Bilanci tragjik në SHBA tejkalon atë të Italisë

0
546
Coronavirus - viktimë

Bota12/04/20

Numri i viktimave nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka kapërcyer atë të Italisë.

Të dhënat e fundit, nga Universiteti Johns Hopkins, tregojnë se më shumë se 20,000 njerëz në SHBA kanë ndërruar jetë, duke e bërë atë vendin me bilancin më tragjik në botë.

Kjo vjen pasi SHBA u bë vendi i parë që regjistroi më shumë se 2,000 vdekje në një ditë të vetme nga COVID-19.

Guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo tha të shtunën se numri i vdekjeve të shtetit dukej se po stabilizohej.

Duke shpallur një shifër prej 783 vdekjesh të reja në 24 orët e fundit, ai vuri në dukje se ditët e fundit kishin parë pothuajse të njëjtin numër me rënie të lehta.

Shteti i Nju Jorkut është bërë epiqendra e shpërthimit në SHBA, duke regjistruar më shumë se 180,000 nga afro 530,000 raste të vendit.

Që nga e shtuna, çdo shtet i vetëm i SHBA ka deklaruar gjendjen e katastrofës si përgjigje ndaj shpërthimit të pandemisë së COVID-19. /Opinion.al