pjesëmarrja e një numri kaq të madh islamikësh në luftërat «për islamin» dhe të ashtuquajturën «Tokë e Shamit», e shndërruan Kosovën dhe hapësirën shqiptare si një «njollë të zezë» të veprimtarive të mundshme terroriste, qoftë në raport me shkatërrimin e brendshëm shqipfolës-shqiptar apo me botën përreth nesh. Si mund të mbrohet kombi dhe kultura kombëtare shqiptare, siguria kombëtare shqiptare, në raport me këtë problem deri diku të krijuar nga vet «ne», nga indiferenca dhe mospërfillja “jonë” e çuditshme ndaj së keqes së paralajmëruar?
[Përgjigje:] Fatkeqësisht pushtimi islam na është imponuar gjatë rreth 525 vjetëve! Po e përsërisë: 525 vjet! Ky pushtim kaq i gjatë ka tjetërsuar identitetin tonë etnik në ato përmasa sa në shekullin XIX, kur filluam të ndërgjegjësoheshim se kush ishim, ku jetonim dhe cila duhet të jetë ardhmëria jonë e quajtëm RILINDJE KOMBËTARE! Që i bie se populli ynë ishte në prag të asimilimit të tij etnik dhe prandaj zuri të rilindë.
Ta zëmë, ne çmonim për rilindës Naim Frashërin, ndërsa ai i thurte vargje lavdëruese islamit. Ja, në cilën gjendje ishim katandisur. Ose në atë Rilindje u angazhuan edhe klerikë shqiptarë, të besimit mysliman, meqë tjetër lloj të arsimuarve nuk kishim. E ata nuk mund të çliroheshin krejtësisht nga skllavëria kulturore e religjioze islame. Duke mos pasur me bollëk rilindës iluministë, edhe ata u çmuan për patriotë shqiptarë, edhe pse sajonin platforma kombëtare me një përzierje shqiptaro-islame.
Duke pasur parasysh rrugëtimin tonë mbi dymijë vjeçar, ne duhet të ndihem krenarë që kemi mbijetuar asimilimin, të paktën gjuhësisht, nëse është krenari qenësia jonë shqiptare, duke qenë se ekzistojnë shumë popuj që janë tjetërsuar krejtësisht, janë romanizuar, sllavizuar, arabizuar, turqizuar, helenizuar…
Kjo dhunti jona për mbijetesë me bënë optimist që edhe këtë agresivitet islam do ta sfidojmë, sado që goditjet janë të rënda. Është handikap i madh të kesh vendin e parë në Europë me numër të xhihadistëve (në krahasim me numër të popullsisë) të angazhuar në luftimet barbare në Siri e Irak. Gjithashtu handikap i madh është të kemi intelektualë të kalibrit të Rexhep Qoses, në shekullin 21, që angazhohet për të lavdëruar e mbrojtur kulturën e traditën tonë hibride, të shkërdhyer gjatë mbi pesë shekujve nga orienti islam!
Vet fakti që Qosja e dogji autoritetin e tij intelektual, duke i dalë zot identitetit tonë hibrid, më jep shpresë se populli ynë po ndërgjegjësohet kombëtarisht për të rrumbullakësuar Rilindjen tonë kombëtare dhe iluministe.
Megjithëse roli i akademikut Rexhep Qosja ka qenë herë-herë destruktiv në vitet e pas luftës në Kosovë, nuk e shihja të arsyeshme t’ju pyesja për të kur flasim për librin tënd. Megjithatë, tani pasi e zutë në gojë me të drejtë, po ju pyes: Kush tjetër ka përkrahur edhe më shumë se Qosja, gjatë kësaj kohe, islamin politik dhe ligjëratën agresive islamizuese të hoxhallarëve shqipfolës?
[Përgjigje:] Nuk jam i informuar për ndonjë rol destruktiv të Rexhep Qoses, as para dhe as pas lufte. I përcjell shkrimet e tij, por nuk i kam kuptuar si destruktive. Ndërsa sa i përket Islamit, kam dilema, nëse është ose jo besimtar mysliman. Kam dilema, sepse kisha mendimin se është intelektual iluminist dhe për këtë arsye nuk është besimtar fetar. Ndërsa pro-islamizmin e tij të viteve të fundit e kam kualifikuar si anti-Kadare dhe jo si bindje fetare. I pata përcjellë ato debate, por nuk i kam mbajtur në mend. E mbaj në mend vetëm hidhërimin tim me lëvdatat e identitetin tonë të mbishtresuar me orientalizëm muhamedan.
Tjetra, jo vetëm ndaj Qoses, por ndaj secilit studiues të avancuar, kam një hidhërim, përse nuk janë marrë fare me religjionet, për t’i shtjelluar dogmat e tyre si kundërnjerëzore, sidomos për të shtjelluar ndikimin e tyre tjetërsues dhe shpërfytyrues në planin kulturor dhe etnik. Cilat tematika e studime qenkëshin me më rëndësi sesa religjionet, që kanë pasur aq shumë ndikim në tjetërsimin tonë, dhe që tashmë edhe po kërcënojnë edhe qenien tonë fizike. Si nuk e paskëshin vërejtur studiuesit, për të cilët mendoja se janë iluministë, se fëmija që dhunohet me indoktrinim fetar do ta ketë torturues arsimimin iluminist. Kjo do të thotë: nëse fëmija indoktrinohet se njerëzit i paskësh krijuar dhe i krijon Allahu, si do të pranojnë pastaj arsimimin që bazohet në shkencë. Ose fëmija që indoktrinohet se Allahu paskësh krijuar tokën e rrafshët, të mbuluar me shtatë kupola të qiejve, si do të pranojnë informimin shkencor për tokë sferike dhe Gjithësinë, pa asnjë “qiell” dhe me bilionë gjithësi e planetë. Në planin shoqëror, nëse fëmija indoktrinohet se “njeriu është rob i Allahut, që duhet të sundohet nga i autorizuari i Allahut”, si do të përjetojë pastaj të vërtetën se është qytetar i lirë, që vet udhëhiqet përmes të drejtës për t’u zgjedhur dhe për të zgjedhur, etj., etj.
Në këtë plan edhe mediat janë reflektim i gjendjes kaotike të shoqërisë. Libri im është pothuajse studimi i parë kritik për islamin, dhe pothuajse asnjë media nuk e ka bërë as lajm. Ndodh kështu sepse pronarët e tyre jetojnë me frikën se mund t’u ndodhin sherre nga myslimanët fundamentalistë. Dhe kjo ndodh nga se i besojnë zhurmimit propagandistik islam, se ne qenkemi 95% besimtarë myslimanë, kur në fakt nuk jemi as 5%.
Kam pas një mori dialogësh e debatesh me teologë myslimanë. Ia kam ofruar për botim gazetës që e kam përkrah. Ato nuk janë botuar nga frika primitive se dialogët e debatet për religjione shkaktojnë përçarje kombëtare.
Raportet policore së fundmi nënvizojnë që, tashmë, hetohet një deradikalizim. Çka mendoni rreth kësaj ? Eshtë fjala për frikësimin e frymëzuesve të tyre,hoxhallarëve, apo çështja është diku tjetër, kur siç mund ta vërejmë islamikët shqipfolës janë mjaft aktivë dhe e përcjellin çdo fjalë e fjali për e rreth «islamit famëlartë» edhe në rastet kur shtiren të «fjetura»?! Të gjitha këto fakultete islamike, medrese, shkolla kuranore, konvikte të nxënësve islamikë, shoqata kulturore islamike, shoqata sportive islamike, a mos janë më tepër përpjekje mercenare për ta shkatërruar një popull?
[Përgjigje:] Në dukje agresiviteti i myslimanëve fundamentalistë ka rënë, por jo edhe përmbajtje. Edhe sipas porosive të Muhamedit për të praktikuar taktikë tërheqjeje dhe durimi, kur nuk kanë potencial për të mundur armiqtë (jomyslimanët), myslimanët agresivë kanë bërë tërheqje taktike. Dhe vetë fakti se kanë bërë tërheqje taktike kolektive, të përnjëhershme, dëshmon se organizimi i tyre ngjan me organizim të bandave paramilitariste, gjysmë ushtarake, dëshmon për organizim të tyre klandestin e konspirativ.
Këtë jam duke e përjetuar edhe në rrjetin social. Përpara kisha reagime të orkestruara kolektive nga strukturat e tyre, të caktuara për të kujdestaruar në rrjetin social; tashmë kanë reduktuar shumë video audio prezantime me ligjërata të islamit fundamentalist, që i propagandonin përmes jutubit (Youtube). Ndoshta kanë heshtur nga frika se mund t’i identifikojnë institucionet policore dhe shërbimet inteligjente.
Fatkeqësisht partitë, në dukje sekulariste, i kanë joshur në radhët e tyre partizat myslimane, për t’i thithë votat e myslimanëve fundamentalistë e injorantë. Kështu kanë vepruar edhe PDK, edhe LDK, që kanë përfshirë në koalicione të udhëhequra prej tyre partiza dhe individë eksponentë të këtij Islami fundamentalist. Myslimanët e politizuar kanë pranuar, meqë për të garuar në fushatë si të pavarur, dinë se nuk mund të kapërcejnë pragun elektoral. Fatmirësisht pamundësia e partizave islame për të mos kaluar pragun elektoral është dëshmi se numri i myslimanëve në Kosovë është tepër simbolik. Por, edhe pse janë pak, janë si embrionet e kancerit, që, po nuk u hetua e intervenua sa më herët, rrezikon të eskalojë në metastazë vdekjeprurëse.
Prandaj vigjilencë dhe angazhim, sepse secili shqiptar i indoktrinuar me islam fundamentalist, është një shqiptar më pak dhe një rrezik potencial më i madh.
Sigurisht që ke mundur ta vëresh që LISBA e Fuad Ramiq, me BIK-un pas, para disa viteve pati organizuar një demonstratë të madhe, të çuditshme e të paimagjinueshme në Prishtinë, për të ashtuquajturën «Çështje e shamisë», pra me atë rast islami politik global, – dega e «Arnautllëkut», “ia tregoj dhëmbët popullit shqiptar” se çka e pret nëse nuk është vigjilent në raport me islamizimin e kombit. A jeni të vetëdijshëm për aspektin agjenturor-antishqiptar të organizimit të asaj demonstrate religjioze islamike të «burrave myslimanë» shqipfolës që kërkon «shami» për «gratë e tyre myslimane»?
[Përgjigje:] Rastësisht atë ditë kur është mbajtur ajo demonstratë në Prishtinë isha në Sheshin Nëna Tereze. Meqë kam përvojë të gjatë me organizim protestash dhe me vlerësim të numrit të pjesëmarrësve, pata krijuar vlerësimit se aty patën marrë pjesë rreth 2500 veta. Ky numër është tepër i madh, kur të kemi parasysh mendësinë e tyre agresive, ndërsa ishin fare pak, kur kemi parasysh zhurmimet e tyre propagandistike, se 95 % e shqiptarëve na qenkëshin myslimanë.
Vogëlsia numerike e tyre me pati qetësuar, meqë paraprakisht qe bërë zhurmim e organizim i madh, duke paralajmëruar se do të protestonin të paktën 100 mijë myslimanë. Ishin paralajmëruar edhe ardhje të shumta mbështetëse nga Shqipëria dhe nga Makedonia. Autobusët duhet t’i kenë paguar “shoqatat” e huaja, që të transportonin sa më shumë myslimanë. Në shesh ua lexoja organizatorëve zhgënjimin dhe hidhërimin, meqë i kishin prit 100 mijë pjesëmarrës, e nuk ishin grumbulluar as dymijë e pesëqind.
Megjithatë ishin shumë, për shkak se, siç e potencova, secili prej tyre është një rrezik potencial, permanent, për të bërë sulme terroriste, sapo indoktrinimi të ketë kapërcyer pikën kritike, të tjetërsimit në kamikaz (vetë)vrasës. Këtë e dëshmon edhe sulmi i mbrëmshëm xhihadist i një koncerti të rinisë në Mançester të Anglisë.
Abdi Baleta me librin platformë të nacionalizmit mysliman-shqipfolës, «Shqiptarët përballë terrorizmit intelektual të FALACIT», pas vitit 2000, sikur ia kishte vënë «themelet» nacionalizmit musliman shqipfolës, si pjesë të preokupimit panislamik, i pasuar më vonë nga Hysamedin Feraj dhe Milazim Krasniqi i PDK-së. Islamin politik ndër shqiptarët e “mbolli”, e ngriti dhe e mban në këmbë kryesisht Turqia përmes zhurmës pseudopatriotike «shqiptare» të islamikëve të tillë, të forcuar edhe nga luftëtarët shqipfolës të IS, në bashkëpunim me hoxhallarët.
Çka mendoni ju rreth islamistëve të tillë, propagandave të tyre antishqiptare tashmë shumë të organizuara dhe me para të mjaftueshme për t’i shpënë përpara synimet kombmohuese ndaj shqiptarëve dhe kulturës së tyre?
[Përgjigje:] Shpërfytyrimi i Abdi Baletës, nga marksist-leninist fundamentalist në mercenar islamist, është një dëshmi për një devijim, i motivuar vetëm nga babëzia për t’u pasuruar, duke u angazhuar kundër dinjitetit dhe integritetit tonë etnik. Abdiun e mbaj mend qysh nga vera e vitit 1982, kur më ndodhi një fatkeqësi eksesive gjatë një vizitë që i pata bërë në selinë e Ambasadës së Republikë së Shqipërisë pranë OKB-së në Nju Jork. Atëherë patëm njohjen tonë të parë fizike. E mbaj mend edhe në fillim të viteve të ‘90 të shekullit të kaluar në Tiranë, ku tashmë po ngjante në Sali Berishën – dy militantë marksistë-leninistë, të katapultuar në komunistë, për hir të trendit ose me urdhër të eprorëve të tyre. Por, meqë kamuflazhi si demokrat nuk i mundësojë karrierë në pushtet, ai gjeti donatorë islamë që të fillonte veprimtari të re për propagandim të asaj dogme, bile edhe të islamit agresiv.
Pothuajse të njëjtë janë edhe metamorfozat e “filozofit” Hysamedin Feraj dhe shkrimtarit Milazim Krasniqi. Që të tre këto raste janë edhe dëshmi të mungesës së institucioneve përkatëse shtetërore për të vepruar konkretisht kundër spiunëve dhe marionetave të huaja, siç ndodh në secilin shtet funksional, ku institucionet angazhohen që të mbrojnë shtetin kundër veprimtarisë subversive të spiunëve e marionetave të huaja, në rastin konkret, kundër marionetave të islamit agresiv.
Ibrahim Kelmendi, ti je i bir i hoxhës autodidakt, i një besimtari fanatik mysliman, i cili, siç e citon ti, i kishte thënë një imami tjetër: “Në shtëpinë tonë nuk mund të thuhen uratat shqip sepse ato kanë vlerë vetëm në gjuhën e Allahut!” Ndërkaq ti ishe dhe vazhdon të jesh afetar, veçanërisht që nga rinia jote e deri sot. Ai që ti e quan “islam tradicional” a mos ishte islami i babait tënd dhe tjetrit, që interpretohej nga njerëzit pa informacionet e duhura religjioze, andaj edhe i nënshtroheshin kulturës së mjedisit, dokeve dhe zakoneve të popullit të vet? Sot kur kemi vetëm islam politik global, të interpretuar nga hoxhallarët shqipfolës të shkolluar nëpër vendet arabe-islamike, të cilët jo vetëm që e njohin mirë e siç duhet islamin e Kuranin, por janë edhe nacionalistë arabë. Me këtë nacionalizëm të huaj ata kanë infektuar e indoktrinuar edhe shumë të rinj të pafajshëm-frekuentues të xhamive.
[Përgjigje:] Fatkeqësisht institucionet tona të kualifikimit arsimor, sidomos universitetet, nuk e kanë quajtur me rëndësi të merren me studime historike, përse dogma fundamentale e religjionit islam nuk praktikua nga shqiptarët, por i ndodhi asaj një përshtatje aq ndryshe sa, në fakt, nuk mund të definohet si islam. Mua më rezulton se kjo përshtatje taktike ka ndodhur për shkak se janë konvertimi ka qenë i dhunshëm, e si pasojë konvertimi ka ndodhur vetëm në dukje, ndërsa në përmbajtje kanë ruajtur paganizmin politeist antik, edhe pse të zbehur shumë nga krishterimi, gjithashtu i imponuar nga perandoritë romake e bizantine. Në këtë dukuri duhet të ketë luajtur rol edhe analfabetizmi, meqë pushtuesit osman në mënyrë eksplicite kishin ndaluar formimin e institucioneve arsimore në gjuhë shqipe, më kohën kur kishin lejuar shkolla në gjuhët tjera: bulgare, serbe, helene. Duke qenë popullsia jonë fshatare analfabete, ajo nuk pati mundësi të indoktrinohet me dogmë fundamentale të islamit. Prandaj popullsia jonë, edhe e besimit mysliman, praktikonte Kanunin pagan të Lekës dhe jo Kanunin monoteist të Muhamedit (Kuranin).
Por, në dekadat e fundit, islami fundamentalist po përjeton një mobilizim imperialist, kryesisht për shkak të pasurimit të madh me naftë të disa shteteve e mbretërive islamike.
Për veten time di që e keqja e madhe është vetë islami, i imponuar dhe i besuar si religjion, por e keqja konkrete është depërtimi i shërbimeve islame përmes shoqatave e fondacioneve, të cilat po indoktrinojnë dhe viktimizojnë ca të rinj tanë, të cilët prindërit i kanë oportunistë e konformistë hibridë. Këtyre prindërve po u mungon informimi se sa janë të rrezikuar së pari vetë ata nga fëmijët e tyre që po indoktrinohen, tjetërsohen e deshqiptarizohen. Bile, më ka ndodhur të debatoj me prindër që ishin të mendimit se fëmijët e tyre ishin urtuar përmes indoktrinimit islam, ata nuk po përdornin drogë, alkool, nuk po bridhnin lokaleve etj. Në ndërkohë, kur ju ka ndodhur fatkeqësia tjetër që fëmija i tyre të urrente prindërit pse nuk i zbatojnë islamin, si lutja pesë herë në ditë, janë në ankth mos ndonjë ditë edhe mund t’i masakrojnë me thika, praktikë kjo e njohur i xhihadistëve vehabistë…
Gjithsesi këto janë fatkeqësi individuale të prindërve dhe të fëmijëve të tyre, por janë duke u stërkequr për t’u bërë fatkeqësi kolektive. Prandaj na duhet t’i thërrasim mendjes, për të gjetur mënyrat se si duhet sfiduar kjo fatkeqësi, që ngjan në bombë me sahat, siç thuhet për raste të ngjashme alarmante.
“Hazreti” Muhamedi për të cilin “xhematit” këtyre 18 viteve në Kosovë e gjetiu në shqiptari, thanë fjalët më të mira, duke e idealizuar deri në idolatri e duke i dhënë mendimeve të tij me rend karakter e frymë “profetike”, në librin tuaj del një figurë tjetër krejt pa ndonjë domethënie për njerëzimin e njerëzoren dhe e rëndësishme kryesisht për arabët dhe interesat e tyre të përbashkëta; pra ai del njeri “krejt i rëndomtë” e me “përcaktime amorale, diskriminuese, pedofile, shoviniste, agresive, i sajuar në çdo aspekt. Me këtë zhveshje të kësaj kryefigure mitike të islamit, ju e zhvishni edhe një gënjeshtër me të cilën janë mashtruar shqiptarët prej hoxhallarëve dhe në një mënyrë i jepni një dimension të munguar shqyrtimit kritik të figurës së “Profetit” Muhamed dhe Kuranit… Ishte i domosdoshëm një çmitizim i kësaj përmase me studimin tuaj që tashmë është në duart e lexuesve?
[Përgjigje:] Imponimi i Muhamedit si profet nuk është fatkeqësi vetëm shqiptare, por ka përmasa globale, meqë mund të ndodhë që në botë të ekzistojnë rreth një miliard muhamedanë. Për ata që kanë informacion të bollshëm do të binden se Muhamedi është mitizuar në ato përmasa, sa është më i rëndësishëm sesa Allahu, Kurani dhe Islami. Dëshmi konkretizuese janë edhe sulmet hakmarrëse ndaj atyre që kritikojnë, demistifikojnë, demitizojnë, ironizojnë Muhamedin, ndërsa nuk kemi dëgjuar të sulmohet ndokush që ka kritikuar e demitizuar personazhin Allah, ose edhe Kuranin.
Ndoshta nuk është me rëndësi tani të vë në spikamë, se pikërisht figurat e legjendarizuara kanë të dyshimtë ekzistencën e tyre. Dhe pikërisht ato adhurohen shumë. Mbaj mend kur lahutarët këndonin epe legjendare për Mujin dhe Halilin dhe një pjesë e atyre që dëgjonin, spontanisht u rridhnin lot, pavarësisht nga fakti se këto personazhe janë fiktive, letrare dhe mund të mos kenë ekzistuar ndonjëherë. Kështu ka ndodhur edhe me Muhamedin, për të cilin lotojnë ata që dëgjojnë recitalin e mevludit (një elegji e një bejtexhiu anonim).
Fatkeqësisht kam ndier keqardhje për rininë time të hershme, si besimtar mysliman, duke adhuruar Muhamedin, një personazh kaq i kriminalizuar, i cili e fillon imponimin me mashtrim se Allahu e paskësh shpallur për profet. Ai shan fisin e tij për religjion shekullor që praktikonte, blasfemonte kundër religjioneve të tjera politeiste e monoteiste, deri sa u bë edhe agresiv kundër rekuizitave të atyre religjioneve, për të eskaluar edhe në kriminel vrasës kundër atyre që nuk pranonin të konvertoheshin, e deri në pedofil, dhunues seksual të femrave që ziheshin robër të sulmeve plaçkitëse e paramilitare, bile edhe dhunues i kufomave të femrave (nekrofili). Një njeri i tillë, me përmasat e gjithë atyre krimeve, në ditët tona do të ishte personazh monstrum, që do të përflitej në gjithë botën dhe mund të dënohej edhe me 500 vjet burg, siç kam lexuar për raste gjykimesh në vende të ndryshme, për kriminelë që kanë bërë krime shumë herë më pak, se sa ato që duhet t’i ketë bërë Muhamedi.
Fatkeqësisht, përmasa e krimeve të Muhamedit është aq e madhe, sa vërtet renditja e tyre duket si shpifje. Ndoshta, turmave injorante mund tu imponohen si profet pikërisht ata që bëjnë mashtrime e krime të mëdha, gjegjësisht figura të trilluara nga njerëz me mendësi kriminale, të cilët personazhet e tyre i paraqesin me përmasat e kriminelit që do të dëshironin të realizonin.
Duke debatuar për demitizim e demistifikim të Muhamedit, uzurpimin kriminal që Muhamedi duhet t’i ketë bërë Mekës, muhamedanët e quajnë çlirim të Mekës, edhe pse Meka deri atëherë nuk ishte e pushtuar nga askush, ishte e populluar kryesisht nga njerëzit e fisit të Muhamedit, udhëhiqej nga xhaxhallarët e Muhamedit, ishte Meke paqësore, ku bashkëjetonin paqësisht besimtarët paganë, kristianë e çifutë. Aty e tutje u bë Mekë muhamedane, fashistoide, ku nuk kishte më liri fetare…
Pikërisht për shkak të rolit që ka mitizimi profetik i Muhamedit, jam marrë me studim të shumë biografive për Muhamedin, të cilat, në fakt, vetëm se bazohen në biografinë e parë të shkruar në formë libri, nga Ibn Is’hak në shek. 9, të cilin e ka quajtur sira (biografi), që gjithashtu është biografi e bazuar nga rrëfimet legjendare të brezi të katërt e pestë, pas vdekjes se Muhamedit.
Është një perversitet i llojit të vet, se si muhamedanët e arsyetojnë pedofilinë e Muhamedit ndaj Aishes 9-vjeçare, si porsi të Allahut përmes të ëndërrimeve të Muhamedit, si traditë e kohës, si dukuri biologjike e “pjekjes” se hershme të vajzave në shkretëtira, etj. Dhe, për shkak të asaj pedofilie të Muhamedit, edhe tani janë miliona raste të pedofilisë se legalizuar, me parada dasmash, të “martesave” të 60-vjeçarëve me 6-9-vjeçare, vetëm për të imituar profetin e tyre.
Pak muaj më herët, në një dasme pedofilike në Malishevë ndër dasmorë ishte edhe Fatmir Limaj, i cili nuk skuqet të na imponohet si lider, përmes vjedhjeve që ia ka bërë buxhetit të Kosovës…
Tematikë ekstra janë hoxhallarët që janë profesionalizuar në Arabinë Saudite. Atyre nuk do të duhej t’u nostrifikoheshin diplomat në Kosovë dhe nuk do të duhej tu lejoheshin të ushtronin profesionin e predikuesve në xhami, meqë ata predikojnë imperializëm arab, duke iu kundërvënë ekstra islamit tradicional.
Në islam flitet shumë për moralin në shoqëri, veçanërisht për moralin e femrës, për të cilin gjithnjë duhet të “garantojë” burri. Edhe biografitë e deritashme e kanë paraqitur Muhamedin si “maniak seksual”, siç e cilësoni ju në librin “Islami – religjion agresiv (?!!)”, por argumentimet që dalin në sipërfaqe nga hulumtimet tuaja, e paraqesin atë të shthurur dhe tej mase të lig, gjithnjë të fshehur pas asaj që ishte “i dërguar i Allahut”. Rasti i Aishes, që me vlerësimin e sotshëm mund të quhet pedofili, pastaj martesa me nusen e djalit, martesat me gra të bukura po atë natë kur ua kishte mbytë të afërmit, prindërit, burrat etj; nga këndvështrimi i sotëm psikiatrik “Hazreti” Muhamedin e paraqesin një rast të rëndë, tejet të domosdoshëm për trajtim psikiatrik. Kur kryefigura e një religjioni demistifikohet në këtë mënyrë me fakte e argumente, çka i mbetet tjetër “shoqërisë shqiptare” që të bëjë: të mbytet në pellgun e ngatërresës dhe imoralitetit islamik të pafund, apo të gjejë rrugëdalje për të shpëtuar nga një mëkat i huaj?
[Përgjigje:] Ndoshta është dukuri e përvijuar, se sa më i pamoralshëm është njeriu, më shumë zhurmon për moralin dhe simulon moralistin.
Se Muhamedi i paraqitur nga historianët myslimanë është tepër i pamoralshëm, një maniak seksist, dhunues seksual, deri edhe te pedofil, pederast, zoofil e nekrofil, nuk duhet pasur dyshime, pasi të gjitha ato janë të shkruara, e zeza mbi të bardhën, në biografitë për Muhamedin, në Kuran, në hadithe. Por, mua më ka preokupuar hamendësimi, përse ai i kishte ato përmasa të devijimeve. Kam ardhur në përfundim se ai, si jetim e varfanjak, është detyruar të angazhohet si skllav te kushërira e tij, e njohur me emrin Hatixhe, një tregtare e pasur, me moshë rreth 20 vjet më e madhe se Muhamedi. Pas angazhimit dyvjeçar si skllav Hatixhja, dy herë e ve, martohet me Muhamedin, ndaj të cilit ushtron rol të padrones e mentores. Hatixhja duhet të ketë qenë kripto-kristiane, për shkak se xhaxhain, me emër Varaka e kishte misionar kristian dhe ai e furnizonte me literaturë përkatëse.
Taktizonte si kripto-kristiane për shkak se i duhej për tregti të suksesshme, meqë po të dekonspirohej, do ta bllokonte fisi që i përkiste besimit politeist, pagan. Deri sa vdes Hatixheja, në vitin 620, Muhamedi rreth 40-vjeçar nuk shquhej për ndonjë devijim seksual e moral, por vetëm si orator bejtexhi. Nën monitorim të Hatixhes ai nuk shfaqte as agresivitet, edhe pse kishte 10 vjet që sajonte e predikonte religjionin e tij, të quajtur islam (nënshtrim). Pas vdekjes se Hatixhesë ai u shthur në të gjitha aspektet, duke filluar nga ai moral, por edhe qe bërë agresiv. Sikur ngjan ta ketë vuajtur “monitorimin” rreth 20-vjeçar që duhet ti ketë bërë Hatixheja, e tashmë po ndihej i çliruar nga ai “monitorim”; ngjashmëri me kafshët që gjatë kohë mbahen të lidhura e të ngujuara, dhe kur një ditë dalin në liri, harbohen deri në ngulfatje…
Ndryshe nuk ka si të shpjegohet tjetërsimi i tij në maço shovinist, sidomos kundër grave. Kësaj duhet shtuar edhe kompleksin që duhet t’i ketë shkaktuar kopeja me shumë gra, për të cilat kishte dyshime e informacion se po flirtonin fshehurazi me burra të tjerë. Pikërisht në ato rrethana ai sajon ajete, për t’ua imponuar grave mbulimin, grave që deri atëherë ishin pothuajse të barabarta me burrat, ose edhe superiore, si rasti i Hatixhesë si biznesmene, me rol të madh në bashkësinë e Mekës.
Për ilustrim, si është katandisur në maniak seksual e maço shovinist, po ofroj një rrëfim. Muhamedi kthehet në kasollen e tij (ende nuk dinin të ndërtonin shtëpi), dhe sheh gruan e tij të katërt, Hafsanë, e karakterizuar bukuroshe, duke biseduar me një plak të verbër, që po i kërkonte lëmoshë. Muhamedi i bërtet asaj se nga sot nuk guxon të komunikojë me burra pa pasur një mur ose perde në mes. Ajo ia kthen se ai ishte i verbër, nuk shihte. Muhamedi ia kthen me pyetje sugjestive: “Ti e shihje ate…”
Për të qenë korrekt, Muhamedi ka sajuar urdhra për mbulesë, por vetëm të krahëve, gjoksit, llërave, këmbëve, por jo edhe të kokës. Pra, në Kuran nuk ka ajet që në mënyrë eksplicite urdhëron mbulimin e kokës dhe të fytyrës. Ky imponim duhet të ketë ndodhur më vonë, nga pasuesit e Muhamedit, që eskaluan në maço edhe më vulgarë sesa Muhamedi.
Tashmë islamistët agresiv e shpërdorojnë mbulimin e grave, që ne po e përmbledhim në “shami”, si uniformë imperialiste e asimiluese arabe dhe prandaj duhet ta sfidojmë edhe “shaminë”, meqë nuk duhet të tolerojmë që të denigrohen bashkatdhetaret tona si kafshë, të cilave moralin ua mbron “shamia”!
Me çka merreni pas përfundimit të këtij libri? Mendoni që ta plotësoni me analiza të reja studimore, apo keni ndonjë punë tjetër për të bërë pas një angazhimi të këtillë dhe kohës që e kaluat në shkrimin e këtij libri kaq të rëndësishëm?
[Përgjigje:] Konkretisht kohëve të fundit u mora me përshtatjen e këtij libri në gjuhë gjermane, meqë kanë shfaqur interesim që të ofroj njohuritë e përvojat e mia për Islamin edhe për lexues gjermanishtfolës. Pothuajse e kam rrumbullakuar këtë punë. Por, gjatë gjermanizimit të librit kam hetuar shumë gabime e mangësi, të cilat i kam minimizuar në versionin gjermanisht, duke shtuar edhe njohuri të reja dhe duke i tkurrë disa stërzgjatje bezdisëse në gjuhë shqipe. Po shpresoj të kem fat me ndonjë botues të afirmuar.
Angazhimi për ta botuar edhe në gjermanisht e kam të motivuar edhe nga fakti që brezi i dytë dhe i tretë, i rreth një milion imigrantëve tanë në hapësira gjermanishtfolëse, të kenë mundësi ta lexojnë, meqë ata nuk dinë të lexojnë e të kuptojnë në gjuhën shqipe. Mbase je i informuar se çfarë përmasash ka marrë indoktrinimi i rinisë shqiptaro-zvicerane, duke shkaktuar një urrejtje të provokuar të popullsisë zvicerane kundër imigracionit shqiptar, që mund të provokojë edhe referendum për dëbim të shqiptarëve nga Zvicra.
Ndërsa për ndonjë angazhim tjetër nuk ia vlen të informoj, meqë deri sa nuk bëhen publike, janë si privatësi që dëshiroj t’i mbaj për vete.
Për rolin antishqiptar të disa hoxhallarëve shqipfolës në mërgatën shqiptare është folur mjaft, pasi ata tashme siç tregon “rasti i Zvicrës”, kanë marrë detyra e obligime “misionare” që të jenë kudo ku është “umeti i tyre”. Këto ditë në Gjenevë u përurua edhe një xhami e nxitur nga shqipfolësit, në përurimin e së cilës kishte marrë pjesë edhe hoxha Rijad Aliu dhe kryeimami i BIK-ut, shqipfolësi Naim Tërnava, heroi “kombëtar” i të cilit siç na ka treguar vetë është Sulltan Murati… Ibrahim i nderuar, ne me të drejtë tehun e kritikës e drejtojmë “kah tanët”, por a nuk duam ta shohim problemin ashtu siç shfaqet ai, kur vende si Zvicra i ndihmojnë shqipfolësit nga Ballkani në përurimin e xhamive të tilla?
[Përgjigja:] Hoxhallarët nuk kanë rol eksplicit antishqiptar, por antinjerëzor, sepse e predikojnë një dogmë, që njeriun e tjetërson në rob, në kriminel, shovinist, diskriminues, pedofil, dhunues seksual. Për këto as ata vetë nuk janë të vetëdijshëm, meqë janë besimtarë rastësorë myslimanë, si të gjithë besimtarët e botës, të secilës fe, por ata tashmë predikimin e kanë profesion, nga i cili e financojnë rrojtjen e tyre. Vetë hoxhallarët tashmë janë në dilema, t’i shërbejnë islamit tradicional ose islamit fundamentalist, të mbajnë mjekra (sunet të pejgamberit) ose të mos mbajnë, t’i mbulojnë gratë e tyre me burka, nikab ose me “shami”. Bile edhe me cilin lloj të shamisë, aso që e bart gruaja e Erdoganit ose ndonjë tjetër model.
Sa i përket euforisë se islamizimit të imigrantëve tanë në Zvicër, Gjermani dhe në shtete tjera, kjo është një goditje ekstra që po i ndodh popullit tonë. Ata që marrin vendim për liberalizim vizash shohin se si e kanë pësuar me shqiptarët që i kanë imigrantë, prandaj e kanë një arsye më shumë që Kosovës të mos ia liberalizojnë vizat.
Pasojat do t’i kemi edhe më të mëdha. Nuk do të jetë i largët ndodhia referendumit në Zvicër, me pyetje nëse duhet të tolerohen ose të dëbohen imigrantët nga Kosova.