Betimi solem i Heroit Kosovës

0
603
Halit Coka

Halit Coka
(Me rastin e 21 vjetorit të rënjes)

Nё Kosovё bёhet kёrdia,
Vritet gruaja e fёmija.
Vritet burri e djalёria,
Ndizet vendi, kallet shpija.

Kjo masakёr s’ёshtё nё histori
Me u vra pleq e fёmijё.
Me u vesh vendi nё zi,
Mos me pa gёzim me sy.

Kush ёshtё burr e gjak Shqiptar,
Tё rroku armёt sa mё parё.
Nё Kosovё pёr me shkue,
Popullin vёlla me ndihmue.

Halit Coka djal i njomё,
Mori rrugёn pёr Kosovё.
U rrejshtue nё UÇK,
Filloi luftёn si rrufe.

Nё transhe ku shkrehet topi
Kush ёshtё burrё e i zoti.
Mё i pari prin Haliti,
Gjoksin zjarrё, zemёr çeliku.

Hidhet nё sulm zemёr trimi
Me shpejtёsi jep kushtrimin.
Nuk ka armik qё i del nё ball,
Halit cokёs trim tё rrallё..

Nё betejё ai ёshtё flamur,
Nuk i trembet syri kurr.
Çan pёrpara me furi,
Bёn armikun shkrumb e hi.

O ju serb qofshi mallkuar
Mos drejtoni tankun mue.
Se pёr Kosovё tё lirё,
Ta shkrijё tankun me zingjirё.

Nё llogore buron trimёria
Digjet flakё e terё ushtria.
Armёt vjellin nga gryka zjarr,
Halit coka mbetet i vrarё..

Nё betejёn e tre prillit,
Pushoi kёnga e bylbylit.
Ulen poshtё e prekin tokёn,
Nё nderim pёr Halit cokёn.

Trimat s’qahen, por nderohen
Nё çdo kohё pёrkujtohen.
Si symbol i trimёrisё,
Lavdi gjaku i lirisë!…

Lutfi Coka, Tiranë