Naser Aliu
Me ndihmën e zotit, ia dola!
Aha, mirëpo herën e kaluar dështove!
Po, bëra disa gabime…
Jo ti, ti nuk ke bërë gabime, por zoti i ka bërë! Meqenëse ai merr vendime për ty! Nëse me ndihmën e tij ke pasur sukses, atëherë edhe gabimet i ke bërë me ndihmën e tij!
Merreni me mend, thua se ka merita për humanizëm global dhe tani zoti ka bërë një aleancë me të dhe kujdeset për sukseset e tij! Tre milion fëmijë vdesin nga uria brenda vitit në botë dhe zoti nuk i shpëton, por ja që ndihmueka një maskara të pasurohet!
Isa Bytyqi’17
Unë ty, jo ti mue
Qind vjet gati i bana m’tha
e ‘qind pyetje i kam bâ çdo ditë
pse natën bahet terr
e pse diten bahet dritë
pse dielli e hana
nuk ia shohin tjetrit syte…
‘Qind vjet lexova gati jam verbue
nuk ka fjalë t’shkrueme n’këte botë, që se kam shfletue..
pse unë marr frymë e për secilin send
pse bota sillet e nuk rrin me nji vend..
pse na vërrshon uji, e pse nga etja vdesim
pse vyshkemi t’uritun
e plot drith e kemi thesin…?
Pse jemi te zi, e t’bardhë e me tjera ngjyra,
pse bie bore e shi, e si gjelbron natyra….?
Lexova dhe dy fletë,
nga ai,
than,
në tokë kanë ra
aty me than e gjen,
çka kâ e çka s’kâ…
të tregojne ato, thanë,
fjale e për fjalë:
gjith’çka që ekzison se
ai
na i ka falë!
Lexova, shfletova
dhe nuk munda m’e ditë
Pse fëmijtë i fale t’verbët
kurrë mos me pa dritë ?
pse atyne që ju fale mendë,
njerzit n’turrë t’druve i kanë shkrumu
pse n’furra t’gazit
njerzit janë shfarue?
Pse n’prage t’derës fëmijtë m’janë masakrue
gratë na jan dhunue, ç’nerue…
Pse,
ai,
pra,
si ka ndalue?
e, edhe ma zi,
pse i ka urdhnue?
pse ka falë shkretinë,
tërmetin pse na e ka dergue….?
Dhe qind vjet tani, qe i kam kalue
Vetem nja, tha plaku,
mesova me ua thanë:
me kryq e me gjysëhane,
jo
ti
mue,
por unë,
ty
të kam krijue
të zezat e mia,
me ty,
me i mbulue!
isa bytyqi