BIBLIOTEKAT E PRIZRENIT

0
1295
Biblioteka e Prizrenit

HYRJE QYTETI I PRIZRENIT

Prizreni është një ndër qytetet më të rëndësishme në trojet shqiptare. Ka një sipërfaqe prej 640 km katroë (5.94 %) të territorit të Kosoves dhe me një popullësi prej 110.000 banorë, shtrihet në jugperëndim të Kosovës dhe përfshin rreth 76 vendbanime. Pozita regjionale dhe gjeografike e prizrenit më së miri mund të shyrtohet me analizën e pozitës së tij në relacion me Kosovën, rrafshin e Dukagjinit si dhe me rrafshin e Lumbardhit. Këto lidhje tranzite mundësuan fushta, rrafshet e lumenjëve dhe kalimet ndërmjet tyre në të cilat si lidhje natyrore të lëvizjes së lehtë ishin dhe janë rrugët e komunikacionit. Komuna e Prizrenit në veri kufizohet me komunën e Therandës (ish Suhareka) dhe me komunën e Rahovecit, në jug me komunën e Sharrit (ish Dragashi), në lindje me komunën e Shtërpcës dhe në perëndim kufizohet me Republikën e Shqipërisë.

Kushtet historike në periudhat të ndryshme:

Prizreni njihet si një ndër qytetet më të lashta dhe me një kulturë të madhe jo vetëm ekonomike, por edhe sociale, kulturore, religjioze, zejtare etj, që treguan edhe rëndësinë e këtij vendi gjatë luftërave të ndryshme që ishin në vendin tonë. Poashtu, Prizreni në kohën e Perandorisë Osmane ishte udhëkryq i ekonomisë jo vetëm shqiptare po edhe asaj Ballkanike. Ndërsa sot, me një pozitë relativisht jo të mirë në raport me qendrat kryesore të komunikacionit dhe të konsumit, gjithashtu hapja jo e mjaftueshme kah regjionet fqinje të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë, kanë bërë që Prizreni nuk i ka shfrytëzuar në mënyrë të mjaftueshme përparësitë që i ka nga përbërja pedologjike e tokës, kushtet klimatike mesdhetare dhe kushtet hidrologjike për zhvillimin e bujqësisë, si dhe kushtet natyre për zhvillimin ekonomik të qytetit të Prizrzrenit. Profili fizik jep disa shenja që hapja e lidhjeve të komunikacionit me këto regjione fqinje është një nga qëllimet kryesore në strategjinë për zhvillimin ekonomik të këtij qyteti.

HULUMTIM
BIBLOTEKA NDËRKOMUNALE PRIZRENIT

Biblioteka ndërkomunale e Prizrenit është një ndër institucionet e para edukativo-arsimore në qytetin e Prizrenit. Duke u nisur nga fakti kjo Bibliotekë është dhe mbetet si djep kryesor i dijes dhe i kulturës, më madhështore këtë figurë gjigante e bën edhe vet qyteti i Prizrenit, ku njihet për nga kultura, pozita gjeografike dhe elemente të tjera që e kanë, dhe e karakkterizojnë këtë qytet. Prizreni njihet si një ndër qytetet e para dhe më të lashta të historisë sonë, duke u veçuar nga kultura, ekonomia dhe shumë gjëra të tjera që e vendosin Prizrenin në qendër të vëmendjes. Pas shumë luftërave dhe nga vetë natyra prizreni si qytet antic kishte këto epitete: Udhëkryq i Ballkanit”, “Djepi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”, “Bërthamë e zhvillimeve kulturore”, ky fakt na dëshmon që qyteti i Prizrenit ka një lashtësi aq të madhe sa edhe vetë historia e tij. Nga ky vend kanë identifikohen edhe shumë personalitete të njohura me ndikimin në jetën kulturore, politike, sociale, artistike dhe fetare, Ndër ta përmendim edhe shkrimtaren e njohur Suzi Çelebiu, pastaj humanisten e madhe Gonxhe Bojaxhiu (Nëna Terezë)dhe shumë personalitete të njohura që lanë gjurmë në historinë tonë.

Një rol të rëndësishëm luajnë edhe monumentet kulturore dhe historike të vendit tonë, të cilat janë ndërtuar në periudha të ndryshmë kohore si psh: “Hamami i Gaz Mehmet Pashës”, “Kisha e Shën Premtes”, “Xhamia e Sinan Pashës”, “Ura e Gurit”, “Rrapi shekullor” në Marash, “Kisha e Kryeengjujve” si dhe teqe të shumta që e identifikojnë Prizrenin si djep të kulturave të ndryshme në vend. Poashtu, Prizreni përveç që ishte një qytet i kulturës fetare, zejtare, tregtare, ekonomike, dhe ushtarake, Prizreni ishte qendër e hapjeve të shumta të shkollave fetare, laike, u formuan shoqata dhe shoqëri të ndryshme, formimi i fondeve të ndryshme bibliotekare, ishte vend i botimit të gazetave, revistave dhe mbi të gjitha Prizreni shquhet si një ndër qytetet e para që e themeloi radiostacionin e parë në vend.

HISTORIKU I BIBLIOTEKËS (Krijimi i Bibliotekës)

Duke u bazuar në historiografinë që kemi, sikur forcohet bindja se fillet e bibliotekës në vendin tonë datojnë qysh nga shekulli XVI. Dëshminë thelbësore dhe kryesore mbi historinë e Bibliotekës së Prizrenit më së miri e tregon edhe konstatimi “VAKUFNAMJA” e Suzi Çelebiut, që ishte e legalizuar nga organet legjislative të asaj kohe pothuajse në muajin “Rebiul Ahir” të vitit 919. ndër të tjera shkruhet: Unë vakufoj (lë amanet, bëj testament) edhe këtë fond të librave për bibliotekën, e cila është në lokalet e medresesë: librin “Tevsiru shejh prej dy vëllimesh, “Hidaje” një vëllim, “Sheriatyl Islam” dy vëllime, “Kimia seaadeti” dy vëllime etj.

Pas vdekjes time këto libra i mbikëqyr imami i xhamisë dhe ai do t’ua japë të interesuarve, qofshin ata nxënës, qytetarë me evidencë, duke u kujdesur që të mos humbin dhe dëmtohen. Suziu konsiderohej si një ndër personalitetet me një kulturë të gjerë, i cili e zotëronte gjuhën arabe, persishte dhe turqishte, në të cilat ka shkruar poezi të shumta, ku një pjesë e poezive të tij ishin në pronësi të francezëve. Përveç Suziut ka edhe shumë poetë të njohur si: Isak Çelebiu që konsiderohet si një ndër poetët më të talentuar prizren, pastaj një figurë tjetër e rëndësishme që kontribuoi në hapjen e shkollave shqipe ishte edhe Pjetër Bogdani, ku e gjithë puna e tij u kurorëzua me veprën famëmadhe “Çetta e profetëve” që e botoi në vitin 1685. Në këtë punë kontribut të madh kanë dhënë edhe Pjetër mazrreku si dhe Atë Shtjefën Gjeçovi. Me zhvillimin ekonomik në Prizren, u zhvillua edhe rrjeti i shkollor apo i mësimit që kishin edhe fonde të ndara për libra të ndryshëm që shërbenin nëpër bibliotekat e medreseve, ku këto libra shfrytëzoheshin nga intelektualët Prizrenas. Në fund të shekullit të XIX, sipas Salnamesë së qyteit të Prizrenit, ky qytet kishte pesë (5) medrese:

1. Medreseja e Gazi Mehmet Pashës
2. Medreseja e Sofi Sinan Pashës
3. Medreseja e Emin Pashës
4. Medreseja e myderis Ali Efendiut dhe
5. Medreseja e Mahmut Pashës

Këto medrese kishin edhe fondet e tyre librare (Bibliotekat e tyre) të cilët i shfrytëzonin intelektualët prizrenas, si dhe të interesuar të tjerë të kohës. Shënimet e ruajtura dëshmojnë, se furnizimi dhe begatimi i këtyre bibliotekave bëhej në mënyra të ndryshme
siç janë: Blerja, Dhuratat, Libra të falur nga arsimtarët, Këmbimi i librave, nxënës dhe Struktura të tjera të popullatës.

BIBLIOTEKA NDËRKOMUNALE E PRIZRENIT
(Themelimi i Bibliotekës)

Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës është isntitucioni më i lartë bibliotekarë në Kosovë. Ai e ka mundësinë të krijojë dhe të mirëmbajë rrjetin e bibliotekave kryesore në Kosovë. Zakonisht Kosova ka 7 biblioteka ndërkomuanle:

1. Biblioteka Ndërkomunale “Hivzi Sylejmani” – Prishtinë.
2. Biblioteka Ndërkomunale “Anton Çetta” – Ferizaj.
3. Biblioteka Ndërkomunale “Fan Noli” – Gjilan
4. Biblioteka Ndërkomunale – Prizren
5. Biblioteka Ndërkomunale “Asim Vokshi” – Gjakovë
6. Biblioteka Ndërkomunale “Azem Shkreli” – Pejë
7. Biblioteka Ndërkomunale “Latif Berisha” – Mitrovicë

25.12.1944 është viti i krijimit të Bibliotekës së Prizrenit. Ky institucion aq i rëndësishëm u krijua me qëllimt të krijimit të kushteve sa më të mira për leximin dhe informimin e nxënësve dhe studentëve mbarë shqipëtar. Themelimi i Bibliotekës Regjionale në Prizren, shënon padyshim fillet e para të veprimtarisë bibliotekare ,oderne në Kosovë. Poashtu, kjo bibliotekë për asnjë moment nuk e ndërprenë punën e saj. Themelimi jo i rastësishëm i Bibliotekës së parë në Prizren, është edhe një dëshmi se ky qytet i lashtë përveçse ishte një kryeqendër e rëndësishme administrative, ishte edhe djep i kulturës, gjë dëshmohet edhe me hapjen e hapjen e shumë institucioneve domethënëse për Kosovën në përgjithësi, dhe Prizrenin në veçanti.

Në përgjithësi vlerësohen ehde hapja e radiostacioneve, shoqatave, botimi i gazetave të ndryshme, formimi i shoqërive të ndryshme, gjë që dëshmon në veprimtarinë e hershme kulturore, fetare dhe politike në këtë qytet. Kjo bibliotekë ishte formuar prej librave të huazura nga biblioteka e gjimnazit, bogosllavia, prej librave të dhuruara nga qytetarët dhe në froma të tjera furnizuese. Në vitin 1944 kjo bibliotekë numëronte 2.450 libra dhe deri në fund të këtij viti numri i librave arriti deri në 3000 libra, ku për këto libra fillimisht përkujdesej një kuadër i përkatësisë serbe, më vonë punësohen edhe kuadrot e para shqiptare. Ndër punëtoret e para shqiptare përmendim Lili Berisha dhe Myjezib Hoxha. Në këtë bibliotekë fillmisht punohej në baza vullnetare, ndërsa mirëmbajtja bëhej nga regjistrimet e nxënësve si dhe nga të ardhurat e siguruara nga veprimtaria kulturo-argëtuese që organizonte Biblioteka Gjatë viteve 1947-1951 fondi i librave në këtë bibliotekë u shtua dukshëm nga 3.227 në 6.966 sosh.

Një rol të rëndësishëm në këtë periudhë luajti edhe krijimi i Bibliotekës për fëmijë në vitin 1956, ku themeluese e këtij institucioni ishtë z. Myjezen Hoxha. Periudha 1951-1964 karakterizohet për angazhimin dhe zgjerimin e rrjetit bibliotekar, sigurimin ë buxhetit të përhershëm, si dhe për rritjen e vazhdueshme të fondit librarr. Ku, krahas shtimit të fondeve librare, shtohej edhe numri i lexuesve. Sipas të dhënave statistikore të siguruara nga Arkivi komunal i Prizrenit, në vitin 1957, fondet e kësaj biblioteke ishin të shfrytëzuara nga 1.584 nxënës të anëtarësuar, 801 punëtorë, 618 bujqë, 70 amvise etj, ndërsa numri i librave të lexuar ishte 34.888 sosh.

AKTIVITETET E BIBLIOTEKËS NDËËRKOMUNALE NË PRIZREN

Në kuadër të gamës së veprimtarive të saj dhe perspektivës zhvillimore, Biblioteka Ndërkomunale në Prizren organizon edhe këto aktivitete:

1. I ofron librin popullatës duke filluar nga të gjitha strukturat dhe grupmoshat
2. Shërben si qendër informative (jo vetëm për librin)
3. Mbahen seminare dhe kurse te ndryshme kulturore dhe shkencore
4. Bën këshillime të ndryshme në lëmin e bibliotekarisë
5. Hap ekspozita (të librit, të piktorëve të vegjël, ekspozita në çdo fundvit) etj
6. Themelon grupe dhe zhvillon aktivitete për grupmosha të ndryshme
7. Mban takime me shkrimtarë

SEKTORËT E BIBLIOTEKËS

Me gjithë kushtet e pafavorshme që posedon Biblioteka e Prizrenit, përveç aktiviteteve të cekura më lartë, fryma dhe veprimtaria e kësaj biblioteke është e organizuar në disa sektorë punues siç janë:

1. SEKTORI I FËMIJËVE
2. SEKTORI I RRITURVE
3. SALLA E LEXIMIT DHE E KOMPJUTERËVE DHE
4. LIBËRBUSI.

Në vijim do të bëhet sqarimi i sektorëve të kësaj Biblioteke.

1. SEKTORI I FËMIJËVE

Sektori i fëmijëve është formuar në vitin 1956 me punëtoren e palodhur Myjezen Hoxha. Në fillim ky sector kishte 2000 libria kryesisht në gjuhën serbe. Poashtu, në këtë sektor mbaheshin aktivitete të ndryshme për fëmijë si: orë letrare të cilat ishin të parapara të mbaheshin të hënën dhe të enjten. Zakonisht në sektorin e fëmijëve punohej 8 orë në ditë: 4 orë paradite dhe 4 orë pasdite. Po të hedhim një vështrim rreth këtij sektori, mund të vërejmë ndryshimin e numrit të lexuesve nga viti në vit. Raportet për numrin e lexuesve rreth 27 viteve të fundit shihet qartë edhe ndikimi i kushteve, ngjarjeve politike dhe shoqërore në vend, gjë që ka ndikuar edhe në ndryshimin e numrit të anëtarëve gjegjësisht të lexuesve të bibliotekës.

1.1 SEKTORI I RRITURVE

Një vend të rëndësishëm në Bibliotekën e Prizrenit e zë edhe sektori i të rriturve. Zakonisht në këtë sektor janë evidencuar 29.012 ekzemplarë librash në gjuhët: shqipe, serbe, turke, boshnjake, angleze, rome dhe frënge. Poashtu, struktura zhanrore e librave të këtij sekori është shumë e begatë, ku prijnë botimet nga: Romani, Poezia, Kritika, Drama, Fantastika, Literatura shkencore, Folklori, Entografia, Filozofia, Pedagogjia dhe shumë botime të tjera të veçanta.
Nëse e krahasojmë të kaluarën e këtij sektori, lejon të kuptohet se ky sektor përkon me jetën shoqërore dhe politike të vetë qytetit tonë, por edhe asaj të përgjithshme në Kosovë. Poashtu, një veprimtari e veçantë i këtij sektori të veçantë ëshët edhe organizimi i një këndi të herëpashershëm i ekspozitës së librit me qëllim që të bëhet promovimi i veprave si mundësi imperative e ofrimit të librit të opinionit të gjerë lexues.

1.2 SALLA E LEXIMIT

Kjo sallë leximi, si një sektor i veçantë i bibliotekës, është e paisur me libra të një rëndësie të veçantë për lexuesit. Për shfrytëzimin sa më korrekt të kësaj sale nga lexuesit e sat ë rregullt por edhe nga lexues të tjerë të pasionuar, kjo bibliotekë është përkujdesur që të sigurojë edhe një sallë leximi, e cila aktualisht është një ndër kthinat më të frekuentuara të bibliotekës. Pos librave ky sektor është i paisur edhe me shtypin ditor dhe atë periodic si: Koha Ditore, Zëri, Kosova sot, Bota Sot, Zëri javor, Teuta, Ura, Jeta e re si dhe Biblioletra që vie nga BKUK etj. Në këtë sektor gjinden gjithashtu edhe Libra të vjetër, Enciklopedi të ndryshme, si dhe Fondi i vendlindjes.

1.3 LIBËRBUSI

Aplikimi i kësaj forme të re të ofrimit të librit të lexuesve, ishte ide për organizmin e një biblioteke shëtitëse, të organizuar në formë të libërbusit (infobusit) që tash e sa kohë vepron me sukses në kuadër të Bibliotekës së Prizrenit. Ky porjekt është i llojit të parë në Kosovë, dhe ideja për këtë ndërrmarrje u realizua me përkrahjen e një donacioni të ofruar nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur “SOROS”. Librat që u ofron ky Libërbus lexuesve të fshatrave të Prizrenit, janë në të gjitha gjuhët e komuniteteve, të cilave edhe u dedikohet ky shërbim.

Kjo Bibliotekë shëtitëse është e furnizuar me rreth 5000 libra, ndërkaq numri i lexuesve dhe i anëtarëve për vitin 2003 ishte ngritur për 600 sish. Ndërsa sa i përket librave të Libërbusit janë padyshim edhe lekturat shkollore, CD të ndryshme, libra për bujqësi, romanë, fjalorë të ndryshëm, amvisëri, tregime, kaseta, përrlla etj. Me qëllim të paraqitjes sa më të drejtë të punës në Libërbus, egziston edhe një ëeb-faqe lidhur me kërkesat e nxënësve për librin. www.infobus-kspz.org

Përveç këtyre sektorëve, biblioteka e Prizrenit ka paraparë edhe hapjen e sektorëvë të ndryshëm dhe të nevojshëm për punën e rregullt të Bibliotekës, mirëpo për shkak të hapësirës së vogël vepruese, nuk ka mundësi të bëhet edhe hapja e tyre.

AKTIVITETI BASHKËPUNUES I BIBLIOTEKËS

Biblioteka Ndërkomunale e Prizrenit, përpos të arriturave si institucion i dijes dhe i shkencës, bashkëpunon me një numër të madh të bibliotekave si: me Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, me bibliotekat tjera ndërkomunake, me bibliotekat shkollore, entet botuese etj. Poashtu, kjo bibliotekë ka një bashkëpunim të mirëfilltë edhe me bibliotekat rajonale si: me Bibliotekën e Malit të Zi, me bibliotekën e Tiranës, me bibliotekën e Kroacisë etj.

Një bashkëpunim të frytshëm e ka edhe me qendrën e “Libërbusëve” me seli në Budapest, kun ë vitin 2003 ishte organizuar konferenca e “Infobusëve”, e cila një vit më vonë u organizua edhe në shtetin e Malit të Zi. Ndërsa, në kuadër të aktiviteteve bashkëpunuese të saj, Biblioteka Ndërkomunale e Prizrenit ka nënshkruar aktin e binjakëzimit me Bibliotekën e Elbasanit, me ç’rast këmbejnë vizita me karakter pune dhe përvojash të ndërsjella. Sa përket përkrahjes dhe ndihmës, në radhë të parë Biblioteka përkrahet dhe mbikëqyret dhe financohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë, Sportit dhe Çështjeve jo Rezidente, me mjete të ndara për mallëra dhe shërbime si dhe për programe.

REZYMEA

Qëllimi i këtij hulumtimi është që individi të njihet me historinë dhe etapat nëpër të cilat ka vërshuar dhe vërshon një institucion i dijes, kulturës, dhe i vlerave edukativo-arsimore siç është Biblioteka. Ky hulumtim nxjerrë në pah historinë dhe rëndësinë që kishte dikur ky institucion në të kaluarën, që do ta ketë edhe në të tashmën, ku së bashku këto dy kohë janë një urë lidhëse edhe për edukimin, arsmimin dhe emancipimin e brezave të rinjë në të ardhmen. Prizreni, përveç që ishte qendra më e madhe në trojet shqiptare në fusha të ndryshme ekonomike, politike dhe sociale, ky qytet njihej si një ndër qendrat kryesore për edukimin dhe arsimimin njeriut. Faktet dhe kushtet historike tregojnë se qyteti i Prizrenit ishte dhe mbetet një ndër vendet më me renome për ruajtjen e traditave, kulturave të ndryshme, gjuhës, pothuajse e kanë përcjellë nga krijimi, deri në ditët e sotme.

Luftërat e ndryshme dhe shkeljet e të drejtave të popullit shqiptarë, Prizrenin pothuajse e bënë të palëkundur pozitën e tij përballë armiqëve që kishim, pasi që ky qytet krenohej me djemtë dhe vajzat që dhanë jetën për çlirimin e trojeve tona. Po nga ky vend kanë dalur edhe shumë emra të njohur të politikës, gjuhës, artit, kulturës, religjionit, që sot qyteti i Prizrenit ndjehet krenarë me veprat e krijuesvë të pashoqë të tyre. Ndërsa sot, zhvillimi i shkencës dhe i teknologjisë mundëson një jetë më të mirë për marrjen e informacioneve për njerëzit e civiluzuar, duke mos harruar asnjëherë edhe të kaluarën tonë shumë të begatë.

ARI UKIMERI (Ma. Sc. Pedagoge)
Prizren, 2019