“BILD” – TIEDE, PËRBALLË NJË AVOKATI TË SHQUAR GJERMANO – AMERIKAN

1
867
Rama - Tiede

Një radiografi juridike
“BILD” – TIEDE, PERBALLE NJE AVOKATI TE SHQUAR GJERMANO – AMERIKAN

Rrjetat, 21 qershor 2019

– Asnjë fakt, asnjë akt, asnjë pasoje penale ose kriminale.
– Shpifje, trillime, dizinformacion politik, për destabilizim të një qeverie dhe shteti demokratik.
– Padi per € 500 milionë Euro ndaj “Bild” dhe Peter Tiede, për komplot dhe mashtrim e dëmtim në bashkëpunim, të imazhit të qeverisë dhe shtetit shqiptar.

– Nga … D…, Nju Jork-SHBA.

Para tre ditësh takova krejt rastësisht në trenin Metro North një nga avokatët më të mirë kriminalë amerikanë, me prejardhje gjermane ZWG dhe kur me pa tek po lexoja “Bild”-in gjerman në iPhone, me thotë “Pse humbet kohë me këtë tabloid sensacionesh dhe seksi”.
Pasi i tregoj se bëhej fjalë për vendin tim të origjinës, Shqipërinë, kërkoi t’ia postoja në – Emailin e tij për kuriozitet.

Mbrëmë kur po kërkoja për vend në trenin e orës nëntë të mbrëmjes, duke u kthyer nga puna, dëgjoj emrin tim dhe kur kthej kokën, shoh avokatin, duke ma bërë me dorë të ulesha në vendin bosh, pranë tij, të sediles dyshe dhe menjëherë futet në bisedë me pyetjen:
– A ka prokurori Shqipëria, apo jo?!
– Sigurisht që ka, por është në proces ripërtëritjeje dhe Vetingu të thellë, në sajë të Reformes në Drejtësi, me sponsorizimin e SHBA-së dhe BE-së.
– Përgjigju shkurt Zoti D… Nuk ka, por do të ketë me siguri. Amerikanët dhe gjermanët nuk i lënë nismat, që ndërmarrin në gjysëm të rrugës…

Une i lexova me vëmendje të pesë pjesët e përgjimeve të prokurorisë shqiptare, të botuara nga Bild dhe aty nuk gjeta asnjë fakt penal, asnjë akt penal dhe nuk pashë asnjë denoncim as raport nga asnjë person real, për shit-blerje votash, për kërcënim, shantazh apo dëm, pra nuk ka asnjë pasoje penale. Pa këto tre elemente thelbësore, nuk ka çështje as dosje kriminale…
U habita si është e mundur, që Bild të botojë budalliqe të tilla!?
Kjo dosje është nul… nuk ekziston dhe me dy gishtat e parë të dorës formoi bythën e pulës, domethënë 0 absolute.

Kjo është njëra anë e saj. Ana tjetër është se në Bild nuk kishte aspak gazetari as informim por deformim, dizinformim trashanik nga gazetari … nuk më kujtohet emri i tij.

Të vetmet fakte pa fakte të tij ishin disa sllogane politike, për blerje e vjedhje votash, që nuk rezultojnë në asnjë nga përgjimet, për narkotrafik, që nuk ka asnjë dëshmi minimale, për kanabizim, që nuk ka asnjë të dhënë, për krim të organizuar, që mungon dhe prova më e vogël, për një kryeminister, që vihet në gijotinë thashethemesh e akuzash a’la “gënje e gënje, se diçka do të mbetet”, e cila për fat të keq e ka vendlindjen në Gjermani.

Më duket absurde se si një tabloid vetë-baltos jo vetëm reputacionin e saj të munguar, por edhe rrezikon një denoncim shembullor ligjor, si nga personat e përgjuar, por edhe nga qeveria dhe kryeministri shqiptar për shpifje, prishje të famës (imazhit) së tyre, për komplot destabilizues dhe dizinformacion të qëllimtë politik ndaj tabloidit Bild dhe gazetarit, për një shumë deri gjysëm miliardë Euro ( € 500 milionë Euro ).

Edhe me një avokat të zakonshëm, e jo më me një studio ligjore serioze është çështje e fituar nga palët e përgojuara në çdo gjykatë gjermane, që janë tejet serioze dhe të rrepta.

Fakti që një, a disa nga emrat e përgjuar kanë qenë të burgosur për narkotrafik apo vrasje, apo çfarëdo lloj krimi qoftë dhe e kanë kryer dënimin ose janë liruar me vendim gjykate, nuk u heq të drejtën për të komunikuar me asnjë person të zgjedhur, përfshi edhe kryetarin e shtetit … Ata janë qytetarë, si gjithë të tjerët.

Ti e di se ka udhëzime të veçanta, bile edhe ligje të posaçme në çdo shtet demokratik, sidomos ne SHBA dhe Gjermani, për punësimin dhe rehabilitimin sa më të shpejtë, me përparësi te tyre, që të mos rikthehen në burgje përsëri dhe të bëhen kriminelë kronikë back and for, dil e kthehu. Burgu kushton shumë më tepër se punësimi dhe rehabilitimi i tyre dhe në shumë raste kthehet në shkollë krimesh edhe më të rënda.

– Çfarë do të bëje Zoti G.. me ato qindra CD-të e përgjimeve të prokurorise shqiptare?
– Katër gjëra…

E para, do t’i përdorja për të fituar gjyqin me Bild, gazetarin para gjykatës gjermane dhe bashkëpunëtorët e tij shqiptarë, palët e përfshira në nxjerrjen e sekretit hetimor në proces, me shit-blerjen, shpifjet, sajimet dhe shpërdorimet ligjore e financiare, mediatike, juridike dhe teknike para gjykatave shqiptare.

E dyta, do t’i përmblidhja dhe fusja në sistemin e informacionit elektronik, për t’i përdorur në Kolegje dhe Universitete jurisprudence dhe në Shkollat e Magjistraturës, se si nuk duhen bërë përgjime kriminale, për çështje ose dosje pa asnjë indicie (tregues) krimi, apo çështje penale jo ekzistuese.

E treta, do t’i përdorja si prova e dëshmi kundër prokurorëve idiotë, që kanë shpërdoruar taksat e qytetareve për çështje aspak serioze dhe dosje aspak kriminale, duke i ndëshkuar ligjërisht dhe financiarisht me kthimin e çdo centi (qindarke), të harxhuar kot arkës së shtetit dhe popullit të vet…

E katërta, do t’i çoja në burg cilindo, që ka nxjerrë sekretin apo ka manipuluar një dosje hetimore shantazhuese dhe dezinformuese…

– E di çfare ndodhi në protestën e opozitës shqiptare, fill mbas botimit të “Bild”-it , i them une… disa protestues hodhën dhe dolën me parullat “Faleminderit Bild”?

– Një dëshmi tjetër e qartë, se organizatorët e protestës kanë bashkëpunuar ngushtë në këtë komplot krejt politiko-mediatik shqiptaro-gjerman dhe janë furnitorët e dizinformacionit të gazetarit dhe Bild, çka e kthen këtë çështje në një çështje ndërkombëtare dhe përforcon akuzat ndaj të dy palëve për krim të organizuar, në bashkëpunim dhe të qëllimshëm, për destabizim politik të një shteti demokratik, siç është Shqipëria…

Këtu ndërpritet kjo bisedë mjaft interesante… Kishim mbërritur në stacionin e Metro NorthLarchmont dhe pasi më lutet që ta mbaja të informuar me e-mail se, si do të shkonte rrjedha e kësaj çështjeje, më ftoi familjarisht për një kafe në “Sunshine Coffe Roasters” këtë të shtunë, në orën 10 të mëngjezit!

1 KOMENT

  1. Gazeta BILD nuk ka ngritur padi, por vetem tregon disa pergjime te prokurorise, ku del qarte dhe lakuriq e verteta e blerjes se votave dhe perfshirjes ne sitemine votimeve te krereve te policise (qe normalisht duhet te ishin neutrale). Dhe keto te quhen shpifje nga “nje avokat i madh dhe i rastesishem” duket se avokati eshte vete kryeministri aktual. Besoj se avokati do te “fitoje” 500 milione euro, por nga qendrimi ne pushtet ne menyre ilegjitime dhe permes korrupsionit qe ka asfiksuar shtetin.

    Shënim: Edhe Assange ka publikuar disa të vërteta, që ishin sekret shtetëror për SHBA-të. Një gjykatë amerikane e ka dënuar me 157 vjet burg, megjithatë, edhe pse Assange ka publikuar pra disa të vërteta që tregojnë sekrete të shtetit amerikan, pse po e dënojnë atë? BILD nuk ka ngritur padi, por ka nxjerrë sekrete të një procesi hettimor në Shqipëri – si dosja Mueller në SHBA kundër Trump, gjë që BILD nuk duhej ta bënte ligjërisht, e mund te dënohet për këtë… /AÇ

Komentet janë mbyllur.